Prof. Dr. Sadri Rexhepi
“Fëmijëve, nënave, pleqve që do t’i takosh, thuaju se Papa është me ta e
me ta do të jetë përherë, derisa të gëzojnë një paqe të drejtë e të qëndrueshme.
Tepër gjak e tepër lot ka parë të rrjedhin kjo popullsi gjatë gjithë shekullit XX”.
Gjon Pali II – Imzot Cordes-it, më 31 mars 1999
Prej gjakut të parë srbo-shqiptar të vitit 1811 në mes të një grupi prej bandave serbe kundër familjës tridhjetë e gjashtë anëtarshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Llapit heroik e deri te Masakra e Burgut të Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë të datës 19-24 maj 1999, kanë ndodhur me qindra masakra në forma të ndryshme tmërruese e gjenocidale në të gjitha regjionet e Kosovës mbi shqiptarët autokton e liridashës.
Së këndejmi, Masakra në Burgun e Dubravës, ku u vranë rreth 150 martirë shqiptarë dhe u plagosën rreth 200 shqiptarë të tjerë, përbenë njëren nga ngjarjet më të rëndësishme e më të dhembshme të historisë sonë kombëtare.
Prandaj pranvera e vitit 1999 shenon fundin e një lufte të përgjakshme serbo-shqiptare të shekullit të kaluar. Duhet cekur se në luftën e fundit ndodhën rreth 430 masakra serbe në Kosovë, ku shqiptarët u vranë në forma të ndryshme mizore, rreth 15.000 civilë, pleq, burra, gra, dhe fëmijë, rreth 3500 të zhdukur, plagosi rreth 4000 dhe burgosi rreth 1500 veta.
Bandat paramilitare çetnike serbo-sllave dogjën 1100 fshatra, rreth 215000 shtëpi, objekte përcjellëse, shoqërore, lokale afariste, shkolla, 220 xhami etj. Janë dhunuar rreth mbi 20.000 femra, 3500 fëmijë kanë mbetur me trauma të perjtëshme, për të cilët kujdesen 2500 nëna shqiptare.
Deri në vitin 2010 në duart zyrtarëve kanibalist të Beogradit qëndronin edhe rreth 4000 shqiptarë. Prandaj sikurse ngjarjet e mëparshme kur regjimi pushtues serbo-sllav përmes bandave paramilitare çetnike ka zhvilluar lloj-lloj masakrash në forma të ndryshme gjenocidale, ku gjetën vdekjën me dhjetra, qindra e mijëra të vrarë shqiptarë të pa fajshëm e të pa mbrojtur në sytë e diplomacisë së heshtur evropiane (…), duke përfshirë këtu edhe luftën e fundit shqiptaro-serbosllave, e cila njëherë e përgjithmonë i theu mitet dhe iluzionet serbe për shfarosjën e shqiptarëve dhe aspiratën e tyre për formimin e shtetit të tyre.
Më 23 maj të vitit 2004 është mbajtur një sesion shkencor për Masakrën e Burgut të Dubravës 19-24 maj 1999, me qëllim që të kujtohet kjo ngjarje dhe protagonistët apo perjetuesitë e saj të nderohen, por në radhë të parë është synuar edhe atëherë dhe duhet të synohet edhe sot, të ndriçohet kjo ngjarje mjaft e rëndësishme per historinë tonë të përvuajtshme, të dhimbshme dhe tragjike.
Edhe pas 24 vjetëve që kanë kaluar deri tash, ende nuk e dijmë numrin e saktë të atyre shqiptarëve që kanë qenë aty pasi që janë bartur shumica e shqiptarëve nga burgjet e Serbisë e janë vendosur në Burgun e Dubravës gjithënjë me prapavijë për të inskenuar një masakër në dëm të shqiptarëve siç ashtu edhe ndodhi.
Edhe pas kaq vitesh, pra pas dy dekadash, nuk janë ndriçuar mënyrat e dhunës, torturimit dhe të masakrimit të shqiptarëve, që kanë kaluar ditët e ferrit aty. Pa më të voglin dyshim vijmë në përfundim se regjimi pushtues serbo-sllav i ka asgjësuar dëshmitë e krimit prandaj ndriçimin e kësaj masakre mund ta bejmë vetëm përmes intervistave të atyre, që e kanë përjetur masakrën siç ishte rasti i të mbijetuarit të masakrës në fjalë, Bedri Kukallaj, i cili para pak ditëve gjatë një inrevistimi shpalosi shumë detaje të zhvillimeve të dhimbshme dhe të llahtarshme të atyre ditëve, të asaj ploje tmerruese ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Kukallaj ka përmendur shumë emra të të vrarëve, të plagosurëve të atyre që kanë shpëtuar dhe mënyrat se si kanë shpëtuar. Por, ai ka përmendur edhe emrat e urdhërdhënësve, gardianëve dhe civilëve, të cilët kanë marrë pjesë në masakrimin e shqiptarëve që flet qartë veç përgjegjsisë së regjimit serb, që ishte racist dhe gjakësor, ai flet edhe për përgjegjësinë individuale të secilit kriminel serb, që ishin të involvuar në kasaphanën serbe mbi shqiptarët duarëthatë në Burgun e Dubravës, termopile e shqiptarësisë së Kosovës.
Si në të kaluarën edhe kur bëhet fjalë për masakrat serbe në luftën e fundit shqiptaro-serbe në Kosovë përfshirë këtu edhe Masakrën e Burgut të Dubravës pushtuesi serb do të përpiqet që dokumentet që flasin për masakra,që në një interval kohor sa më gjatë mos të bien në duar të studiuesve, pasi që përmes tyre zbërthehen konceptet, planet dhe ideologjitë hegjemoniste ndaj shqiptarëve autokton në Ballkan dhe Evropë.
Mëqenëse për këtë shteti serb ka investuar shumë në pikpamje politike, financiare dhe ushtarake për më tepër se një shekull. Fatkeqësisht Serbia edhe sot nuk ka hequr dorë nga plane dhe ide të tilla pushtuese, sepse edhe pas dy dekadave të përfundimit të luftës së fundit shqiptaro- serbe, ajo nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës me qëllim qe ta pushtojë Veriun e Kosovës.
Së këndejmi, zhvillimet historiko-politike të përcjellura me shumë masakra në forma të ndryshme gjenocidale nga regjimi pushtues serbo-sllav ndaj popullit liridashes shqiptarë nuk kanë qenë objekt i trajtimeve në studimet e historiografisë evropiane. Po të analizoheshin me kujdes të gjitha masakrat mbi 100-vjeçare të pushtuesit serbo-sllav që i kreu mbi shqiptarët lridashës me siguri do të prekej sedra e Evropës mbi të cilën bie rënd pesha e ndergjegjjes njerëzore dhe do të zbehej imazhi i sajë tek shqiptarët e para vitit 1999.
Prandaj Evropa është dashur të reagoj kundër pushtuesve serbë edhe më herët, kur dihet se midis viteve 1912-1976 me dhunë kanibaliste janë vrarë dhe shpërngulur nga Kosova mbi një milion shqiptarë. Institucionet e Kosovës vepruan mirë që e përkujtuan Masakrën e Burgut të Dubravës,sepse është një sfatisfaksion për të gjithë ata që e kanë përjetuar atë kasaphane dhe për të gjithë ne shqiptarët e Kosovës.
Ndërkaq, vuajtjet shpirtërore të përjetuesve të Masakrës në Burgun e Dubravës në menyrë artistike të drejtë dhe të gjithanshme mund t’i paraqes vetëm penda e hollë e shkrimtarëve me renome botërore, siç është tek ne Ismail Kadare.
Së këndejmi, rinia shqiptare e Kosovës vazhdimisht duhet të thirret dhe krenohet në të kaluarën e lavdishme të atyre që derdhen gjak e lotë për lirinë që po e gëzojmë ne sot. Duhet ta kuptojmë se të gjithë ata që vepruan dhe u angazhuan e luftuan e ranë në mbrojtje të atdheut heronj, dëshmorë e martirë, përfshirë edhe invalidet e luftës, ne nuk do të ishim këtu ku jemi, sepse gjaku i tyre është pengu i lirisë që po e gëzojmë ne pasardhësit e tyre.
Kështu ka menduar përafersisht edhe Gjon Pali II-Imzot Cordes-it më 31 mars 1999 që u dedikohet shqiptarëve e i cili thotë: “Fëmijëve, nënave, pleqve që do t’i takosh, thuaju se Papa është me ta e me ta do të jetë përherë, derisa të gëzojnë një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Tepër gjak e tepër lot ka parë të rrjedhin kjo popullsi gjatë gjithë shekullit XX”.
Ne historianet e kemi përgjegjsi dhe obligim qe t’i shkruajmë dhe zbardhim të gjitha faktet që ato të ruhen dhe me saktësi e të përcjellen për gjeneratat dhe brezat e rinjë, sepse kur një popull e harron historinë e tijë, ajo i përseritet. Dua ta përmbylli me një thënje filozofike që thotë: Ajo që flitet një ditë humbet e zhduket, kurse ajo që shkruhet mbetet përgjithmonë.