30 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York

0
Skënder Kodra

Më datën 28 Nëntor të këtij viti bëhen plot 30 vjet (28 nëntor 1995) që u bë një kthesë e madhe historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane në NewYork. Themelues të Akademisë janë Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Tirana, Prishtina, Peja ,Tetova , Shkupi,Gostivari, Kumanova, Presheva,Bujabovci, Plava,Ulqini, Gjirokastra, Shkodra, Çamëria , Malësia e Madhe si dhe nga Diaspora.

Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një sërë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argumente origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore tëArshi Pipës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” si dhe revista të tjera prestigjioze”Iliria”,”Dielli”,”Fjala e lirë”,”Drini”,Albania-Press_Romë, “Bota sot”, “Epoka e re” ,””Kosova sot”, “Telegrafi,”. Etj.

Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Në mars të vitit 2020 është botuar libri i parë i “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak e ka plotësuar zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj, ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik deri me tash nuk ka ekzistuar në botë.

Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edheme deklaratat e tyre se janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit dhe botimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave enciklopedike.

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku do të pasqyrohej kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e deri më sot.

Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori i leksikonit , Kryetari i Akademisë Akademik Prof.dr.Skender Kodra, më bashkë- punëtoret e tij kanë arritur që t`i japin lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi, art, film etj.

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë.

Kryetari i Akademisë Akademik Prof.dr.Skender Kodra, Autori i leksikonit Flori Bruqi, së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi.

Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.

Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Libri enciklopedik do t`ju vijë në ndihmë mësuesve, nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre akademiko – shkencore.

Akademik PHD Skender Kodra, Kryetar
Akademik PHD Mehdi Hyseni, NënKryetar
Akademik PHD Flori Bruqi, drejtor për mardhënie më publikun

Nëntor 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.