Shkruan: Florim Zeqa, 29.11.2022
Edhe 110 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjeti shqiptarët të ndarë dhe përçarë si asnjëherë më parë. Është ky një festim i gjatë i ditëlindjës së shtetit shqiptar, njëherit është një histori e gjatë, sa e lavdishme dhe krenare, po aq e dhimbshme dhe trishtuese e ndarjes së shqiptarëve në disa shtete.
Edhe me dy shtete, ndarjet dhe copëtimi i trojeve etnike nuk kanë të ndalur
Nuk është thënë kot, nësë nuk mësohet nga historia, ajo është e destinuar të përsëritet prapë në të njëjten mënyrë, por më një përmbajtje të re!
Ne shqiptarëve, na është bërë retorikë, që pas çdo vendimi historik të na vjenë një ndarje!
Pavarësia e Shqipërisë e 1912-së, kombit tonë i kushtoj më ndarje të dhimbshme, ku jashtë kufijve shtetëror mbetën më tepër së gjysma e trojeve shqiptare të ndarë në pesë shtete sllavo-ortodokse.
Ndarje e cila vazhdon të jetë e tillë edhe pas 110 vjetësh. Shiptarët jashtë kufijve shtetëror, e vazhduan jetën e tyre në robëri shekullore duke festuar më shpresë nga viti në vit për një bashkim kombëtar, të cilin nuk na e solli “babadimri” as në ketë 110 vjetor të pavarësisë!
Shteti i Shqipërisë i bëri 110 vjet jetë, prej të cilave, gjysmën i bëri nën lëvozhgën e komunizmit, duke e trajtuar gjithnjë çështjen kombëtare si kapitull të mbyllur!
Ishin shqiptarët në robëri dhe ata në Diasporë që mbajtën gjallë frymën kombëtare, bashkë më të edhe shpresën për një bashkim të trojeve etnike shqiptare më shtetin amë, Shiperinë e 1912-s.
Nga 1912-ta e deri në ditët e sotme nuk njihet asnjë përpjekje serioze e shtetit shqiptar për bashkim të trojeve të veta, përderisa shtetet fqinjë vazhduan më politikat antishqiptare, më cungimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, duke i shtypur politikisht dhe shfrytëzuar ekonomikisht shqiptarët e robëruar.
Uniteti i shqiptarëve të robëruar, armë e fuqishme për bashkim
Mirëpo përkunder dhunës sistematike, represionit e formave tjera të shtypjes nga ana e pushtuesve serbosllav, shqiptarët e robëruar asnjë herë nuk u gjunjëzuan, por i vazhduan përpjekjet e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Rezistenca më aktive dhe më e organizuar e shqiptarëve të robëruar ndodhi përgjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, në trojet e Dardanisë Antike.
Kontinuiteti i rezistencës aktive paqësore dhe luftës çlirimtare bëri që çështja e shqiptarëve ë Kosoves t’i kaloj kufijt kombëtar.
Organizimi poltik i viteve të ’90-ta në Kosovë ishte vazhdimësi e një kontinuiteti të gjatë, e cila rezistencës aktive paqësore i dha formë dhe përmbajtje mbarëkombëtare, si një levizje politike për çlirim dhe pavarësim të Kosovës nga Serbia, e cila u kurorëzua me luftën çlirimtare.
Lëvizja politike e viteve të ’90-ta, është e para levizje politike rreth së cilës u bashkuan të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjik, fetar apo rajonal.
Bashkimi i Mitrovicës, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar
Mirëpo levizja politike e viteve të ’90-ta e shënoi një hap të madh, përveç që shënoi ndarjen e shiptarëve nga mortaja e kuqe komuniste, shënoi edhe shkëputjen e shqiptarëve nga sistemi okupues i Serbisë.
Organizimi i jetës së shiptarëve nën okupim në formën e shtetit paralel ishte një hap i madh dhe i guximshëm që Kosovës i dha mundësi të përgatitet për rezistencën e armatosur në njërën anë, dhe në anën tjetër e sensibilizojë faktorin ndërkombëtar rreth çështjes së shqiptarëve të Kosovës në veçanti.
Ishte politika e urtë e paqësore e shqiptarëve të Kosovës nën udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova, e cila e bëri për vete aleancën më të madhe politiko-ushtarake në botë, NATO-n, e cila ndihmoj në çlrimin e vendit dhe krijimin e shtetit të Kosovës, e që njëherit është e arritura më e madhe në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pavarësia e Kosovës është një hap i madh drejtë realizimit të ëndërrave shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Forcimi i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës do ti ndihmonte shumë shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, në forcimin e identitetit të tyre dhe të drejtave kombëtare.
Për t’u arritur kjo duhet më shumë punë e më pak festime! Zhytja e popullit në festime të gjata vetëm sa e ngadalëson arritjen e qëllimit. Më e dobishme është një ditë e punës për bashkim së sa një vit festim!
Bashkimi shpirtërorë i shqiptarëve është hapi i parë dhe i domosdoshëm, pa të cilin nuk mund të bëhen hapa të tjerë drejt integrimeve kombëtare.
Në ketë 110 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, çarkullojnë shumë ide të bashkimit kombëtar, megjithatë diplomacisë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i mungon një Isa Boletin, që do t’i dridhte kancelaritë euro-perëndimore më kërkesen e bashkimit kombëtar.
Në fund, urimi më i mirë për ketë përvjetor jubilar të shtetit shqiptar, është ai që në 111 vjetorin e pavarësisë, ta kemi Mitrovicën e bashkuar si hapin e parë drejt bashkimit të trojeve etnike shqiptare.
Secili mund t’i krijojë çfarëdo dëshire vetës, por, pa bashkimin e Mitrovicës dhe veriut të vendit në tërësi, ideja e bashkimit të trojeve etnike do të mbetet vetëm dëshirë dhe iluzion i pambarim!