(Çerkin Ibishi)
…atë ditë
minatorët ndalën ashensorin
lidhën besën për të nis grevën…
në hyrje të zgafellës
ia vunë shulin derës
përpiluan kërkesa
dhe kumbueshëm thanë:
“nuk dalim nga minjera
pa u realizua këto kërkesa”
ndodhi kjo
në vitin ‘89
ditën e 20 të muajit shkurt
atë ditë historike
zinxhiri i prodhimit u këput
ishte çast historik,
pas shumë bisedave,
tubimeve e marshit historik
nuk u përmbush zëri i minatorëve
ndaj u mor qëndrimi i prerë
u hodhën në grevë
grevë e madhe
ishte grevë urie
gjashtë ditë e gjashtë netë
në nëntokë
u krijua dramë e vërtetë
skenë e rëndë buzë tragjedie
ishin kërkesat
për zë lirie
për mbrojtje të kushtetutës
të shkollimit shqip
për mos cënim autonomie
për mbrojte të institucioneve të Kosovës
e të Universitetit
nga ripushtuesit serbosllav
që çdo të drejtë për shqiptarët e ngulfati
në nëntokë u zhvilluan bisedat
greva krijioj skenë buzë tragjedie
nuk u përfillën kërkesat
dhe pas një loje tradhëtije
dolën mbi tokë
të mashtruar
të rraskapitur…
shumica u dërguan në burgje
e spitale
nuk u dorëhiqën udhëheqësat
shërbtor Serbie
doli në syprinë tradhëtia
nuk u përmbushën kërkesat
mbi një mijë ninatorë
u hodhën në burgje,
por zëri i tyre nga nëntoka pati jehonë
dhe në qarqe ndërkombëtare
lëkundi themelet e Jugosllavisë
ndodhi shpërbërja e krijesës
komuniste …
në kosovë filliuan proceset demokrartike,
dhe lufta kundër pushtuesit
nga UÇK-ja me aleatët
dhe Amerikën
deri te Liria
dhe Pavarësia…
I respektuari Qerkin Ibishi!
Portali FJALA – portal të cilin e moderon i nderuemi Arben Çokaj, gjithëherë puiblikon shkrime të mirëfillëta, nga se publicistët i ka të mirrëfillët. Poezinë e juaj e lexova me kujdes, cila më zgjojë kërshëirë, të ju përshëndes dhe të ju them ju lumt.
*
Minatorëve të cilët nuk janë më në jetë – LAVDI E PAVDEKSHME!
Minatorëve të cilët jane në jetë, u dëshiroj shëndet të plotë…
Minatorëve të cilët janë në punë në “TREPÇË” – suksese në punë…
respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi