Skënder MULLIQI
Çdo akt kriminal planifikohet. Këtë e bëri këtyre ditëve edhe Rusia mbi popullin ukrainas. Ajo po e ndjekë rrugën e perënduar të Bashkimit Sovjetik. Nese dikur komunistet të varfëreve ju kan marr edhe drithin në kosh, këtë gjë po e bënë në këtë shekull edhe diktatori Putin. Zaten diktatoret dhe diktaturat pak gjë dallojnë njera nga tjetra, edhe pse mund të dallojnë në aspektin kohor. Stalin kishte bërë luftë kunder fshatarëve ukrainas të cilët kishin kundershtuar të dorëzojnë drithin. Gjithçka ju kanë konfiskuar.
Këtë gjë e kemi përjetuar edhe në shqiptarët.Pleqët e kan quajtur ”Koha e Otkupit”, së ishim të okupuar.Njerëzit të cilët kan marr guximin mos më i dorëzu më fshisë të lashtat, janë pushkatuar aty për aty, apo ata që i kan shpëtuar ekzekutimit janë internuar ne vendet më të varfera. Ata njerëz të cilët nuk janë dukur fizikisht mjaftueshem ligsht, janë vënë në dyshim së po i fshehin të lashtat e tyre. Nuk befason asgjë kur vjen nga shteti i ish diktatorëve mizor siq ishin Hrushqov, Brezhnjev…
Këtë rrugë të mbrapsht kunder popullit ukrainas po e vazhdon më luftë edhe Putin.Ai po e tregon forcën kunder një populli, i cili e donë lirinë e vet. Ekziston frika e arsyeshme e ukrainasve për të ardhmen e tyre, së kan të bëjnë më një xhelat. Siç po shikojmë së si po zhvillohen ngjarjet në terren, rusët po dorëzohen, dhe po zihen peng më armatimet e tyre. Rusia ka hy mbrenda territorit të Ukrainës, po më shumë gjasë do të vritën pa mëshirshem në qarkun e mbyllur. Nuk ka gje më të shtrejtë së liria.
Dhe, kjo do të vjen në shprehje në fund të kësaj lufte. Ruset do të largohen më bisht nën shalë. Besojmë në Ukrainë, e cila pas këtyre ngjarjeve do të pranon pavarësinë e Kosovës. Lufta në këtë shtet po ngjanë në Kosovën tonë të luftës çlirimtare. Zelensky besojme forte se do të fitojë luftën ndaj Putinit…
Shënim: Presidenti Zelensky në një bisdedë me Presidentin Biden i thotë: “Ne mund të rezistojmë, por ne nuk do mund t’ia dalim dot vetëm kundër rusëve…“