“ZAJEDNICA” NUK KALON, PA KALUAR 12 MIJË SHQIPTARË NË VERI, TË DËBUAR ME DHUNË GJATË E PAS LUFTES

0
Grua kosovare e dhunuar nga serbët

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Ka mbetë vetem veriu, ku nuk janë lejuar shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre, pas luftës/

Fillë pas luftes popullata e debuar me dhunë gjatë luftes ne Kosovë janë kthyer masovikisht nepër shtepitë e veta, në mbarë Kosovën.

Përjashtimi ndodhi vetem ne veri te Kosovës. Po pse ndodhi kjo, si ndodhi?! Pse u hesht dhe ende po heshtet kjo nga liderët vendorë. Pse po heshtë edhe bashkesia ndërkombetare, e sidomos BE dhe SHBA, kurse kur është ne pyetje vetem një serb sytë t’i qesin.

Por një gjë tanimë është e qartë!

Kthimin pas luftes të 12 mijë shqiptarëve te debuar me dhunë, me vrasje e likuidim nga ushtria, xhandarmaria dhe paralimitarët serbë, nuk e lekoi miku historik i Sebisë “KFOR-i Françez”, i cili qellimisht ishte vendosë ne Veri, bashkë me sigurimin intelegjent Françes DGSE, ku ishte anetar i ketij sherbimi edhe Hashim Thaçi. aty UDB-ja dhe BIA e Serbisë e shumë agjenci tjera intelegjente, e penguan kthimin e shqiptarëve pas luftës ne veri.

Serbët në Kosovë

Aq me këq për mos kthimin e shqiptarëve pas luftes ne shtepitë e veta nga ishin debuar me dhunë u ndihmuan edhe liderët e luftës si Hashim Thaçi, Kadri dhe Agim Çeku, etj. te cilet se bashku me KFOR-in dhe sherbimit intelegjet françez DGSE, bashkë me DDB dhe BIA-n dhe paramilitiarë e kriminelë serbë nuk i lejuan të kthehen. Ate ditë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i mashtruan shqiptarët, duke i kthyer pas me premtim se se shpejti do t’ju këthejmë. Por ata, sot e pas 24 viteve janë refugjatë në shtetin e tyre.

Kjo është një tradhti e padiskutueshme,
që liderët e Kosovëes ia bënë atdheut!

Është interesant se askush nga liderët e Kosovës të pasluftes për këto 24 vjet pas çlirimit jo vetem qe nuk ndërmorën diçka për këthimin e shqiptarve por as qe kanë guxuar të përmendin këthimin e tyre, sese te gjithë ishin te zhantazhuar nga Serbia. E dihet se ne veri për këto 24 vite lilezoi krimi i organizuar, kontrabanda dhe korrupcioni sepse konsiderohej nga liderët tanë si tokë e askujt.ku ska a s ligje.

Është koha qe tani kur veriu po perjeton ditet me te veshtira te ekzistencës nen “sundimin” e Serbisë te hapët sinqerisht kjo çeshtje e këthimit te shqiptarve ne veri te debuar me dhunë me vrasje e krime. Albin Kurti, i cili edhe e ka mandatin e popullit, duhet te veprojë menjëherë dhe shpejt.

Duhet te ua bënë me dije ndërkombetarve e ne veçanti mikut tonë Amerikës se duhet te angazhohet për këthimin e shqiptarve nepër shtetpit e tyre ne veri, sespe atje janë pronat e tyre, shtetpi e tyre, ashtu siç janë kthyer edhe serbet nga Serbia ne veri, bile edhe dy fishë me shumë, te cilët i kanë zaptu shtepitë e shqiptarëve dhe veriu është mbushë me kriminelë dhe banda kriminelesh, te ardhur me ”detyrë” nga Serbia e Bosnja.

Amerika dhe ambasadori i saj në Prishtinë, Hovenier, duhet të ngrejë zërin, nëse zëri i tij ka arsye, sespe ai e di mire këte çështje por nuk reagon fare. Kurse për ndonje çeshtje serbe ne veri, është ne gjendje edhe te t’i nxjerrë sytë.

Ne te kundërtën, çfarë te drejte morale e juridike ka ambasadori Hovenier te kërkojë qe te mos insistohet lirimi i një objekti në veri te Kosovës, qe e ka uzurpu Serbia e aty tash e 25 vite mrizojnë strukturat paralele kriminele te ardhur nga Serbia, me te vetmin qellim te tensionojnë situatën ne veri kur ata i duhen presidentit neofashistit, çetnikut Vuçiq.

Albin mos u bënë qyqan si Hashimi, Isa dhe Ramushi, sespe kjo është çeshtje mbi çeshtjet kombetare dhe patriotike e bile edhe atdhetare për t’i këthyer banoret shqiptar ne shtëpitë dhe pronat e tyre te debuar me dhunë gjatë luftes.

Pos kesaj qeveria Kurti duhet fillë e menjëherë te fillojë ti ndërtojë shtepit e shkaterruar te shqiptarve qe ata te këthehën. Kur mundet Serbia te shpenzoi miliona e miliarda ne veriun e Kosovës qe nuk është e veta, te nddrtoi objekte dhe lagje te tera siç është “Kodra e Dielit” etj., kryeministri duhet te filloj ndertimin e shtepive dhe kethimin sa me te shpejtë te shqiptarve në veri ne shtepit e tyre. pos këlesaj kjo qeveri duhet te villpo edhe ndertimin e rrugeve ne ate pjesë qe te përfundohet si prioritet mafhistralja Pfrishtinë-Mitreovicë me përfundim ne veri në Merdare, Jarinjë dhe Bernjk.

Pra, duhet te jemi te çartë se këthimi i shqiptarve ne veri është i domososhëm dhe kjo duhet te iu behet ne dijeni edhe nderkombëtarve sidomos BE/SHBA e sidomos SHAB duhet te ndemmer menjëherë hapat e parë.

Se fundi pa këthimine e shqiptarve ne veri ne shtepit dhe pronat e veta nuk mund te këtë qetesi, nuk mund te këtë as “Zajednicë” nje etnike, sespe me kethimin e shqiptarve ne veri qe janë mbi 12 mijë do te ndryshonte edhe strukturën etnike atje dhe bandat, kriminelet e Vuçiqit nu do silleshin bash lehtë andej,

Pra, z. kryeminoster nuk ka “Zajednicë”, pa kethimin e shqiptarve ne shtepit dhe pronat e veta, kjo është e drejtë e tyre legjitime sespse janë ne shtetin e tyre, por se pse lideret e meparshem ne pushtet nuk paten guximin nga Serbia qe te ndermarrin diçka te tillë, sespe ishin te shantazhuar.

Një ditë do te jepet llogari para popullit, se pse shqiptaret nuk po lejohën të kthehen në shtëpitë e veta ne veri, a mos është vallë ky një komplot ndërkombëtar? Një ditë historia do të flasë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.