Shkruan: Florim Zeqa, 04.04.2024
Politikanët në pushtet dhe opozitarët po mendojnë që e kanë bërë namin me mundësimin e votimit nëpër ambasada dhe konsullata për mërgimtarët, duke e harruar qëllimshëm faktin se për shumicën e mërgimtarëve në shtetet evro-perëndimor kjo nuk është mundësi, por sfidë e papërballueshme!
Politikanët pasivë, presin masovizim të mërgatës në zgjedhjet e ardhshme
Nuk e kam idenë, se nga ju vjen gjithë ky inspirim politikanëve pasiv, të cilët nag xhepi i tyre nuk e shpenzojnë asnjë cent gjatë fushatave zgjedhore, e në ndërkohë presin masovizim të mërgimtarëve, me kosto të lartë financiare duke i bërë me qindra dhe mijëra kilometra vajtje-ardhje në ambasada dhe konsullata për të votuar për ta!
Në shtetet me shtrirje të gjërë dhe të gjatë gjeografike, siq janë Italia dhe Gjermania, etj, për shumicën e mërgimtarëve janë të paarritshme qendrat e votimit në ambasada dhe konsullata!
Andaj, vetëm mundësimi i votimit elektronik do të kryente punë dhe do të ndikonte drejtëpërdrejt në rritjen e votuesve në zgjedhje.
Në të kundërtën, nëse nuk miratohet projektligji për votimin elektronik të mërgatës, atëherë do të ndodhë ajo që më së paku i duhet vendit, blerja me çmim të lartë e votuesve të mërgatës në zgjedhje.
Kush do të përfitojë nga kjo situatë!?
Në vend të përgjigjes
Kush janë ato subjekte që nuk e duan votimin elektronik të mërgatës. Janë ato që i frikësohen votimit masiv, të lirë dhe demokratik të mërgimtarëve, të cilët nuk mund t’i mbajë nën kontroll asnjë subjekt politik.
Për këtë arsye nuk janë të interesuar të votojnë ligjin për votim elektronik!
Prandaj, duan të përfitojnë partitë e ashtuquajtura të mëdha, apo ato subjekte që i kanë burimet e pashterrshme finaciare, ndërsa subjektet apo kandidatët e pavarur politik me mundësi të kufizuara financiare do të mbeten të margjinalizuara në votë.
Sikurse në zgjedjet e fundit, edhe në ato të ardhshmet, të rregullta apo të jashtëzakonshme, përcaktuese do të jetë vota e elektoratit në mërgatë e jo pakica elektorale në Kosovë.
Për këtë arsye të gjitha partitë politike më shumë janë përqendruar në mërgatë sesa tek elektorati i mbetur në Kosovë.
Votimi elektronik i shpejt, i sigurt 100 % dhe pa kosto financiare
Votimi elektronik përveqse i sigurtë 100 %, merr shumë pak kohë (më pak se gjysëm ore) në numrimin e votave pas mbylljes së qendrave të votimit. Ata që votojnë në mënyrë elektronike do të mësojnë të parët rezultatin e votës së tyre.
Procesi i votimit elektronik të mërgimtarëve është i lehtë, i shpejt dhe pa kosto financiare. Mërgimtarët mund të votojnë nga vendbanimet e tyre me letërnjoftim ose pasaportë të Republikës së Kosovës.
Përparësia e votimit elektronik është se Sistemi e pamundëson votimin më shumë se një herë të një personi siq ndodhë shpesh në proceset manuale të votimit.
Përparësia tjetër e votimit elektronik është edhe kjo, që në momentin që votuesi e zgjedh subjektin politik, me automatizëm i del lista e kandidatëve të subjektit të dëshiruar nga i cili i voton kandidatët e preferuar, pra e ka të pamundur që të ngatërrojë partinë me listën e kandidatëve.
Per te gjithẽ duhet vootimi elektronik.