VIÇAT E PALËPI*

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Po, e kam thënë moti herët me vite para syve të Xhadisë, edhe në sistemin komunist. Edhe, këij të Sotmit Neokomunist pëmes shkrimeve të mia publicistike mes rreshtave artistik kryengritës, libërave me qindëra faqe  kokë më kokë në bibliotekë. E, përsëris, edhe kësaj radhe në këtë shkrim publicistik protestues kulturor me simptome tërbimi, mos e them edhe kutadi të satën herë deri në Ditën e Nesërme.

Politikanët shqiptar, nuk lexojnë shkrime publicistike, as edhe libra. Nuk e pyes veten, se: a, kanë libra në shtëpi?! Aqmëpak, Libra historik të Rilindasëve shqiptar. Sidomos, librin e Çajupit: “Baba Tomori”. Malin e Perëndive, ku pihet rakia e rrushit, lindë Poezia, dhe mbi Varrin e Babashehut bëhet Dashuri. Vjershën e tij për Sulltanin me të cilën mësuesi im i artit figurativ dhe piktori në shkollën fillore Ramadan Ramadani – Ballazhi, nuk e fillonte orën e mësimit pa mos na e lexuar vjershën në klasë. Vargjet e Asdrenit kushtuar Kosovës në librat e këndimit gjatë kohës të ministrit arsimit Ernest Koliqi në “Shqipërinë e Madhe”.

Vjershë, të cilën unë më vonë gjatë sistemit komunist jugosllav, më kot e kam kërkuar nëpër libra. Plan-programe shkollore. Qoftë, edhe në kompletin e veprave të Asdrenit, që i botoi “Rilindja” (1971) nën përkujdesjen e Rexhep Qoses. E, as nëpër libra me përzgjedhje që botoheshin më vonë në Atdhe e “Mëmëdhe”, sipas Patriotit të vonuar?! Ose, librin e Sami Frashërit: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëheët”.

Edhe, poezinë antologjike “Anës lumenjëve”, të Fan S. Nolit. Përveçse, parullave të partive politike – “demokratike” gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare para kamerave televizive për pushtet dhe pasuri. I përsërisin me vite parullat e tyre të partive politike, fyt për fyti me mik e me armik. Luftë e “përgjakshme” para kamerave televizive me pazare paqesore, për poste politike qeveritare: pasuri personale, familjare dhe partiake. Ditën e Nesërme, posa hipnin në pushtet, i harronin premtimet dhe popullin. Turreshin me të katra pas pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë, “vëllazërim-bashkimit” ende jugosllav, në shtetin e “përbashkët”?!

Vërtetë politikanët shqiptar, nuk lexojnë shkrime publicistike letrare dhe libra, përveç parullave demagogjike partiake të partive politike. Tendereve, dhe korrupsionit marramendës. Hajdutërisë, me vite në pushtet dhe opozitë?! Dhe, me vjedhjen e popullit shqiptar Nateditë. Plagjiaturë kulturore-politike me tregëti edhe me libra. Haptas, e reklamojnë shitjen e tyre me pakicë dhe shumicë nëpër shkolla para kamerave televizive, duke i plaçkitur edhe nxënësit, ende pa tekste dhe lektyra shkollore në Ditën e Sotshme. Mos, e them: Përtej Ditës Nesërme, matanë maleve mbuluar me borë. Ditëntë, kur, shkrimtarët shqiptar pa parti politike, vdesin edhe pa bukën e gojës.

Tri vjet më parë shpallën Ismail Kadarenë “Qytetar nderi”, e sot: veprat e tij i kopjonë, në shkelje të plotë me të drejtat e autorit e të shtëpive botuese. Mesdite, haptas para shtetit të “përbashkët” dhe kamerave televizive kanë bërë libra piratë në marrëveshje me komunat. Dhe, i dërgojnë me selfie partiake direkt në biblioteka. Tani kanë avancuar aq shumë sa vetë shteti, vetë kryetari i komunës blen një mall të vjedhur. Janë librat e të gjithë botuesve shqiptarë. Këto libra të shtypur në mënyrë skandaloze, madje të përgjysmuara plotë gabime gjuhësore e teknike,  janë të destinuara për të gjithë brezat e nxënësve” shqiptar.

Tashmë, është e qartë Dita e Sotshme, me atë të Nesërmen, se: zëvendës kryeministri Viçi i Palëpi (Sotpërsot, anonim për popullin shqiptar) në Maqedoninë e Veriut me përkrahjen e kryeminsitrit të Maqedonisë Veriut, dhe Republikës të Kosovës Don Kishotit Shqiptar me simbolin e duarve të tij” sakate” (gjymtuara) para fotografive me birë pjeshke të kalbur…?! Lexuesi, dyhet ta deshifrojë ”simbolin” e tij politik partiak me  selfie (fotografi, e publikuar në gazeta) në Maqedoninë e Veriut. Edhe, para kamerave televizive, mos ia përmend emërin adhurueses tij partiake shqiptare. Arsyeja, më vjen turp para lexuesve të mi besnik. Shkak, që edhe e fus vetëm përmes kllapave me tri pika.

Thotë, mjaftë në kët shkrim publicistik për lexuesin shqiptar. Dihet, përtej vargjeve të poezive “erotike” – satirike. Nuk kam guxim ta them me fjalë përmes këtij shkrimi publicistik parashikues për Ditën e Nesërme. Frikë kam, se: po t’ia përmend emrin kësaj pjelle të Xhadisë (Njerkës) me pashterkë të kuqe, vrapimit me të katra pas posteve partiake. Shkaku, se: goja do të më zë qelb. Mos, e them, edhe: Lapësi im kryengritës me dy Tyta vite me radhë tym për tymi për Shtet Shqiptar. Fushëbeteja Historike flake më flake për Liri. Sot, që: do t’i vjellë nga barku edhe zorrët e barkut.

Viçi i palëpi, e ka parashikuar ai vetë si politikan shëqiptar, këmbekrye në legen për pushtet dhe pasuri, Ditën e Nesërme partiake politike nga ish sistemi komunist i “vëllazërim – bashkimit” jugosllav”. Qafëpërqafe, edhe një ditë me një torbë taxhi për pushtet. Nuk e ka provuar në jetën e vet përsëgjalli: në Burg, dhe “Liri”. Përveç pushtetit edhe opozitën për Luftë me Penë. Dhe, Liri. E provon tashti, në pozitë me poste partiake dhe pasuri marramendëse. Edhe pse, jozyrtarisht Viçi Palëpi me këmbët dhe trutë në Legen, thuhet, se: po grumbullon me para dhe poste partiake aktivistë që kundërshtojnë vendimin e Kryetarit të Partisë Politike për të mos e braktisur Qeverinë dhe Partinë Neokomuniste ish Jugosllave, shkruan gazeta. Nuk, e kam thënë Unë si shkrimar, Në këtë drejtim komentohet edhe takimi i sotëm i Viçit Palëpi me aktivistë të partisë politike shqiptare dhe maqedonase, ende në pushtet me poste partiake në Maqedoninë e Veriut.

Fatkeqësisht, ende në Republikën e Kosovës (Prishtinë) me kryeministrin e Kosovës Don Kishotin shqiptar, ende pa qeveri e me “fitore” dhe parti politike me poste partiake?! I cili do të përfundojë mu si një politikan i sojit tij në Shqipëri para disa viteve. Edhe, këtij, mos ia përmend emrin. Mund të jetë gjithëçka, por jo edhe politikan shqiptar. Nga një parti politike shqiptare, ende vazhdojnë t’i themelojnë tri-katër dhe disa parti politike. Edhe, përzihen, marrin pjesë gjatë fushatave parazgjedhore me “politikë madhore”, matanë kufinjëve politik shqiptaro-shqiptar me vite dhe shekuj: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Ende, pa Shtet Shqiptar.

Viçi Palëpi, ka qenë i shoqëruar me tre sejmenë përmbrapa mbi gomar: nga ish deputeti, ish ministri drejtori i Agjencisë për rezerva të detyrueshme të naftësë – Makora nga Maqedonia e Veriut. Ndryshe, Viçi Palëpi ka lënë të kuptohet, se: është kundër braktisjes së Qeverisë dhe posteve partiake politike, konkretisht antishqiptare.

Fatkeqësi, kombëtare shqiptare me këto gra e burra “mejdani” në Ditën e Sotshme, kur si popull shqiptar: ende, zjarr na digjet mbi krye me vite e shekuj i ndarë me kufinj politik. Politikanë, të dalldisur dhe arratisur pas posteve partiake dhe pasurisë për Ditën e Nesërme, veshur me ferexhe të zeza krahëve në dëm të popullit shqiptar! Ende, shkërdhehen sokaqeve të partive politike me këmbët dhe trutë në Legen. Dhe, brekët e grisura nëpër këmbë pazareve të partive politike…

  1. Kafshë e posalindur shtëpiake, që e pjellë Lopa e larme në grazhd të Kaut Zi. Dhe, nuk e lëpi si pjellë. Nuk e do as vetë, se: është, Viç i plë..

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.