Vendim i Gjykatës së Prishtinës për dënimin e Qerim Kelmendit, 1997

0
29
Qerim Kelmendi
  1. nr. 68/97. – [ Shkarko Aktgjykimin për Qerim Kelmendin me shokmë, në PDF, 1997 ]

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari Dragolub Zdravkoviq, si kryetar i kolegjit, gjyqtarit Sadik Topalli dhe gjyqtarëve porote: Radulle Perunoviq, Borisllav Gjuroviq dhe Velimir Jovanoviq, si anëtarë të të akuzuarëve: Nait Hasani, Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan Zeneli, Çerim Kelmendi, Alban Neziri, Agim Makolli, Hamzë Pangjaj, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gashi, Ali Gjuliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj, të cilët i akuzon PPQ në Prishtinë sipas aktakuzes PP. nr.25/97. nga Dt.25.07.1997, për shkak të veprave penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 139 al.2 lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 136 al. l dhe 2 të LPJ, pas mbajtjes së seances kryesore publike verbale në prezencën e të akuzuarëve mbrojtësve të tyre av. Fazli Balaj, Metush Sadiku, Xhafer Maliqi, Destan Rukiqi, Nike Lumezi, Çedomir Nikolliq, Bajram Krasniqi, Mejdi Dehari, Ibrahim Dobruna, Bajram Kelmendi, Adem Bajri, Haki Lecaj, Reshat Millaku, Aziz Rexha, Haxhi Millaku, Bajram Maraj, Ramë Gashi, Hasan Hoti, Hazer Susuri, Zhivojin Jokanoviq, Anton Nuleshi dhe Vukosav Stankoviq dhe përfaqesuesit të aktakuzes Miodrag Surla, me Dt.16. XII.1997, muarr dhe publikisht shpalli këtë:

AKTGJYKIM

  1. I akuzuari NAIT HASANI, i lindur me 15.01.1965, në fshatin RandObrave KK Prizren, ku edhe banon, i biri i Xhemajlit dhe nënës Fahrije e lindur Hoti, shqiptar, shtetas i RFJ, dinë shkrim e lexim, ka të kryer fakulltetin filologjik, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, i pa martuar, më parë i gjykuar , në paraburgim gjendet nga Dt.25.02.1997, e tutje.
  2. I akuzuari AGRON TOLAJ, i lindur me 28.01.1970, në fshatin Pobrexhë, Komuna e Deqanit, ku edhe jeton, i biri I Aliut dhe nënës Nepe e lindur Gashi, shqiptarë, shtetas i RFJ, ka të kryer shkollen e mesme teknike, i pa martuar, shërbimin ushatark të rregulluar në vitin 1991, në Cupri mbahet në EU-KK-Deqan, më parëi gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.01.1997.
  3. I akuzuari ARIF VOKSHI, i lindur me 1.03.1965 në fshatin Poberxh, komuna e Deqanit, ku edhe jeton, i biri i Brahimit dhe nënës Hatmane, e lindur Rexhaj, shqiptar, shtetas i RFJ, ka të kryer Gjimnazin, me profesion bujk, i martuar – baba i 2 fëmijve, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1986 në Plevije, mbahet në EU-KK-Deqan, më parë i pa gjykuar, në paraburigm gjendet nga Dt.1.02.1997.
  4. I akuzuari HASAN ZENELI, i lindur me 30.03.1964 në fshatin Ballaban, Komuna e Prishtinës, ku edhe jeton, i biri I Selimit dhe nënës Rahime, e lindur Rremoku, shqiptar, shtetas I RFJ, ka të kryer shkollen fillore, me profesion bujk, i martuar – baba i shtatë fëmijve, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1990 në Knin, mbahet në EU-KK-Prishtinë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.04.1997.
  5. I akuzuari QERIM KELMENDI, i lindur më 21. XII.1966, në fshatin Llabjan, Komuna e Pejës, ku edhe jeton, i biri iHaxhiut dhe nënës Nurije, e lindur Lajqi, shqiptar, shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollën e mesme, me profesion bujk, gjendet në arrati.
  6. I akuzuari AGIM MAKOLLI, i lindur më 8.08.1962 në Prishtinë, ku edhe jeton, rruga “Jug Bogdani” nr. 92, i biri i Hasanit dhe nënësMarije, e lindur Shpehar, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i 2 fëmijve, ka të kryer shkollën e mesme të hotelijerisë, me profesion kamarier, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1982 në Vershavc, mbahet në EU-KK-Prishtnë, më parë i pa gjykuar, në para-burgim gjendet nga Dt.1.05.1997.
  7. I akuzuari HAMZË PANXHAJ, i lindur më 3.08.1976, në fshtin Pobergjë, Komuna e Deçanit, ku edhe jeton, i biri i Ganiut dhe i nënës Ajmone, e lindur Berisha, shqiptar, shtetas i RFJ, ka të kryer shkollën fillore, i pa martuar, shërbimin ushtarak të pa rregulluar, gjendet në arrati.
  8. I akuzuari ASLLAN SELIMI, i lindur më 3.06.1966, në fshatin Aqarevë, Komuna e Klinës, ku edhe jeton, i biri i Destanit dhe nënës Sofije, e lindur Krasniqi, shqiptar, shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollën e mesme teknike, shërbimin ushatarak të rregulluar në vitin 1986 në Zagreb, mbahet në EU – KK – Serbicë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 31.01.1997.
  9. I akuzuari EQREM KASTRATI, i lindur më 1. XI.1970, në fshatin Turjakë, Komuna e Rahovecit, ku edhe jeton, i biri i Qazimit dhe nënës Halime, e lindur Krasniqi, Shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i nje fëmiju, ka të kryer shkollën e mesme, me profesion bujk, shërbimin ushtarak të rregulluar, ne vitin 1989, në Zarë, mbahet në EU-KK-Rahovec, në paraburgim gjendet nga Dt.2.02.1997.
  10. I akuzuari ISAK SHABANI, i lindurmë 16.03.1964, në Prishtinë, ku edhe jeton rruga ”Romania”, nr. 55i biri i Rizes dhe nënës Xhemile, e lindur Sylejmani, shqiptar shtetas i RFJ, i martuar, ka të kryer shkollën e mesme të mjekësisë, me profesion kontabilist, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1984 në Sllun, mbahet në EU-KK-Podujevë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 8.02.1997.

* * *

Meqenëse nuk është argumentuar se i akuzuari Ilir Gashi, e ka kryer veprën penale e cila i vëhet në barrë, atëherë gjykata të njejtin në mungesë të provave, ndërsa në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP edhe e liroj nga akuza.

Gjykata poashtu të akuzuarin Alban Nezirin e liroj nga akuza për shkak të veprave penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe veprës penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al.1 të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ, duke gjetur se me asnjë provë nuk është argumentuar teza e akuzës.

Me fjalë të tjera, është e vërtetë se i akuzuari Alban Neziri, para gjyqtarit hetues krahas veprave penale të përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit ka pranuar edhe shumë veprime dhe aktivitete tjera, mrëpo me përjashtimin e këtij pranimi të tij në shkresat e lëndës nuk ka prova të cilat kishin me vertetuar ketë deklaratë të tij. Poashtu, ashtu si gjykata konstaton edhe se i akuzuari Albani, para gjyqtarit hetues ka pranuar kryerjen e veprave të përmendura penale të përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit, shumë detaje të cilat i përshkruan Alban Neziri nuk i përgjigjen të vërtetës nuk vertetohen me provat materiale. Kështu i akuzuari Albani, deklaron se e kanë hedhur një bombë, provat materiale flasin për 2 bomba – paisje eksplozive se Qerimi afër torbes i ka lënë 2 bomba të pa aktivizuara, ndërsa provat materiale flasin se afër torbës së udhëtimit është gjetur një bombë.

Nëse krahas këtyre fakteve të pakontestueshme i shtohet edhe ekspertiza psikollogjike e psikologut Mr. Nada Morina e cila thekson “…analiza e testeve dhe intervistimi i shërimeve tregojnë për ekzistimin e fatnazmave në fazën e fëmirisë dhe zhvillimit, të cilat kanë ruajtur iden të theksuara mbiqmuese për vetvehtën ndërsa për çëllim ka patur gjithesesi të fitohet e vërteta dhe admirimi i të tjerëve. Profili emocional PIE e tregon si përson i cili përpiqët përshtatjes së situatave të reja jetësore…”.

Pra, analizimin e si pranimit të të akuzuarit Alban ndërsa veqanarisht raportet psikologjik të ekspertit Nada Morina, kjart vihet në konkludim se i akuzuari Albani ka qenë i informuar për shumë ngjarje, se disa rrethana i ka të njohura mirëpo jo edhe detajet, e mëqense është fjala për përson ashtu si konstaton eksperti me ide mbivlerësuese për vetëvehtën me qëllim që gjithësesi të fitohet vertetimi dhe admirimi i të tjerëve, atëherë gjykata konstaton dhe konkludon se i akuzuari Albanin shumë veprime dhe ngjarje për të cilat e ka ditur se ka ndodhur, ja përshkruan vetvehtës rrespektivisht i përshkruan sikur ky me të tjerët i ka kryer apo ka marrë pjesë në të njejtat.

Meqenëse, ashtu si gjykata konstaton, nuk ka prova të sigurta si lidhur me veprimtarin e poashtu edhe mbi kyqjen e të akuzuarit Alban në organizatën terroriste, atëherë gjykata të njejtin me aplikimin e dispozitave të nenit 350 pika3 të LPP, edhe e liroj nga akuza.

Nga sa u tha më lartë u vendos si nen pikën II. të dispozitivit të këtij aktgjykimi.

Nga sa u tha më lartë u vendos si nen pikat I. dhe II. të dispozitivit të aktgjykimit.

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË,

  1. nr. 68/97. Dt.12. XII.1997.

Procesmbajtsja, Kryetari i kolegjit – Gjyqtari,
Dushica Tanaskoviq Dragoljub Zdravkoviq,

KËSHILLA JURIDIKE:
Kuner këtij aktgjykimi palët e pa knaqura kanë të drejt për të
ushtruar ankesë në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të
këtij aktgjykimi, Gjykatës supreme të Serbisë – përmes kësaj

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.