Raif Osmani si Gjimnazist gjat viti 1965 & Tani me Vjosën në vitin 2020
Foto e vitit 1964 me kujdestarin e klasës Prof. Bedri Deda
Raif Osmani në rendin e fundit i pesti me rradhë nga e majta në të djathtë

Shkruar nga Abas Fejzullahi

Kjo fotografi qarkullon me qëllime të caktuar propogandistike kundlr babës së Vjosa Osmanit, Raif Osmani që nga data 7 Qershori 2020 nga qarqet e caktuara partiake aso kohe tue shpifur për Raif Osmanin se Raifi është sipri në foto me uniform të policit serb që në të vërtet ky polic është: Milan Martiç, President i ashtuquahtur Republika e Krahinës Serbe në Kroaci, nga 1994 deri 1995.
Tani që nga data 18.02.2026 ka filluar të shpërndahet fotografia e ngjitur sipër dhe e plotësuar me fotografin e Vjosa Osmanit, kryetare e Kosovës ku shifet përshëndetja e saj me tre gishta siç përshëndetin serbët çetnikë që kanë kryer krime dhe shfarosje në masë në Kosovë gjatë viteve 1990-1999 deri sa ndërhyri Nato nënë udhëheqjene e SHBA-së dhe shpëtuan popullin shqitarë, liruan e pavarësuan Kosovën bashkë me ndihmën e UÇK-së.

Në vijim dëshmia për atë që shpërndan foto të tilla:
Dëshmi: Shkrimi në vijim nga Bota Sot:
A K T U A L E
Ja e vërteta e fotos – ky nuk është babai i Vjosa Osmanit, por serbi Milan Martiç nga Kroacia
MË: 10 QERSHOR 2020 NË ORA: 01:04
Milan Martic
Para dy ditëve në rrjetet sociale dhe në disa portale kanë qarkulluar disa fotografi kinse babai i Vjosa Osmanit ishte pjesë e Policisë Serbe, por e vërteta është ndryshe.
Ndaj këtyre raportimeve ashpër ka reaguar edhe vet kryetarja e Kuvendit.

Por kush është personi në foto?
Personi në foto është Milan Martiç, President i ashtuquahtur Republika e Krahinës Serbe në Kroaci, nga 1994 deri 1995.
Osmani ka theksuar se ky atakim ka qenë i pritshëm ndaj saj.
“Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani”, ka shkruar ajo.
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1308532/ja-e-verteta-e-fotos-ndash-ky-nuk-eshte-babai-i-vjosa-osmanit-por-serbi-milan-martic-nga-kroacia/
Lidhur me përdorimin dhe shpërndarjen e fotografive të përpunuara, nëpër rrjetet shoqërore pamore të ndryshme nga ana e njerëzve të papërgjeshëm e aspak të ndërgjegjshëm të shtyrë nga smira, urrejtja apo që janë në shërbimin e atyre që e gjuajn gurin po e fshehin dorën e nga të cilët munden me qenë të paguar dhe urdhëruar për të njollosur e shpifur ndaj të gjithë atyre për të cilët mendojnë se në çfardo mënyre ua rrezikojnë postet dhe pozitat që i mbajnë…

Vjosa Osmani qysh se ka filluar të zhvilloj veprimtarinë e saj politike dhe profesionale në institucionet e Republikës së Kosovës, si anëtare e LDK-së në të shkuarën, pastaj themeluese dhe drejtuese e Partisë Guxo, ndërsa tani qe pesë vite është Kryetare e Republikës së Kosovës, është ballafaquar e ballafaqohet me shpifje dhe propogandë nga më të ndryshmet nga opozita dhe qarqe tjera të ndikuara apo kontrolluara nga opozita etj.
Sa ishte anëtare dhe nënkryetare e LDK-së vite me rradhë, përmes shpifjeve, thash e themeve, kurtheve dhe ndërskamcave nga më të ndryshme jashta çdo parimi e rregulli njerëzor, është përfolur herë tinez e pas shpinës e herë haptas me kërcënime dhe masa linçuese e përjashtuese nga disa bashkë partiakë e gazetarë të përgazët e që profesionin e pa shpallur publikisht e kanë shpifjen , pa lënë anash edhe udhëhqës e përgjegjës të LDK-së.
Tash e pesë vite që ushtron detyrën e kryetarës së Kosovës, vazhdojn me shpfje tjera, siç e kanë zanat, me ngjtije (montime)shkrimi në një fotografi ku janë dy serbë me uniform policie serbe, se gjëja njëri prej tyre është babai i Vjosës dhe nën te fotografia e Vjosës me dorën e ngritur në shenjë përshëndetjeje me tre gishta siç zakonisht përshëndesin çetnikët serb, të cilët jetësoin plane dhe programe te caktuar ku me dhunë si Ushtri e polici kanë hequr Kushtetuten e KSA-së, kanë kryer krime e shfarosje nga më të ndryshmet ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sipas porosive dhe qëllimeve të synuara kanë filluar shpërndarjen e fotografisë me qëllime e synime të njejta tue shfrytzue rrjedhatë politike të pa pjekura *infantile* kundër veprimeve të Gjykatës që vet Kuvendi i Kosovës e ka miratuar me shumicë e votave të kurvendarëve, se gjija është kundër UÇK-së dhe çlirimtarëve.
Në vijim disa të dhëna për babën e kryetarës së Kosovës Vjosa Osmanit – Raif Osmanin, shokun tim të klasës e bangësnë vitin e parë dhe shok për katër vite në Gjimnazin aso kohe “Silvira Tomazini” në Mitrovicë e deri në ditët e sotme.

Foto e vitit 1963 Nga e majta në të djathtë Raif Osmani në mes Esat Aliu dhe Abas Fejzullahi
Disa të dhëna të shkurtëra për RAIF OSMANIN
Raif Osmani si Gjimnazist gjat viti 1965 & Tani me Vjosën në vitin 2020
Foto e vitit 1964 me kujdestarin e klasës Prof. Bedri Deda
Raif Osmani në rendin e fundit i pesti me rradhë nga e majta në të djathtë
Pas diplomimit në Gjimnaz, punësimi ka qenë i leht si kuadër. Sepse Gjimnazi kishte dy drejtime: Ate të shkencave natyrore dhe gjuhësore. Gjimnazi kishte kritere në cilësim e vlerësim të njohurive. Andaj ishte njëra ndër shkollat e mesme ku pa provim pranues mund të regjistroheshin kudo për të studiuar në Universitete në Jugosllavi aso kohe.
Unë vazhdova mësimet në SHLP në Prizren, dhe u punësova në arsim si mësimdhënës.
Raif Osmani u punsua në Mitrovicë në Mbrojtjen popullore aso kohe si kuadër, referent, ku kishte mundësi që shokët që kishte besim t‘i dërgonte në Akademitë e ndryshme Ushtarake për t‘u përgatitur si oficer rezervë dhe aktiv, në drejtime të ndryshme të gjinive ushtarake në APJ aso kohe.
Hashim Shala *kusheri i dajës tim, ka qenë punëtor i vjeter në Mbrojtjen Popullore aso kohe ku bashkë me Raif Osmani mua më dërguan në Bileç si kadet në drejtimin e këmsorisë që ishte-Akademi në Jugosllavi, për përgatitjen e oficerve rezervë dhe aktiv sipas vetpërcaktimit dhe suksesit të treguar aso kohe në Jugosllavi.
Me që në vitin 1968 ndodhen kundërshtimet (Demostratat) ku kërkohej Kosova Republikë, unë para se me shkuar në shërbim ushtarak u përjashtova nga arsimi aso kohe dhe isha i dënuar për kundërvajtje me burg. Hashim Shala që ka qenë kusheri I dajve të mi dhe Raifi Osmani shokë i shkollës së mesme, më dërgojn në Akademin ushtarake në Bileç për oficer ku në tog isha i vetmi shqiptarë. Për këtë më vonë ka pasur kërcënime dhe rreziqe për të humbur vendin e punës, ndërsa unë jam kërcënuar edhe me gjyq ushtarak nga eprori im Gjorgje Dineski etj.!
Pra për të gjithë ata që shpifin e propogandojnë kundër Raif Osmanit si shpirtzi që janë, ua bëjë me dije se Raif Osmani qysh në vitin 1968 ka qenë i përcaktuar për Kosovën Republikë, por edhe si nxënës të Gjimnazit që ishim aso kohe lexonim literatur të ndaluar nga regjimi , pra më shumë se 50 vite që njihem dhe jemi shokë me Rafin ai ka qenë atdhetar i përkushtuar dhe shumë i interesuar që shqiptarët të shkollohen dhe aftsohen si oficer ushtarak, sepse ai e dinte se një ditë do t’ i duhen Kosovës oficer të përgatitur profesionalisht lidhur me këtë për të shkruar në hollësi del një histori në vete për aq sa unë kam të dhëna e dëshmi.
Në vendin e punës ku Raifi ka punuar në Mbrojtjen Popullore në Mitrovicë dhe njohurit e tija për organizimin dhe Mrojtjen Teritoriale, sidomos pas ngjarjeve të vitit 1981 situata sa vinte e vështërsohej në të gjitha drejtimet sidomos në përcjellje të veprimtarëve kudo e sidomos aty ku punonte Raifi.
Në fillimin e Pranverës së viti 1989, në Kosovë u bënë shumë kundërshtime(demostrata) lidhur me pezullimin e Kushtetutës së KSAK, ndodhen plagosje, burgosje, Izolime, keqtrajtime dhe vrasje kudo në Kosovë dhe largime nga puna fillimisht e të gjithë atyre që ishin halë në syrin e pushtetit aso kohe.
Pas largimit nga puna në vitin 1989 Raif Osmani ishte në rrjedha të zhvillimeve të ngjarjeve dhe pas Shpalljes së Kosovës Republikë më 7 Frytor(Shtator) 1990 në Kaçanik si dhe Miratimit të Kushtutës nga Kuvendarët e Kuvendit të KSAK që ndryshe njihet edhe si Kushtetuta e Kaçanikut, menjëher në vitin 1991 u themelua MMRK (Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës) dhe filloj organizimi territorial sipas komunave në tërë territorin e Kosovës. Organizimet filluan me dijen e Kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit. Kishte Komuna që filluan ta zbatonin Kushtetuten e Kosovës të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut si në organizimin administrativ komunal dhe ate organizativ ushtarak, ku dhe kryheshin aksione të mirë organizuara guerile dhe të kontrolluara.
Si dëshmi kemi shembullin konkret të Heroit të Kosovës e Kombit Sali Çekaj që i pari në Komunen e Deçanit jetësoi veprimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në administratë dhe organizimin e veprime ushtarake në kryerjen e aksioneve guerile mirë të organizuara, sipas udhëzimeve dhe këshillimeve me nivelin më i lartë institucional të Republikës së Kosovës që pati jehonë të veçantë aso kohe dhe me rastin e Shpalljes Hero të Salih Çekajt patë dëshmuar edhe vet kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Por edhe aso kohe shpifësit dhe shpirtëzit si këta tani bënin dëme me propogandën e tyre tue ja përshkruajtur vetes aksionet me afishe e komunikata, që s’ i kishin kryer fare…!
Në këtë Organizim të Ministrisë së Mbrojtjesë për Mitrovicë ishte edhe Raif Osmani përgjegjës në detyrën e tij i cili u burgos nga regjimi serb dhe u keqtrajtuar në mënyrën më çnjerëzore, ndërsa sot dalin shpifin e shkruajn disa horra e morra, kundër Raif Osmanit një atdhetari të përkushtuar për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës qysh si nxënës në Gjimanazin e Mitrovicës bashkë me shokët e tij.
Në vijim si dëshmi bashkëbisedimi përmes shkrimit me ish nxënësin tim të nderuar Dalip Krasniqin, pyetjet që mi ka parashtruar dhe përgjegjet e mia në origjinal pa ndërhyrje si dhe reagimet e mendimet e të tjerëve në Faqen e Librit- Facebook lidhur me shkrimin sipër:
Ja se çfarë më shkruajti dje (2020-06-07) ish nxënësi im i nderuar Dalip Krasniqi, çfarë më pyeti e çfarë ju përgjegja :
“Abas Fejzullahi Sot më, 2020-06-07 në ora 12 e 35 minuta ish nxënësi im i nderuar Dalip Krasniqi më kishte shkruar në Faqe të Librit-Facebook dhe më kishte parashtruar këtë pyetje në vijim:
12:35 MD
Mesus ni pytje se skam tjeter ke me pyt, ky ne foto eshte vertete baba i Vjollca Osmanit?
U ba lamshe puna ne Kosove e me shqiptar Spo di me njeriu kuj me i besu…
Pas dite po sa e lexova pyetjen e parashtruar menjëherë ja përcjella përgjegjen në ora 2 e 53 minuta (14-53) si në vijim:
I nderuar Dalip, ky në foto nuk është baba i Vjosës. Unë katër vite në gjimnaz e kam pasur shok klase edhe bange në vitin e parë edhe tash takohem rregullisht sa herë që shkoj në vendlindje. Por ky në foto s’është Raifi edhe pse ka ngjajshmëri pakëz.
Unë nuk e di kush e ka postue këtë foto dhe për cilin qëllim?
Si zakonishte mesus shqiptaret e han lloqin per llokum
Flm per informim
Fundi i bashkëbisedimit “
Në ora ora 16.30 vërejta rastsisht reagimin e Vjosa Osmait tek rubrika Aktuale në faqen pamore të gazetës Bota Sot dhe reagimin e plotë të Vjosës e shpërndava, që mund të lexohen reagimet sipër dhe si shtojcë shkurtimisht bëra një reagim të shkurtër si në vijim deri në reagimin e rradhës me të dhëna, dëshmi e fotografi:
Pra:
Është i njejti burim apo bashkëpunim i përpunimit të shpifjeve dhe ngjitjeve të shpifjeve dhe thash e themeve, që më parë ia ndërronin Vjosës babën dhe thonin se është vjaza e Rexhep Osmanit dhe i shpfnin gjëra të pa qena me qëllim që Vjosën ta rëndonin që ajo të largohet vet nga LDK-së, prandaj i njejti qarkë sillet e pshtillet në bashkërëndimin e shpfjeve edhe tash… Qëllimi kryesor i tyre është të shpërndajnë të pa vërtetatë tek ata të cilët binden leht se çfarë lexojnë apo në fotografitë që përgjasojnë apo edhe ngjiten-montohen, për të arrijtur qëllimin e tyre të ulët dhe të ndyrë jo vetëm politikë por edhe jonjerëzorë, sepse kush shërbehet me gjëra të tilla s’ka të bëjë asgjë me njerëzoren…”
Në vijim ja disa nga kundërshtimet dje që ja bashkangjes si plotësim shkrimit :
“Komentet
Skender Morina Kësaj pune i thonë:Më mbaj nënë djalin ti them la….ire sa s’më ka thënë. Segmentet e UDB-së s’kan punë tjetër përpos njollosjeve të ulëta. Kush s’hynë në vallen që pregadisnin dhe orkestrojnë ata është tradhëtar sipas tyre.
Saim Tahiraj Turp të kenë ata të cilët merren me dezinformata të tilla ,kur shumë pjestar të ish Ministrisë së Mbrojtjes e dinë që i nderuari Raif Osmani ka qenë pjestarë i devotshëm i asaj Ministrie ! Lereni më këtë luftë të ndyer politike duke etiketuar familjaret e ndershëm dhe patriot ! Divergjencat dhe mospajtimet politike duhet kaluar ndershmërisht e jo me etiketime të tilla !
Ismet Ibrahimi E gjithe Mitrovica dhe me gjere e din se familja Osmani eshte nder familjet ma te respektuara.Veq udba din me sajue keso shpifje antikombetare antinjrerzore te pa verteta
Skender Morina Abas Fejzullahi i nderuar baca Abas, nxënësit tuaj ja përcjellin kët propagand të pacipë sepse ai vet është veprimtar i çështjes kombëtare dhe bukën dhe pasurin e bën nga puna e ndershme e tij, dhe s’duhët të bije në provokime të atyre që bën milionat në emër të “patriotizmit”.
Abas Fejzullahi i nderuar Skender Morina pikërisht Dalipi ka qenë dhe është një veprimtarë i sinqert i çështjesë kombëtare të pa zgjedhur ende si duhet, andaj edhe ka qenë i shqetsuar me arsye nga këto shpifje …
Skender Morina Abas Fejzullahi e kuptoj prandaj na vërsulën me propagand duke ditur sinqeritetin tonë. Respekti për ju baca Abas dhe nxënësin tuaj.
Vesel Xhaferi Po nuk na vjen qudi se jemi nji popull në mos paq bisht ta vendojn e në paqë do ta presin, hyp se të vrava zdryp se të vrava, nga inati edhe sapunin e han. Këjo ashtë UDB që e kemi edhe në WC e Kosovës.”
Si përfundim:
• Kundërshtimet(Reagimet) e Vjosa Osmanit japin të dhëna të mjaftueshme për burimin e shpifjeve dhe rreziqet e tyre nga mosndëshkimi nga institucionet përgjegjëse të drejtësisë.
• Vegëzat në vijim për lexim japin të dhëna nga shkrimet me kundërshtime-reagime të publikuara deri më 2020-06-08 në ora 22:00
• https://fjala.info/shpifjet-ndaj-vjosa-osmanit-si-lincim/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1306919/haziri-i-del-ne-krah-vjosa-osmanit-ja-cfare-thote-per-ata-qe-po-shpifin-ndaj-kryetares-se-kuvendit/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1306930/a-e-keni-pare-ndonjehere-babain-e-vjosa-osmanit-ja-cili-eshte-ai-pamjet/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1306959/reagon-ashper-isa-mustafa-pas-sulmeve-ndaj-vjosa-osmanit-ndash-i-del-ne-mbrojte-kryetares-se-kuvendit/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1306962/reagon-edhe-bashkeshorti-i-vjosa-osmanit-akuzat-e-renda-ia-drejton-ldk-se/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1307037/edhe-haxhi-avdyli-i-del-ne-krah-vjosa-osmanit-ka-nje-paralajmerim-per-shpifesit/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1306882/reagon-ashper-vjosa-osmani-tregtaret-e-kufijve-po-shpifin-ndaj-babait-tim-do-ti-padis-te-gjithe/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1307443/vjosa-osmani-flet-per-largimin-nga-ldk-komenton-edhe-lajmet-per-babain-ato-shkaktojne-edhe-rrezik-fizik/
• https://www.botasot.info/politika-lajme/1307600/kush-qendron-pas-sulmeve-ndaj-babait-te-vjosa-osmanit/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1307400/vjosa-osmani-i-kunderpergjigjet-isa-mustafes-e-sfidoj-publikisht/
• https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1307154/cfare-po-fshehet-pas-lajmit-te-publikuar-per-babian-e-osmanit/











