VATIKANI BEKTASHI, JO NË TOKËN SHQIPTARE!

0
World Bektashi Center in Tirana, Albania

Gani I. Mehmeti

Vatkani Bektashian është një mollë sherri në përçarjen e kombit shqiptar. Vatikani, i cilit do sekt fetar qoftë, nëse sot bëhet, nesër mund të zhbëhet. Prandaj, më mirë ta lëmë e të rrimë kështu si jemi. Kjo, edhe po të mos u shërbente fare qarqeve tjera shtetërore, mjafton që për një gjë të tillë, deri nesër o pasnesër do të interesohen edhe fetë tjera ta bëjnë.

Le ta dojë secili veten dhe fenë e tij, por duhet respektuar edhe njerëzit dhe fetë tjera. Vetëm kështu, siç ishim deri sot, do mund të jemi kombëtar. Ne kështu do e copëtojmë të përgjithshmen për të krijuar ndasi e armiqësi.

Një gjë të tillë do dinin ta mendonin e ta punonin vetëm armiqt e Kombit dhe të shtetit Shqiptar. Kjo na vie në kohën kur ne përpiqemi të jemi një e të bashkuar. Kjo askujt nuk i shërben më mirë e më shumë se dashakëqinjve tanë.

Prandaj, fuqishëm i themi: Jo, Shtetit të Bektashinjve dhe të askujt tjetër brenda tokave shqiptare.
Këtë «të mirë» nuk do e pranonte as Naim Frashëri, as Samiu e as Abdyli, që ishiun të kësaj feje.

Nuk do donin të përçanin popullin për shkak të fesë. Ata e donin Atdheun, Shqipërinë më shumë se fenë, të cilës i përkitnin. Ata respektonin dhe do të respektonin njësoj të gjitha fetë që do punonin për Shqipërinë, arsimin, shëndetësisnë, shkencën e përparimin.

Ata, më shumë se gjithçka donin NJERINË, sepse :
Në shpirt kam dashurinë
Pa digjem për njerinë !

Me zjarr dua ta djek mushkërinë
Pa të tretem për njerinë

Unë dua njerëzinë
Mirësin’ e urtësinë!

Unë duke përvëluar
Njerëzit i kam ndrituar
Kam qenë mik me njerinë

Andaj i di e më dinë ! – thoshte Naim Frashëri, te FJALËT E QIRIRI.

Naimi nuk vë askë e asgjë më lart se NJERINË. Dhe, vërtet, kur njeriu është njeri, nuk luan rol feja, se i cilës je. Por, kur nuk je njeri, qoftë edhe i fesë që ne i përkasim, e luftojmë.

Prandaj, përse të kemi një Vatikan Bektashi në Tiranë ? Ku mbsein fetë tjera ? E, Shqipëria është e vockël që të bëjë për secilën fe dhe për secilin sekt fetar nga një Vatikan ! Dhe, kështu të copëtuar do e donin armiqt tanë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.