7.1 C
Tirana
E martë, 7 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi UNË IA DI EMRIN dhe PLAGËT E GJALLA

UNË IA DI EMRIN dhe PLAGËT E GJALLA

0
Elife Luzha - libra

Autore:
Elife LUZHA

Shkëlqimin ma pate lakmi
Ndaj hapin ma godite
Me ngjyrë mavi blerimin
E deshe në pikturë
Dikur
Puhizë dashuria
Me vello ëndrrat nusëroi
Me zogun e blerimit
Vallëzova
Me fluturat
Demonit në radhë pre i isha
Te fushë vashërore
Që vetëm unë ia di emrin
Në zemër e ruajta sa kohë
Ti
Demonët radhite
Në vallen e shtrigave nudo
Duke spërkatur tokat e gurta
Me ngjyrë mavi
Unë eca
Drejt ditës nusërore
Vellon e zbukurova
Me kordele paqësore


PLAGËT E GJALLA

Fytyra mumiesh mbajnë udhët
Ujë kroi s’ka as për ilaç
Gjergj Elez Alisë t’ia freskoj plagët

Te logu mbi legjenda
Për sytë e motrës
Nuk e di si
Gjergji me nëntë plagë
Gjallë mbet

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.