24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

TRI TRADHTITË E BASHKIMIT EUROPIAN NDAJ KOSOVËS

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

  1. Bashkimi Europian e tradhtoi Kosovën me formimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë që kishte për destinacion zbulimin dhe dënimin e UÇK për “trafikimin e organeve njerëzore”, të përgatitur nga deputeti europian, Dik Marti.

Qëllimi për çka u krijua kjo Gjykatë, ra ende para se të formohej.
Trafikimi i organeve njerëzore, ishte vetëm një imagjinatë serbe.

Me këtë, del se krejt BE kishte rënë nën gënjeshtrat e Serbisë, për çka, tani nuk po koerrigjohet dhe nuk po kërkon falje ndaj Kosovës  e as dënim për gënjeshtrat e Serbisë.

  1. Duhet të zhvillohet dialogu teknik, tani po del dialog politik e më shumë.

Edhe zhvillimi i dialogut me Serbinë e dëmtoi Kosovën. Serbia nuk është e interesuar të zhvillojë bisedime teknike, sepse ato do të bëheshin mes dy shteteve posa ta njihnin njëra-tjetrën. Serbia është e interesuar ose ta kthejë Kosovën nën sundimin (pushtimin)  e saj, ose të paktën, të marrë veriun e Kosovës, për çka po e ndihmojnë edhe disa shtete të tjera, e në veçanti e kanë ndihmuar në këtë drejtim “ndërmjetësuesit”  e BE, Lajçak, Borell dhe Escobar deri tani, të cilët i vunë masat Kosovës me pa të drejtë.

  1. I vunë masat Kosovës së pafajshme e jo Serbisë së fajshme, dhe tani, kur veriu i Kosovës është i qetë, pse strukturat paralele e kriminale serbe nuk janë aty, sërish nuk ia heqin masat me pretekst të vazhdimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, kur Kosova vazhdimisht, ka qenë për dialog.

Dialogu nuk është në dorën e Kosovës, atë po e mohon Serbia. Ajo ka informuar BE-në se nuk do të zbatojë marrëveshjet as të Brukselit e as të Ohrit të vitit 2023.

Pra, nuk është faji i Kosovës. Faji është tek Serbia, të cilën BE as po kërkon ta disiplinojë e as do të mund ta disiplinojë për t’iu bindur kushteve e kërkesave të Bashkimit Europian, për sanksione ndaj Rusisë.

Tani, pëprkundër disa kërkesave të deputetëve europianë për heqjen e masave ndaj Kosovës, BE heziton t’i heq dhe kërkon nënshkrimin e të gjitha 27 shteteve të BE për heqjen e tyre, kur dihet se disa shtete që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, janë nën ndikimin serb.

Pra, formimi i Gjykatës, Zhvillimi i dialogut nga teknik në politik dhe mosheqja e masava, janë tri tradhtitë e BE, që ia bënë Kosovës.

Më shumë shkrime

1 KOMENT

  1. z. Gani I. Mehmeti!

    “Na mbytën me Europën e Bashkuar! Na mbytën me atë Europë që vazhdimisht e kanë quajtur dhe e quajnë “SHTRIGË E VJETER”! Na mbytën me Europën e Bashkuar që historikisht është dëshmuar se nuk i ka dashtë shqiptarët e bashkuar.”- ka shkruar Mehmet Latifi (1949-2018) – Doajeni i publicistikës dhe gazetarisë shqiptare.
    *
    IMH
    E-mail: ekspertimh@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit