9.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Histori Tom Kuka – “Rrethimi” i Shkodrës nga malazezët

Tom Kuka – “Rrethimi” i Shkodrës nga malazezët

0
Tom Kuka - Rrethimi

Mira Meksi

Sapo mbarova se lexuari romanin me te fundit te Tom Kukes, “Rrethimi”. Me ka tronditur, me ka prere frymen dhe mrekulluar njekohshem me panoramen e gjalle prej ferri dantesk te Shkodres qe lengon nen tmerrin e rrethimit te malazezeve.

Pertej historise, fakteve te saj, pertej kronikave te zeza te kohes, Tom Kuka ia ka dale te pikturoje me fjale si askush llahtarin e shrapneleve, gjyleve, zine e bukes, shkaterrimin, gjakun, plaget, vdekjen, kahsapanen e luftes…

Personazhet e panumert jane skalitur mrekullisht me nje larushi, imtesi dhe perpikmeri befasuese argjendari per et bartur tere peshen e gjemte te Kohes dhe ngjarjeve. Permbi gjithcka spikat, si e dale nga ashta e gjemes, nje “fjale e dhene” nje “bese” e menxyrshme qe meton te vrase jeten vete, te gjymtoje dashurine, te fike te ardhmen…

Një dashuri e penguar ala Romeo e Zhuljete ben perpjekje mbinjerezore per te lulezuar germadhave te pergjakura, nje lulebore i mbijeton brymes se vdekjes… Dashuria triumfon, dielli del perseri dhe lulebora i qeshet natyres.

Nje roman i jashtezakonshem qe nuk duhet lene kurresesi pa lexuar; nje tjeter perle ne vargun e perlte te romaneve te mrekullueshem te Tom Kukes, qe kesaj here te mahnit me bukurine e gegerishtes te qemtuar me mjeshteri nga autori!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.