TI DHE UNË

0
Ari Ukimeri

TI DHE UNË

Njajtë si dje n’andërr t’pashë
Sikur erërat në agoni
N’sytë e tu unë n’dashni rashë
Që përherë m’jep mu lumturi

Njajtë veç ty zemra t’don
Mu n’këtë kohë t’pa durueme
Bashkë me mu shpirti rënkon
Mu n’kto plagè t’pashërueme

Njajtë si lulet e pranverës
Që brohorasin me shumë dashni
Sikur shiu n’mes të verës
Mendjes teme I jep qetësi

Njajtë si dhimbja që mbaroi
T’pres tek porta e lumtunisë
Njajtë si errësira që perfundoi.
Drejtë shtigjeve t’dashurisë

Njajtë si heshtja që ska fuqi
Nuk ka durim as pritja ime
T’kërkoi unë nëpër gjithësi
Je gjithmonë ti mbretëria ime

ARI UKIMERI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.