Shkruan: Florim Zeqa, 11.06.2024
Mosmarrëveshjet ndërmjet krerëve të shtetit dita-ditës po thellohen akoma më shumë.
Përplasja ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës, përkatësisht e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani nuk mund t’i fsheh më askush. Ndarjes dhe çarjes politike mes dy krerëve shtetërorë i ndihmojë jashtëzakonisht shumë zv. kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, z. Donika Gërvalla-Shwarz.
Bashkimi i dy partive majtiste profiliozon skenën politike
Edhe pse nuk dihet arsyeja e vërtetë e mosmarrëveshjes mes krerëve shtetëror, ditëve të fundit është përfolur shumë për mundësinë e koalicionit LVV-PDK, mes partive ekstremisht të majta. Përderisa PDK-ja kamuflon me djathtizmin e saj fallco, LVV nuk e fsheh majtizmin ekstrem dhe origjinën e saj nga LPK-ja majtiste.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla-Shwarz me “guximin” e menagjuar nga Kurti i dërgojë letër vendeve anëtarë të BE-së për anëtarësim në KiE. Ky “guxim i saj shkaktoi përplasjen të madhe mes presidentes dhe kryeministrit, e cila tashmë është duke u rritur si një uragan, që do të shkaktojë përplasje “tektonike” brenda partnerëve qeverisës.
Ndarja mes dy personaliteteve të kundërta është normale, pasi të dytë, Albini dhe Vjosa vijnë nga shkolla të ndryshme politike. Albini i shkollës staliniste, ndërsa Vjosa e shkollës rugoviane, andaj këta dy nuk mund të ecin drejt në të njëjtit binarë.
Presidentja Osmani nëse e vazhdon rrugën rugoviane duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me miqtë tradicional që ndihmuan në çlirimin, shtetformimin dhe shtetndërtimin e shtetit të Kosovës do t’i bënte shërbimin më të mirë vendit dhe qytetarëve.
Por, për fatin tonë të keq, në anën tjetër e kemi kryeministrin Kurti, i cili po vazhdon me lojën përçarëse me orientim kah lindja, duke na i humbur miqtë tradicionalë dhe duke e dërguar vendin drejt izolimit të madh ndërkombëtar.
Për të mirën e vendit dhe qytetarëve, këto dy rrugë duhet të ndahen përfundimisht dhe Vjosa të kthehet në shtëpinë e vet politike (nëse e pranojnë) dhe të vazhdon nga aty rrugëtimin politik që e kishte nisur dekada më parë.
Humbja e aleatëve, e frikshme për të ardhmen e vendit
Mungesa e zhvillimit dhe fuqizimit të vendit në aspektin ekonomik i ka zhgënhyer tejë mase qytetarët e vendit, kurse mos koordinimi i raporteve me ndërkombëtarët ka ndikuar në dobësimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Si pasojë e mos koordinimit me aleatët, shteti i Kosovës ka përfunduar nën sanksione të BE-së. Kurse si pasoj e përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-të, jemi larguar nga vemendja e aleatit më të fuqishëm dhe më strategjik të vendit tonë. Kjo situatë e ka trimëruar tejë mase fqinjin tonë verior, Serbinë, e cila është duke vazhduar e papenguar nga askush me agresionin e saj politik kundër shtetit tonë, siq ishte rasti me pengimin anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Kjo nuk është e keqja e vetme, përveq tjerash, në mungesë të një diplomacie efikase kemi mungesa të njohjeve të reja dhe dobësim të pozicionit politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare, e cila e ka stopuar rrugën e anëtarësimit në BE.
Duket qartë, se hendeku mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk do të kalohet lehtë dhe pa pasoja shkaku i kundërthënjeve ideolgjike. Tashmë Vjosa ka filluar ta kuptojë rreshtimin e gabuar politik për kënaqjen e egos personale katër vite më parë!