Të gjitha regjimet autokratike nacionaliste janë armiqtë e mëdhenj të Evropës

0
Vuçiq - Millosheviq

Skender MULLIQI

Marrezitë serbe janë ne thelbin e historisë së tyre. Këto marrezi i kan ngritur në nivelin e kolektivitetit, dhe asesi që po mëndojnë të lirohen prej tyre. Papërgjegjesitë flagrante ndaj posojave reale të vendimeve politike më logjikë pushtuese, i demonstruan historikisht, e në mënyren më brutale në luftën e viteve të 90-ta, nga Sllobodan Millosheviqi. Lufta në Ukrainë nga ngritur pasionet serbe putiniste të argumentojnë mundësinë që shpëtimtari Putin të hedhë një bombë dhe të djegë botën, ku pas bombës vjen Rendi i Ri dhe epoka serbo-ruse në Evropë. Ky është ilustrimi më i mirë së deri ku kan shkuar marrezitë serbe. Prandaj dehumanizimi i kundërshtarëve është një shoqërues tipik i këtij çrregullimi: kundërshtarët nuk perceptohen si kundërshtarë të thjeshtë politikë, por kundërshtar qenia e të cilëvë duhet të zhbëhët.

Shqiptarët po klasifikohën si “ekzeplararë” të një klase të jo qenieve që duhet të vritën. Serbia dhe serbët po manifestojnë kunder popujve të tjerë në Ballkan të keqën më të madhe njerëzore, mos të thëmë shtazore, me veprimet e tyre. E kan pranuar moti në kokët e tyre logjikën fashiste putiniste e millosheviqiane. Edhe Rusia “nuk po vret qenjët njerëzore”, por po vret” nazistet” thotë Putin. Këto janë marrezi dhe poshterisitë sllavo ortodokse të ngjizuara në thellësin e shpirtit të tyre të prishtë ndaj të gjithë të tjerëve. Dhe, bota demokratike nuk ka se si mos ti urrejë satanët, të cilët në Evropë dhe në Ballkan po e luajnë vallën e djallit. Armiqesia e Rusisë ndaj Perëndimit dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve është rezultat i një refleksi të tillë iracional e infatil.Nuk po dalin këto dy shtete nga spiralja se agresori gjithmonë është humbës.

Politika e bazuar në motive irracionale duhet përkufizim të jetë irracionale. Kostoja e këtyre marrëzive janë iluzionet serbe të bazuara në fitorën e Putinit në Ukrainë janë justifikimi më i keq i mundeshem. Bota demokratike nuk do të lejon të humb luftën nga fanatikët dhe autokratet, se dihet pastaj se me çfarë do të përballën. Presidenti serb tenton ta prezantojë veten si një faktor stabilizues në Ballkan, dhe punon për ndryshim më dhunë të kufijve legjitim të shtetve në rajon. Serbia moti ka rënë në duar të ultranacionalistëve, të cilët nuk po ju shmangën narrativave nacionliste serbomëdha, duke shtyer kombët evropiane dhe ballkanike ne gjakdërdhje si në vitin 1939 dhe ne Ballkan në vitet e 90-ta.

Paqja evropiane varet dhe bazohet në sisteme dhe botëkuptime demokratike, liberale dhe pluraliste. Kjo është arsyeja pse të gjitha regjimet autokratike nacionaliste janë armiqtë e mëdhenj të Evropës. Për sa kohë që kemi sisteme autokratike të mbështetura në logjikën nacionaliste, siguria në Evropë është e rrezikuar. Kur të gjithë kombët përparimtare në Evropë dhe Ballkan po mendojnë dhe po punojnë seriozisht për përgatitjët ushtarake për një konflikt me Putinistet, Serbia në anën tjetër po luan lojën me Putinin për Serbi të Madhe, ne mes të Evropës, dhe po mendojnë se do të mbesin pa u ndëshkuar? Nese ky projekt fashist nuk ju lejua ta realizon Millosheviqit më luftë, zor të jetë e besueshme që Serbia e Vuqiqit të lejohet ta bënë faktike Serbinë e Madhe.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.