Takimi i djeshëm në Gjenevë

0
Nasufoski - takim me arabë

Në Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Gjenevë u mbajt një takim i rëndësishëm pune, ku ishin të ftuar të gjithë ambasadorët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa një vend të veçantë në këtë ngjarje e zuri pjesëmarrja e Ambasadorit Avni Nasufoski, i cili me këtë rast zhvilloi bisedime të drejtpërdrejta me Ambasadorin e Arabisë Saudite pranë OKB-së.

Takimi u organizua me nismën dhe ftesën e Ambasadës së Arabisë Saudite, e cila përveç pjesës zyrtare të diskutimeve kishte përgatitur edhe një program kulturor, duke i dhënë kështu dimension më të gjerë diplomatik dhe kulturor kësaj ngjarjeje.

Gjatë diskutimeve, Ambasadori Nasufoski vlerësoi gatishmërinë e ambasadorëve pjesëmarrës për të avancuar projektet ekonomike dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të përfaqësuara, me synim zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike në një nivel më të lartë. Nga ana e tij, Ambasadori i Arabisë Saudite shprehu kënaqësinë për fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm në fusha të shumta ekonomike, duke përmendur posaçërisht mundësitë për projekte të përbashkëta edhe në kuadër të Unionit Afrikan, ndërsa Ambasadori Nasufoski informoi homologun e tij mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë e avancuar, sidomos në sektorët që lidhen me mbrojtjen e ambientit dhe sigurimin e ujit të pijshëm, duke theksuar se këto arritje përfaqësojnë një potencial të madh për partneritete ndërkombëtare.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke hedhur bazat për partneritete të reja dhe më të gjera në të ardhmen, ndërsa në përmbyllje u theksua se ngjarje të tilla me karakter pune dhe projekte ekonomike do të vazhdojnë edhe në periudhat e ardhshme, duke përfshirë gjithashtu vizita zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite nga Ambasadori Avni Nasufoski. (S. Sadiku)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.