T Ë . Z J A R R Ë S H M I T

0
Atdhe Geci

Në kohët e fundit poezia po më ndihmon të jetoj
nuk rrezikoj të jem i dehur e as i trishtuar, jeta
e shkrimtarit të sotëm është krijim dhe veprim
jam në ecje jo aq sa do koha dhe e ardhmja jonë.
Poeti është pjesë e ndeshjeve të përgjithshme
jetën unë s´e shikoj me shikim të mplakur, e as
idetë mendore të nevojshme për këtë lloj të artit,
shkrimtari krijon aq sa i jep muza dhe dhuntia.
I shkrova këta vargje për ata lexues të poezisë
që e ndjejnë të bukurën e dashurisë në libra dhe
për ata që e duan letërsinë dhe shprehjen poetike.
Talenti dhe liria e shprehur në poezi janë tejet të
rëndësishme, në misionin e shenjtë të poetëve
udha për të mbledhë më tepër ide mendore dhe
imagjinatë të njerëzve të shquar është vijimësi,
shumë të vërteta në brendësinë e shpirtit poetik
janë mbytë dhe përmbytë nga dallgët e pafund
të jetës, më thotë miku im shkrimtar dhe artist.
Kohën nuk e ndalin as luftërat dhe as dhimbja
nga fqinjët kemi goditje të rënda ndaj së vërtetës
me çaste ne kemi mungesë të zgjimit të kujtesës
shqipe, liri e atdheut s´guxon të merret në pyetje.
Kënga zogjve herak është tejet e butë e skofiare
për të vu ide mendimi të kohës që po jetojmë
këngët e natës vazhdojnë të jenë më të forta se
këngët e zjarrta të ditës. Idetë në poezi janë kahe
dhe krijim. Arti i jetës që më ndihmon të shkruaj
nuk shihet nga jashtë por ai vepron së brendshmi
në moshë 75 vjeç poezia po më ndihmon të jetoj!…

Atdhe GeciDortmund, 08.11.2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.