SPIUNË QË SOT S’I VRET ASKUSH NË FOLTORE

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Rrahman Morina ka qenë spiun shqiptar publik përrmejdani, me pagë jugosllave komuniste. Edhe, me rrogë të Kosovës, dhe Serbisë. Pagesa marramendëse të shpenzimeve materiale dhe udhëtimeve politike si spiun “besnik” hoteleve, edhe nëpër botë. E ka ditur e gjithë Kosova si spiun. Jugosllavia. Edhe, atë: në kohën e pushtimit të Kosovës nga Millosheviçi. Por, askush deri më Sot, nuk e zbuloi se, i kujt shteti ishte spiun: Jugosllavisë, Serbisë, Shqipërisë?! Apo, Kosovës?!

Dhe, cili është Sot, spiuni shqiptar?! Edhe, pse si Dje dhe Sot: shqiptarët, kanë pasur spiunë me thasë, edhe për eksportime matanë kufinjëve politik nëpër botë. Dihet, edhe pa pare nëpër partitë politike “patriotike” shqiptare. Edhe, pse: Ende, nuk e kemi një Shtet Shqiptar Etnik.

Mu si Dje, në sistemin komunist jugosllav. Shtetin Shqiptar, e kanë shitur shqiptarët, vëllai për pak para e ka shitur vëllain. Dhe, veten: edhe për një revole, pak para. Post, të partive politike shqiptare në qeveri: ministër, zv/ministër, drejtor partiak… Ose, tenderë familjarë, në emër të popullit shqipitarë rrugëve të partive politike shqiptare për Ditën e Nesërme.

Nuk e kam njohur Gruan e Rrahman Morinës në “Bozhur”, përveçse si valltare: një bjonde simpatike, që asaj kohe në reastorantin e Hotelit “Bozhur” në Kosovë, gjatë viteve të studimeve para viteve tetëdhjeta në Universitetin e Prishtinës, sistemin komunist jugosllav e hiqte vallen me këngën popullore shqiptare “Elbasan i bukur Elbasan” nga një këngëtare shqiptare Ajsha. E, ne si studentë të asaj kohe: Unë, Gani Azemi dhe  Azis Purellku pinim shampanjë me akull në një kusi mbi tavolinë. Dhe, në fund si studentë i vidhnim bokallat e verës për në banesë.

Edhe, pse: kamarierët na i shihnin vegët e atyre Dy shtamave me verë jashtë xhepave përmejdani të gunave zeza e të teksasit deri në fund të këmbëve, nuk na bënin zë. I mbyllnin sytë. Ose, të na lajmërojnë si hajdutë te shefat e tyre të Hotelit. Herë pas here, edhe kur zbrisnim në podrum Jetës Nate me rokenroll deri në Agim me grupet e këngëtarëve botërorë. Aqmëpk, që Rrahman Moriniën, kurrë asaj kohe të studimeve, nuk e takova përsëgjalli në Kosovë. Mos, dhashtë Zoti në ndonjë “bisedë” informative.

Prandaj, edhe pas vrasjes tij të dyshimtë në foltore para kamerave televizive në Beograd, lindë një pikëpyetje e madhe. Edhe, pikëçuditëse, Sotekësajdite?! E vranë për t’i fshirë gjurmët shoveniste të politikës serbomadhe antishqiptare. Ose, për ta shpallur “hero” Rrahman Morinën?! Kosova, ende nuk e ka shpallur hero Rahman Morinën. Dëshmitë historike të spiunazhit jugosllav, që i vetmi shqiptar i mori me vete mbi shpinë në varr. Apo?! Ende janë gjallë.

Shkaku, se: edhe pse, Kosova asaj kohe ishte Krahinë Autonome, ishte Republikë Shqiptaree Kosovës. Vetëm ai, si spiun shqiptar e dinte me shekuj rrugëtimin e “Serbisë Madhe”. Dhe, politika serbe u trembë nga zbulimi informatave tij të spiunazhit, në Jugosllavi. “Armiqtë e shtetit të përbashkët” për të varrosur politikën antishqiptare të sistemit komunist jugosllav.

Politikë serbomadhe shoveniste, e cila nisi me demonstratat e studentëve në Prishtinë (1981), dhe përfundoi me Kryengritjen shqiptare të UҪK –ës në vitet 1998 – 1999, në Kosovë. Dhe, pak më vonë, edhe në IRJ të Maqedonisë në vitin 2001. Sot, Maqedonia e Veriut. Shpalljen e pavarsisë të Republikës Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Spiuni Rrahman Morina, po të ishte Sot gjallë, vërtetë do të na rrëfente me dëshmi shumë ngjarje historike – politike shqiptare për sistemin komunist ish jugosllav. Edhe, Kosovën si Republikë e pavarur, Ditën e Nesërme. E vrau Serbia, apo shqiptarët?!

Pikëpyetja?! Po, mjerisht. Edhe, Sotekësajdite: shqiptarët, ende i kanë gjallë Rrahman Morinat. Edhe, spiunët jugosllavë nëpër partitë politike shqiptare. Mvaret, në cilin krahë politik: të shqiptarëve, apo armikut historik shekullor. Pamarrë parasysh, të kujt janë spiunë: SHIK -ut, KKB -ës, apo CIA -s. Pakrëndësi, ka kjo luftë shekullore historike e shqiptarëve për Shtet Shqiptar. E rëndësishmja janë:  Betejat historike me shekuj për Liri. Shtet, Etnik Shqiptar.

Fatkeqësisht, spiunët e sotshëm janë nën nivelin profesional të Rrahman Morinës të strukur si spiunë ende nëpër parti politike shqiptare. Që, ende e marrin nëpër këmbë popullin shqiptar edhe Sotekësajdite me “fitore madhore politike historike”.

Spiunë të rrezikshëm! Që, Sotpërsot: nuk i vret askush në foltore…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.