Sizifi shiptar

0

Sot 13 vjet nga ikja e kësaj bote e aktorit më famë botërore Bekim Fehmiut. Njerëzit e mëdhenjë nuk vdesin kurrë.

Ilir Muharremi - kritik i artit Ilir Muharremi, kritik i artit

Shpirti i tij i heshtur brenda mbretërisë së zhurmshme bëri bujë në brigjet globale të thellësisë së artit të aktrimit. Atë që e ndjente veçanërisht ulërimin e zemrës së tij, e veproj mbas forcës së talentit duke e zëvendësuar me punë. Ishte Sizif i dobishëm me djersën e tij personale ngjiste papushim shkëmbin e orfeut të aktrimit në majë të famës. Trupi i tij plot forcë, energji nuk e ndjente tendosjen. “Qëllimi im ka qenë që t’i tregoj botës se edhe një shqiptar i vogël mund të jetë njeri i mirë dhe punëtor i mirë. Mirëpo këtë nuk e kam marrë në mënyrë fantastike e të krenohem tash se kush e di çfarë bëra, jo.

Qëllimi im ka qenë ta bind dikë se mund të ecim ne përpara, të zhvillohemi dhe t’i japim kontribut shoqërisë”, thoshte Bekim Fehmiu. Bekimin e shohë si Sizifin i cili përpiqet të ngritë një gurë të madh, fytyrën e ngërdheshur, faqen e mbështetur te guri, një shpatull nën gurin me baltë rrëshqitëse, një këmbë që e mbanë, dy duar që e mbërthejnë, sigurinë plotësisht njerëzore të dy duarve me forcën e mendjes dhe estetikën e tij plastike.

Pamje plot stil, zë të thellë e të fuqishëm, shikim bindës ngë një hapësirë me qiell të thellë plot ngjyra si një muzg ngjyror vere, qëllimi arrihet. Bekimi-Sizifi arritjen për famë e ndjente te fuqia e gurit sepse guri i tij rrokullisej drejt botës së poshtme nga ku duhet të ngrihet përsëri.

Ai zbretë në fushëbetejë. Mesiguri që gjatë pauzës Bekimi çlodhej por kur arrinte te guri ai bëhej gurë vet. Ky vullnet, kjo luftë shpirtërore sepse Shqiptarët nuk trajtoheshin mirë në Beograd, i dijmë dallimet nacionaliste nga serbët. “Kur për herë të parë erdha në Beograd nga Prizreni, njëra nga detyrat e mia ka qenë ta luftoj famën e cila akoma kishte mbetur nga e kaluara tek disa njerëz, se shqiptari mund të jetë vetëm ‘shqiptar’ hamall i qymyrit, pastrues, se as mund të jetë edhe aktor akademik.

Duke shkuar në botën e jashtme, kam dashur ta kundërshtoj famën mbi Jugosllavinë, e cila ka qenë rezultat i anës së propagandës jo qëllimmirë. Kam dashur të tregoj se ne nuk ecim me thika në bel dhe në opinga, porse krejt normal mund të gjendemi edhe në ‘të mirat’ e asaj bote të tyre” thoshte Bekimi.

Bekimi e ndjente orën e ndërgjegjës dhe ishte më i fortë se vet guri i tij. Vuajtjet, pengesat, dallimet, i tejkalonte me punë duke e shtirë qëllimin e tij të brendshëm pra forcën e aktrimit. Nëse e ndjen në zemër aktrimin, punon në këtë qëllim, universi bën komplot edhe yjet do të përkrahin t’i arrish qëllimet.

Zbritja ndonëse jo çdo herë ishte me vullnet tek guri, bëhej edhe me dhembje. Bekimi në kokë nguliste pamjen e qëllimeve globale të artit të aktrimit, kjo forcë, ky mund , kjo thirrje për lumturi ishte e rëndë, por trishtimi nuk i shfaqej në zemër. Bekimi u bë shkëmb, e hiri i tij lundon në lumbardhin e Prizrenit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.