Besnik Fishta
“Filatelia sportive e ngriti sportin përtej fushave
të lojës, duke e bërë atë pjesë të trashëgimisë
së shkruar dhe të vizatuar të një vendi”
Tradita e filatelisë sportive në Evropë nisi në fillim të shekullit XX, kur shumë shtete evropiane filluan të lëshojnë pullat e para të dedikuara Lojërave Olimpike dhe garave të rëndësishme kombëtare. Sporti u shndërrua shpejt në një tematikë tërheqëse për koleksionistët, sepse pulla postare ofronte një mënyrë të menjëhershme për të dokumentuar vlerat, arritjet dhe simbolikën e kulturës sportive. Lojërat Olimpike Moderne, të inauguruara në Athinë më 1896, përbënin një nga rastet më të hershme ku sporti filloj te pasqyrohet në filateli. Gjatë dekadave të para të shekullit XX, shumë shtete evropiane, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Italinë, emetuan seri të posaçme për të nderuar sportet olimpike, atletët përfaqësues dhe ngjarjet ndërkombëtare të profilit të lartë.
Ndër shembujt më të njohur përmenden pullat gjermane të Lojërave Olimpike të Berlinit të vitit 1936, si edhe emisione kushtuar kampionateve kryesore të futbollit apo sporteve dimërore. Zgjerimi i lëvizjes olimpike dhe rritja e rolit shoqëror të sportit në Evropë ndikuan që tematika sportive të shndërrohej në një ndër më të preferuarat për administratat postare. Futbolli, gjimnastika, atletika, skiimi dhe sportet kolektive ishin ndër disiplinat e para që gjetën vend në pullat postare si simbole të identitetit kombëtar dhe të kulturës sportive të shteteve përkatëse. Në Shqipëri, kjo traditë nisi më 1946, me emetimin e pullave kushtuar Lojërave Ballkanike, duke hapur një kapitull të ri në historinë e filatelisë sportive shqiptare. Ky drejtim do të konsolidohej dhe zgjerohej gjatë dekadave të mëvonshme. Kosova, si një administratë e re filatelike e shekullit XXI, ka shfrytëzuar me efektivitet përvojat pozitive evropiane dhe botërore.
Kjo qasje ka bërë që tematika sportive të zërë një vend të rëndësishëm në filatelinë kosovare, duke u bërë një ndër fushat më të vlerësuara dhe më të kërkuara nga koleksionistët ndërkombëtarë. Një faktor i rëndësishëm në këtë zhvillim është edhe integrimi gradual i Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sportit: pjesëmarrja në gara botërore, pranimi ne federatat e organizatave globale, dhe prezantimi dinjitoz i simboleve shtetërore në arenën sportive ndërkombëtare. Këto arritje pasqyrohen natyrshëm në pullat postare, të cilat funksionojnë si dokumente autentike të rrugëtimit sportiv të shtetit të Kosovës. Sporti, si një veprimtari thellësisht pozitive me funksione edukative, shëndetësore, sociale dhe motivuese, ofron një bazë të shëndoshë për transmetimin e mesazheve madhore përmes filatelisë. Për këtë arsye, pullat sportive ngjallin ndjenja krenarie, frymëzojnë brezat e rinj dhe kontribuojnë në ndërtimin e imazhit modern e dinamik të vendit.
Do te trajtojme me poshte emisionet e pullave me tematike sportin ne filateline e Kosoves, te cilat per hir te vertetes jane ne nje numer jo te paket ne kete interval relativisht te shkurter kohor te historikut filatelik te Kosoves.
Fig.1
Ne fig.1 janë tre pulla postare te vitit 2007, me tematikë sportive, dhe secila paraqet një aspekt të ndryshëm të sportit dhe aktivitetit fizik. Pullë majtas duket e fokusuar te sporti për të gjithë dhe me përfshirje sociale. Elementet kryesore jane: imazh top futbolli, top basketbolli, figura mashkullore dhe femërore dhe simboli i personave me aftësi të kufizuara (karrige me rrota). Pulla percjell mesazhin qe sporti është universal për të gjithë, pavarësisht gjinisë, moshës apo aftësive fizike, duke theksuar rëndësinë e integrimit nëpërmjet sportit. Pullë ne qender tregon dy sportistë në dyluftim mundje apo xhudo si sporte luftarake,qe dallohen nga shprehje e forcës, teknikës dhe garës së ndershme. Pulla e trete nje teresi simbplesh sportive si futboll, basketboll, tenis, volejboll, not, ski, akrobaci, sporte me top, sporte dimërore, sporte me aftësi të kufizuara dhe të tjera, dmth tregon gamën e gjerë të disiplinave që përfaqësojnë kulturën sportive.
Fig.2
Ne fig.2, imazhet paraqesin dy pulla të Kosovës, të lidhura me Kampionatin Botëror të Futbollit “Afrika e Jugut 2010”. Pulla e parë majtas jepet logo e FFK-së (Federata e Futbollit e Kosovës), silueta e Kosovës, dhe forma e kontinentit të Afrikës me flamurin e Afrikës së Jugut. Pulla e dytë po ashtu ka hartën e Kosovës dhe logon e FFK-së. Harta e Afrikës është ngjyrosur ndryshe, me fushë futbolli në pjesën e sipërme.
Fig.3
Ne fig.3 imazhi përmban dy pulla postare të Republikës së Kosovës, të vitit 2012, kushtuar sportistes së xhudos Majlinda Kelmendi dhe pjesëmarrjes së saj në Lojërat Olimpike “LONDON 2012”. Pulla e majtë ka një kompozim artistik me një sfond perëndimi dielli duke paraqitur një figurë xhudistesh në pozicion statik. Pulla e djathtë paraqitet Majlinda Kelmendi duke festuar një fitore, me duart lart dhe një fytyrë ekspresive triumfi. Mbishkrimi zyrtar është: “Majlinda Kelmendi në Olimpiadë 2012”
Fig.4
Ne fig.4 te vitit 2014, imazhet kanë temë alpinizmin dhe ngjitjen malore. Pulla e majtë paraqet tre alpinistë duke u ngjitur në një shpat mali.Personat janë të paraqitur si silueta të errëta, çka i jep imazhit efekt dramatik dhe simbolik. Kjo pullë simbolizon forcën kolektive, përpjekjen e përbashkët dhe sfidën e ngjitjes së maleve, një metaforë për progresin dhe bashkëpunimin. Pulla e djathtë me një foto të një mali të mbuluar me borë. Brenda kornizës së pullës shfaqet një alpinist i vetëm, që po ngjitet vertikalisht në shkëmb. Kjo pullë paraqet sfidën individuale, guximin, vendosmërinë dhe përballjen personale me natyrën. Në mënyrë figurative, përfaqëson shpirtin e aventurës dhe individualizmin brenda sportit të alpinizmit.
Fig.5
Ne fig.5, imazhi paraqet dy pulla postare të Kosovës, të publikuara në vitin 2016, të cilat shënojnë dy momente historike për sportin kosovar, pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Të dyja pullat kanë dizajn të ngjashëm, ngjyra dominuese është blu, duke përfaqësuar flamurin e Kosovës, dhe përfshijnë simbolet zyrtare të organizatave ndërkombëtare të futbollit. Pulla e majtë, “Kosovo in UEFA”, përmban logon e UEFA-s, bashkë me stemën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Në sfond shihet një harte e Evropës, duke simbolizuar hyrjen e Kosovës në strukturat evropiane të futbollit, njohjen ndërkombëtare, rol të barabartë në arenën sportive të Evropës. Pulla e djathtë, “Kosovo in FIFA” përmban logon e FIFA-s, bashkë me stemën e FFK-së. Pulla tregon pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe botërore të futbollit, njohjen zyrtare në nivel global, hapjen e dyerve për garat ndërkombëtare, eliminatoret, turnetë botërorë etj.
Fig. 6
Ne fig.6 te vitit te vitit 2016 me teme “Lojrat Olimpike Rio De Janerio”, nepermjet tre pullave postare të Kosovës, të publikuara me rastin e ketyre lojrave ku Kosova mori pjesë për herë të parë si shtet i pavarur nën flamurin e saj. Seria e pullave ka dizajn dinamik, ngjyra sportive dhe simbolika kombëtare. Ne pullen e pare shfaqet flamuri i Kosovës i valëzuar,në kënd shfaqet logoja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Pulla e dytë ne qendër paraqitet një atlet vrapues, ne levizje dinamike, duke simbolizuar energji dhe garë. Pulla e tretë paraqet një sportist me sfond blu e të bardhë, që lidhen me flamurin e Kosovës. Këto pulla janë edhe dokument historik i momenteve të para olimpike të Kosovës, duke pasur vlerë të madhe filatelike dhe kulturore.
Fig.7
Në fig.7 paraqitet një pullë postare e Kosovës, e dedikuar për “Kampionatin Individual Evropian të Shahut – Gjakova 2016”. Elementet kryesore të pullës jane figura e Mbretëreshës dhe Kullës, që simbolizojnë lojën e shahut, dhe fusha e shahut me ngjyra bardh-e-zi. Në bllokun filatelik nga e djathta shihet kompozimi i 2 pullave, bashkë me ilustrime të qytetit të Gjakovës (urë dhe kullë).Ky emision ka interes për koleksionistet, ne temat e sportit apo shahut ne vecanti.
Fig.8
Ne fig.8 emisioni i vitit 2018 i filatelise Kosovës, kushtuar figurës së Fadil Vokrrit, një prej personaliteteve më të rëndësishëm të futbollit në Kosovë (legjendë e KF Prishtina dhe president i FFK). Pulla postare shfaq portretin e F.Vokrrit, duke e nderuar si një prej figurave kyçe që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe njohjen e tij ndërkombëtare. Përmes kombinimit të portretit, simbolikës së FIFA-s dhe elementeve shtetërore, theksohet rëndësia historike dhe sportive e këtij personaliteti për vendin.
Fig.9
Ne fig.9 të tre pullat e emisionit i përkasin Kosovës, ne tematiken sportive, kushtuar “Kampionatit Botëror të Futbollit 2018”. Në pullen e pare ne sfond shihet qartë trofeu i Kupës së Botës, me tonet gri–argjend. Përpara paraqiten dy futbollistë në lëvizje dinamike, me silueta duke shprehur shpejtësinë dhe aksionin sportiv. Pulla e dyte me sfondin e kaltër krijon atmosferë sportive ku në plan të parë është një portier në hedhje drejt topit, moment ky vendimtar i lojës.Topi i futbollit është i paraqitur me permasa te medha, duke theksuar objektin kryesor të futbollit. Ne pullen e trete futbollisti është paraqitur duke shprehur force, vendosmëri ne kulmin e aksionit.
Fig.10
Ne fig.10 tregohet imazhi i nje emisioni filatelik të Kosovës kushtuar “Kampionatit Botëror të Basketbollit FIBA 2019 – Kinë”. Pulla e parë ka një sfond të errët blu me elemente të rrumbullta dhe gjeometrike, që i referohen topit të basketbollit dhe strukturës së tij. Topi është elementi kryesor, duke e vendosur në qendër të vëmendjes. Pulla e dytë paraqet figuren e një basketbollisti në kërcim. Pulla është një homage ndaj basketbollit kosovar, duke e paraqitur sportin si një forcë të gjallë kulturore dhe shoqërore në vend. Ajo synon te promovojë sukseset e basketbollit, te nxisë interesin e të rinjve për sportin, te reflektojë identitetin modern të Kosovës përmes filatelisë sportive.
Fig.11
Ne fig.11 eshte pulla postare me teme “20 Vjetori i Gjysmë Maratonës – Prishtina 2020”. Ngjarja është një prej nga me masivet sportive në Kosovë dhe ka një rol të madh në promovimin e vrapimit per shendetin e njeriut. Duke qenë ndërkombëtare, ajo është një mundësi për sportistë lokalë të maten me garues ndërkombëtarë, dhe për qytetin të tërheqë vëmendje sportive. Edhe nga ana ekonomike, eventet sportive si kjo nxisin turizmin sportiv dhe aktivitetin ekonomik në Prishtinë. Tek pulla në plan të parë paraqiten vrapues, ku bie ne sy një element shumë domethënës, vrapuesi që shtyn një karrige me rrota, duke theksuar karakterin human të maratonës. Vija e kuqe diagonale paraqet simbolikisht vijën e finishit, duke nënvizuar synimin, dinamikën dhe triumfin personal.
Fig.12
Ne fig.12 emisioni i dedikuar për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Emisioni përbëhet nga dy lloje pullash, të përsëritura në një bllok. Njera paraqet një skenë reale të sportisteve të xhudos në aksion, me pamje dinamike, një arbitër në sfond dhe një sfond me ngjyrë të artë që simbolizon suksesin. Kjo lidhet qartësisht me sportin ku shkelqen Kosova, xhudoja, sporti ku Kosova ka fituar medalje olimpike. Pulla e dyte paraqet dy xhudistë në pozicion hedhjeje. Sfondi është dielli i lindjes, një simbol tipik i Japonisë, që përputhet me vendin mikpritës. Keto pulla përfaqësojnë një moment historik për Kosovën, pasi Olimpiada e Tokios ishte pjesë e prezantimit ndërkombëtar të identitetit sportiv të Kosovës.
Fig.13
Ne fig.13 paraqetet emisioni filatelik i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore “Beijing 2022” me dy pulla dhe nje bllok. Pullat paraqesin sportistet të skive alpine duke zbritur me shpejtësi, dhe ngjyrat blu dhe të bardha simbolizojnë dimrin, akullin dhe lartësinë. Ndersa blloku tregon një pamje më të madhe të skiatores kosovare, në të njëjtin veprim ne zbritje si ne pullën e parë. Sfondi është arena moderne e Pekinit, që lidhet me arkitekturën futuriste të Lojërave Dimërore 2022. Emisioni nenvizon qe pjesëmarrja e Kosovës në Olimpiadën Dimërore eshtennjë arritje e re dhe e rëndësishme.
Fig.14
Ne fig.14 eshte nje emetim kushtuar “Kampionati Evropian i Futbollit 2024”. Ne pullen e pare pamja paraqet dy figura në lëvizje dinamike, njëra në të verdhë dhe tjetra në portokalli, lëvizja është e theksuar, gati akrobatike, duke sugjeruar energji, ritëm dhe bashkëveprim. Ne pullen e dyte në qendër të pullës paraqitet kupa zyrtare e Kampionatit Evropian të Futbollit, e realizuar me një stil modern grafik. Ajo është simboli kryesor i turneut dhe përfaqëson traditën, prestigjin dhe emocionin e futbollit evropian. Rreth trofeut shfaqet një rreth i gjerë flamujsh të shteteve evropiane, të vendosura si një mozaik rrethor. Ky element vizual qe përfaqëson unitetin evropian,, simbolizon pjesëmarrjen e vendeve në turne, jep ndjesinë e një Europe të hapur, dinamike dhe të larmishme.
Fig.15
Ne fig.15 emetimi është një homazh i fuqishëm ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe mishëron energjinë, dinamikën dhe aspiratat e një shteti të ri që kërkon të vendoset denjësisht në hartën globale të sportit. Kompozimi është i ndërtuar mbi tri shtylla: flakën olimpike, atletet dhe ngjyrat. Në të majtë blloku filatelik me figuren e vajzës që mban pishtarin olimpik, përfaqëson jo vetëm traditën e lashtë të olimpizmit, por edhe vazhdimësinë e vlerave humane që lojërat synojnë të përcjellin: paqe, bashkim, garë të ndershme. Qendra e pullës është dinamike dhe e gjallë: dy xhudiste në lëvizje, duket sikur lëvizin,duke dhene simbolin e hyrjes se një shteti të vogël në një arenë ku vlerësohet forca, pasioni dhe talenti i njerëzve.
Pulla e dyte paraqet një xhudiste në mes të lëvizjes, duke simbolizuar forcën, elegancën dhe dinamizmin e sportit që ka sjellë sukseset më të mëdha olimpike për vendin. Figura, e paraqitur në stil ilustrativ me ngjyra të pastra të kaltër dhe të artë, krijon idenë e energjisë së shpërthyer dhe të vendosmërisë së palëkundur.Emisioni ndërthur artin modern me traditën filatelike, duke e shndërruar xhudon, sportin më identifikues të Kosovës, në një ikonë të vogël postare me vlerë identitare.
Fig.16
Ne fig.16 eshte emetimi i fundit ne tematiken e sportit (viti 2025) dhe i kushtohet kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë. E lindur më 10 dhjetor 1995, Distria nisi rrugëtimin e saj sportiv që në moshë të re, duke sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Që nga shpallja kampione bote për U21 në vitin 2015, ajo ka shkëlqyer në turne të rëndësishëm si “Grand Slam” në Paris dhe “European Open” në Sofje.
Në vitin 2021, Distria rrëmbeu medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha, një moment historik për sportin kosovar. Në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, ajo vazhdoi shkëlqimin me medaljen e argjendtë, duke konfirmuar statusin e saj si ikonë e sportit. Imazhi e jep sportisten të veshur me kostum të kaltër të xhudos, me emblemën shtetërore të Kosovës në gjoks, një simbol që ngre menjëherë barrën dhe krenarinë e përfaqësimit kombëtar. Figura e saj shfaqet në qëndrim të qetë, me duart që mbajnë rripin, një gjest që përçon përqendrim, siguri dhe profesionalizëm.
Ne perfundim, theksojme qe “Filatelia sportive” e Kosoves mbetet një fushë e rëndësishme e studimit dhe koleksionimit, duke reflektuar energjinë dhe dinamikën e një vendi të ri, i cili vazhdon të ndërtojë imazhin e tij ndërkombëtar edhe përmes pullës postare.










