17.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (4)

Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (4)

1
Rugova - Demaçi

Sa të këqija i bërën popullit të vet Rugova & Demaçi?!

Pasi doli nga burgu Demaçi a pati rastin t’ia zën vendin Rugovës?!
A ishte Demaçi kategorikisht kundër Konferencës në Rambujé?!
A u arrit Marrëveshja në Rambujé?!

*
A e xjerri historia ”jashtë loje” Rugovën?!
A ishte Rugova vërtetë President apo “President” në thonjëza?!
Dalja me portretin e Rugovës në mitingje, a ishte “lojë e Milosheviqit?!”
Pjesa më madhe e shqiptarëve që Rugovën e quanin President, a ishin “aleate e Serbisë?!” ( Ismail Kadare)
*
Para se të jap shkrimin e mëposhtëm, do të jap këtë mendim, i cili do të jetë prelud e këtij shkrimi:
1.Puna më e vështirë për njeriun është të ndajë të mirën nga e keqëja!
2.E rëndë për njeriun është: të dëgjojë; të sheh, dhe të hesht!
3. Mirëpo, qëndrojnë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën, ato janë: E VËRTETA, LIRIA dhe VYRTYTI.
Lidhur me të vërtetën dhe gënjeshtrën: fol të vërtetën, edhe në qoftë se ajo është në dëmin tend!
Mos gënje, edhe në qoftë se nga ajo gërnjeshtër ké ndonjë dobi!

(a u t o r i)

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Për Rugovën, qyshkur ka pasë mendime të ndryshme. Për fat të keq, historia e nxjerrë ”jashtë loje!?”
A ishin deklaratat e Rugovës në interes – shërbim të Serbisë e kundër popullit të vet?!
A ishin të vërteta fjalët e gazetarës gjermane në gazeten gjermane ”Spiegel!?!
A ishte një ”Ditar” për tragjeditë që ndodhen në shtëpinë e Rugovës ?!
Po të analizohej ai ”Ditar” a del krejtësisht i pafavorshëm për Rugovën?!

A ishte ”ëndërr” e Rugovës të kishte një dëshmitar për atë tragjedi që e gjeti në shtëpinë e tij, e ta dërgonte permes tij një mesazh…?!
A e pat Rugova në shtëpinë e tij një gazetare gjermane, të maskuar me shami në kokë si grua shqiptare, si ”kushërira” e tij, e cila ishte në shtëpinë e tij për një javë dhe për çdo ditë shkruante ”diçka” në bllokun e saj?!
Kur ajo doli nga shtëpia – iku për në Gjermani, a i dha Rugova ndonjë mesazh?!
Çfarë reportazhi dha ajo në gazeten gjermane “Spiegel”, krejtësisht ishte në disfavor të Rugovës?!
A e ”dogji”, sakrifikoj dhe diskreditoi Mililosheviqi këtë njeri dhe a ia doli që ta ndaj popullin e tij në dysh: pjesa më e madhe, që Rugovën e quanin President, ishte ”aleate” e Serbisë, sepse ishin kundër intervenimit të NATO-s…?!

Po Demaçi?!

Cilat ishin mëkatet e Demaçit, që s’duhet për t’ia falur populli i vet?!
A kishte Demaçi ndjeshmëri ndaj popullit (të vet) shqiptar?!
Apo populli e konsideronte Demaçin si të «matufosur” pas shumë viteve të kaluara nëpër burgjet e Serbisë?!
Çka shkroi Demaçi në ”Librin e Vet Mohimit?!*1)
Pjesën e fundit, 1/3 -tën e Librit, a e shkroi Demaçi në gjuhën serbishte dhe pse?!
A konsderohej ky libër si ”hymni i nënshtrimit” dhe pse?
A ”ëndërronte” Demaçi” se me këtë libër do të merrte Çmimin ”NOBÊL” për paqe, dhe a u vu Demaçi në rivalitet me Rugovën së cili do të ishte më pacifist, më i nënshtruar?!
Pse Demaçi u shndërrua në ”Skyfter” që kapasdisej kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Europës?!

A mos iu zgjua ajo urrejtja primitive “Marksiste-Leniniste” kundër Perëndimit?!
A i bëri Demaçi shërbim të madh Serbisë, sepse e vonoi goditjen e NATO-s dhe me këtë i dha shkas e rast Serbisë që të konsolidohej në Kosovë, kundër popullit shqiptar?!
Si buzëqeshnin dhe si zgërdhiheshin para kamerave, pa qenë të vetëdijshëm për të këqijat që ia kanë sjellë popullit të vet?!
A ishte kjo karakteristikë e zgërdhirjës para kamerave e të dy liderve?!
A i quajti Kadare të dy liderët “zgjerdhaçë”?!
*
Po Konferenca në Rambujé për nënshkrimin e Marrëveshjës me Serbinë?!
Cili ishte delegacioni shqiptarë për Konferencën në Rambujé dhe kush i priu?!
A morën pjesë Rugova e Demaçi në Rambuje?!

A e lëshoi Konferencën Hashim Thaçi dhe a shkoi në Slloveni për të biseduar me Demaçin?!
A bisedoi Demaçi me zonjën Olbrajt?!
*
A shkëmbyen letra Veton Surroi me Adem Demaçin?!
A disponon autori i këtij shkrimi me përmbajtën e atyre letrave?!
Çka i shkruan Surroit në letër Rexhep Elezaj?!

*1) Lidhur me “Librin Vet Mohimi” të Demaçit jap këtë:
Mendim: Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë faqe ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin. (a u t o r i – IMH)

Ibrahim RugovaIbrahim Rugova (1944 – 2006)

Demaçi - me të shoqenDemaçi me gruan

Kadare: Nënshkruani marrëveshjen, mos bini në grackën serbe

Shkrimtari Ismail Kadare, nuk ishte vetëm shkrimtar, por një njeri shumë i angazhuar për kombin, veçanërisht për Kosovën në momentet në dramatike dhe më vendimtare për të ardhmen e saj. Rasti më pikant është angazhimi i tij në Konferencën e Rambujesë në Francë (shkurt-mars 1999). I shqetësuar për rrjedhën e Konferencën dhe për frikën e dështimit të saj, shkrimtari Ismail Kadarei drejtoi një letër të ngutshme mbështetëse, bile edhe me tone lutje e qortimi për delegacionin e Kosovës në Rambuje, në të cilën ai kërkoi që Marrëveshja e Rambujesë të pranohej nga delegacioni i Kosovës, duke përfunduar se “ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovës dhe jo për vdekjen e saj” dhe çdo refuzim i marrëveshjes së Rambujesë do të ishte një” dhuratë e madhe për Beogradin.”

Në këtë letër Kadare i tërhiqte vëmendjen anëtarëve të delegacionit shqiptar të Kosovës që të mos binin në grackën serbe, e cila ndiqte strategjia që t’i bënte shqiptarët bashkëfajtor, madje edhe fajtorë, me qëllim që t’i shpëtonte ndëshkimit ushtarak të Perëndimit. Ai më tej nënvizonte se me Konferencën e Rambujesë interesimi për Kosovën ishte rritur në pikën maksimale, duke tërhequr vëmendjen se ky interesim dhe ky seriozitet i qendrave ndërkombëtare të vendosjes nuk mund të përsëritej. Prandaj, ai bënte thirrje që delegacioni i Kosovës t’i thoshte “po” marrëveshjes, sepse pala serbe po priste me padurim një “jo” të shqiptarëve, që në fakt do të ishte një dhuratë e madhe për Beogradin.

I preokupuar dhe mirëkuptues për hezitimin e drejtuesve të delegacionit të Kosovës, Kadare theksonte se për momentin Rambuje ishte e vetmja e mundshme, por njëkohësisht qartësonte se një konferencë tjetër pas tre vjetësh e lë hapur portën e lirisë. Kadareja e hartoi letrën pas një nate pa gjumë, midis orës dy dhe katër të mëngjesit të datë 22 shkurt 1999, duke qenë i ndërgjegjshëm për rëndësinë historike të atij çasti dhe për momentin delikat të të cilën ndodhej populli shqiptar i Kosovës. Ishte një situatë dramatike, Kadare po mendonte se nuk kishte kohë të mjaftueshme për një takim me presidentin Chirac apo me ambasadorin Hill. Ideja e letrës i dukej si e vetmja zgjidhje. Ishte një letër që kishte për qëllim që t’i detyrojë disa të harrojnë rapsodin e katundin…”Në nëntë të mëngjesit Elena nis të shtypë letrën në ordinator.

Në nëntë e gjysmë marrë në telefon ambasadorin e Shqipërisë, Luan Ramën. Ai niste menjëherë në shtëpinë time për të marrë letrën. Ndërsa ambasadori është në rrugë, për çudi, më merr në telefon Rexhe Qosja. Ia them ç’mendoj me një ton që duhet të jetë nervoz. I them gjithashtu se pas dhjetë minutash po i nis mjë letër delegacionit. Shkruaj një letër shoqëruese për Rexhepin me pa a shumë po ato mendime. Ambasadori më premton se për një orë letra do të jetë më duart e delegacionit”, shkrunte Kadare në ditarin e tij. Me e këtë letër, shkrimtari Ismail Kadare, duke u nisur nga rëndësia dhe momenti historik si dhe nga frika se Kosova mund të merrte tatëpjetën, vendosi të merrte përgjegjësinë mbi vete.

Në këtë letër Kadare po ashtu siguronte delegacionin e Kosovës se “si shkrimtar, nuk do të guxoja kurrë t’jua jepja këtë këshillë, sikur të kisha unë vetë drojën më të vogël se po bëja faj që do të rëndonte në ndërgjegjen dhe në biografinë time.”

Duke ju drejtuar me këtë letër, Kadare vinte në dukej gatishmërinë që këto qëndrime t’i mbronte publikisht dhe bashkë me të të mbronte edhe vendimin e delegacionit të Kosovës për pranimin e Marrëveshjes së Rambujesë në këtë moment delikat për popullin shqiptar të Kosovës. Dhe krejt në fund në formë alarmi, Kadare i lutej anëtarëve të delegacionit të Kosovës të “mos dëgjonin rrahagjoksët e papërgjegjshëm, të cilët e kanë lehtë të bërtasin: o pavarësi menjëherë, o të bëhemi shkrumb. Askush s’ka të drejtë të propozojë shkrumbin dhe vdekjen për popullin e vet. Ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovë dhe jo për vdekjen e saj”.

Sipas ambasadorin austriak Wolfgangan Petrisch, letra e Kadaresë arriti qëllimin e dëshiruar. Qosja, i cili e lexoi tekstin e saj në mënyrë patetitke përpara delegacionit kosovar, hoqi dorë nga qëndrimi i tij mospranues. Por, trysnia më e madhe vinte nga komandantët vendës të UÇK-së, të cilët nuk pranonin shpërbërjen e saj pa garanci për pavarësinë e Kosovës. Për Thaçin nuk ishte në lojë vetëm fati politik i “vendit të tij”, por edhe mbijetesa e tij fizike. Po të vendoste të nënshkruante marrëveshjen në variantin e paraqitur, mund të shndërrohej shumë lehtë në “tradhtar”. Ai e dinte se në fjalorin ushtarak një gjë e tillë do të thoshte vdekje. Nga ana tjetër, Thaçi rrezikonte të humbiste krejt simpatinë e Perëndimit. Ndërsa SHBA-ja bëri të qartë që, në rast se bisedimet dështonin për fajin e kosovarëve, ky do të ishte fundi i UÇK-së.

Në anën tjetër, thotë Petritsch, në Beograd e dinimi mirë se e vetmja mundësi për t’i shpëtuar sulmit të NATO-s pa nënshkruar dokumentin, ishte përçarja e delegacionit të Kosovës.

Në këto rrethana, letra e Ismail Kadaresë, e cila ishte ide e ambasadorit Wolfgang Petrisch, plotë ndjenjë i drejtohej në veçanti kolegut shkrimtar Rexhep Qosja.

Në këtë çast kritik dhe vendimtar, letra e Kadaresë pati ndikim vendimtar që delegacioni kosovar të mos përçahej dhe që brenda delegacionit të arrihej një konsensus historik. Si rrjedhojë, më 23 shkurt 1991 delegacioni i Kosovës njoftoi drejtues i Konferencës së Rambuejsë se ka votuar në favor të Marrëveshjes.

( V i j o n )

1 KOMENT

  1. FALENDERIM

    Ju jam shumë mirënjohës për publikimin e titullit të mësipërm.

    Në shënjë respekti, ua dërogj një mendim personal:

    Gjykuar sipas parimeve të etikës botërore; themelin moral për rendin e ri të veçantë dhe botëror e bën pikërisht etika… Prandaj, pa respektimin e mësimeve dhe synimevee të etikës botërore, nuk mund të ketë as rend të ri të suksesshëm botëror, as ekonomik e shoqëror.

    prsh,
    autori

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.