Shteti i vogël i disa mini-shteteve, që drejtohet nga një delirant i madh

0
Rama si Ezopi
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Shën Pal Gjatojës – ose Katolikut me brekushe, tani po i dhimbsen bektashinjtë. E kemi zgjedhë në fillim për kryeministër, e pasi vjedh votat, po kthehet në lider fetar. Nuk shikon Shqipërinë se si po shkërmoqet, por hallim e ka te bektashinjtë.

Po e la ky popull, ky do e kthejë këtë vend të vogël në një parcelë mini-shtetesh, enklava të çuditshme, shteti i muxhahedinëve të Iranit, shteti i të arratisurve nga Afganistani, shteti i emigrantëve nga Italia, shteti i palestinezëve, që pritet se mund të vijnë në Tiranë, pa pyetur askënd dhe në fund, shteti i shenjtë i bektazhinjve.

Deliri i madhështirë së këtij personi – manifestim i injorasncës së madhe dhe i mungesës së dashurisë për vendin e popullin që ai drejton. Boll halle e agresivitet ka ky vend, e ky vetëm i hedhë benzinë zjarrit.

Uroj që ky projekt i ‘shtetit islamik’, t’i përfundojë si Ballkani i Hapur. Edhe për të, i pati bërë disa rrugë për në Beograd, derisa e kuptoi Lap katundari, se Vuçiqi nuk e konsideron fare, as për njeri.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.