SHQIPTARËT NUK KANË INTELEKTUALË!

0
Frojdi - Ajnshtajni

Arben Çokaj

Fenë e krijuan çifutët, e ua lanë atë shqiptarëve

Shqiptarët paskan pasë do prifta e janë rrejtë me ta. Nuk kanë pasë e nuk kanë intelektualë të mirëfilltë. Të gjithë përkulen para fesë…

Feja monoteiste u krijua nga Moisiu, judaizmi, nga e cila rrjedhën më pas edhe krishterimi e islami.

Dy kollozë të mendimit intelektual botéror, me origjinë çifute, nuk bënë kompromis me fenë, edhe pse ishte e tyre, çifute si produkt. Ata patën një ndërgjegje aq té lartë, sa e thanë mendimin e tyre ashtu si e menduan se ishte e drejtë.

Sigmund Freud (Frojdi), psikiatër e psikoanalist tha te e ‘Ardhmja e një ikuzioni’ se: “Feja është neurozë obsesionale gjithënjerëzore… e cila do té vijé duke u zhdukur me rritjen e dijes dhe vetëdijes njerëzore”. Dhe kjo ka ndodhur në vendet e zhvilluara të Perëndimit, ku nuk shkreton kush në fe, si ndodh ndër shqiptarë!

Ndërsa Albert Einstein (Ajnshtajni), fizikan e nobelist, një vit e pak para se të vdiste, i shkruan një letër një miku, në gjermanisht, ku ndër tjera flet edhe për Zotin, për të cilin thotë se është “shprehje e dobësisë njerëzore…” dhe se historitë e Biblës ‘janë disa legjenda primitive’…

Frojdi e Ajnshtajni jetuan një jetë modeste, nuk vodhën toka në bregdet e nuk ndërtuan hotele… si disa nga politikanët tanë, që po e bëjnë këtë vend të pajetueshëm për shqiptarët, duke vjedhë e abuzuar me pasuritë e tyre.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.