Kënga “Mora fjalë”, e kënduar nga artistja e madhe, Shkurte Fejza, është pa asnjë dyshim një himn kombëtar. Kënga ka përmasat e kombit dhe të heroit legjendar Adem Jashari. Sado të përpiqen të “paqenët” ta ndalojnë këtë këngë, ajo do të jehojë në çdo zemër dhe vatër shqiptari. Shkurtën e ndaluan, e hoqën nga puna autoritetet e kohës në ish-Jugosllavi, por nuk mundën t’ia ndalonin këngën asaj. Këngë në fjalë përjetëson heroin kombëtar, Adem Jashari dhe luftën e lavdishme të UÇK-së kundra pushtuesit serb.
Si e tillë, heqja e kësaj kënge nga ceremonitë sportive në stadiumin “Arena Kombëtare” ka ngjallur indiniatë të madhe tek shumica e shqiptarëve. Federata Shqiptare e Futbollit, me vendimin e saj, duket se është autoriteti kryesor i heqjes nga repertori i kësaj kënge në stadiumin “Air Albania”. Unë kam ndjekur disa prononcime për këtë problem. Midis tyre edhe prononcomin, e Federatës Shqiptare të Futbollit. Thënja e FSHF, se: ” Kjo këngë nuk është çensuruar ashtu siç po spekulohet”, “por është zëvendëduar me brandin muzikor, “Po ku ka si ti o Shqipëria ime!”, etj. është zgjidhur dhe na shoqëron me plot pasion në çdo stadium”, është një justifikim jo bindës. Shumë këngë të tjera si kjo, janë këngë me nivel të lartë artistik, janë himne, na bëjnë nder si shqiptar dhe na përfaqësojnë me shumë dinjitet si shqiptar kudo në botë.
Kënga “Mora fjalë”, ngrinte peshë shqiptarët, dhe kombëtarja jonë e futbollit arriti me dinjitet në finalet e Kampionatit Evropian të Futbollit. Në mendimin tim, heqja e kësaj kënge është vendimi politik shumë i gabuar i marrë politika shqiptare. Vendimi është i “diktuar” nga Serbia dhe Vuçiçi. Kjo ka lidhje edhe me kampionatin evropian të futbollit të të rinjëve të vitit 1927, që do organizohet nga Shqipëria dhe Serbia. Heqja e këngës ka lidhje veprimtari, dhe është kushtëzim i Serbisë. Ato janë në të “drejtën” e tyre, ndërsa pala shqiptare nuk duhet ta pranonte dhe të merrte një vendim të tillë.
Ky lëshim ndaj Serbisë është i turpshëm për ne shqiptarët… Është e papranueshme duke patur parasysh masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes legjendare, Jashari. Këto masakra të Serbisë gjatë luftës kundër Kosovës nuk mund të harrohen. Numërohen mbi 12 mijë të vrarë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Nga familja e Adem Jasharit u vranë 21 vetë, ndërsa nga fisi Jashari 57 vetë… Shifrat janë tronditëse. Shqiptarët e ndershëm nuk mund t’i harrojnë kurrë, këto masakra rrënqethëse të Serbisë, tradhëtarët po!
Ibrahim Kabili
Tiranë, 11.12.2024