Shkruan: Isak A H M E T I
1. Në vend të hyrjes
Libri: SHEKULLI I RI I POLITIKËS SHQIPTARE (Botimet TOENA, Tiranë 2014, fq. 199), i autorit Veton Latifi, është një libër i rrallë, për të mos thënë i vetmi i këtij lloji, në mjedisin tonë kulturor, është libër me vlera shumështresore që ia vlen të lexohet dhe studiohet jo vetëm njëherë.
Ky libër (të cilin autori ma ka dhuruar me një dedikim të veçantë, për çka e falënderoj nga zemra!), është i një rëbdësie të veçantë edhe për faktin se aty janë shqyrtuar dhe trajtuar me shumë përkushtim, me akribi shkencore dhe me shumë objektivitet vlerat, parimet, filozofia dhe kultura politike shqiptare.
Për më tepër aty, autori, siç e thotë edhe ai vet në Hyrje (fq.7-11), është marrë me karakteristikat e vlerat konkrete të politikës shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara por duke hulumtuar njëkohësisht edhe parametrat e duhur të modernizimit të politikave publike të shqiptarëve në të ardhmen.
2. Pak biografi për autorin
Prof dr. Veton Latifi është profesor i marrëdhënueve ndërkombëtare dhe shkencore politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni.
Ka botuar këto vepra:
1. NATO and the EU: New Relations in Crisis Management
2. Plitikologjia
3. Lidershipi politik
4. Konceptet e demokracisë
5. Negocimi si teknikë parësore për zgjidhjen e konflikteve
6. Institucionet politike
7. Teoritë e shkencave politike etj.
3. SHEKULLI I RI I POLITIKËS SHQIPTARE
Ky libër, të cilin po e marrim në shqyrtim dhe po ia paraqesim jo vetëm opinionit por edhe botës akademike, ka një përmbajtje interesante dhe ajo duket kështu:
Hyrje fq.7
Procesi politik shqiptar fq.13
Filozofia politike shqiptare fq.30
Përmasat e kulturës politike shqiptare, fq.44
Kriza e elitave politike… fq.78
Parimet dhe vlerat e politikës shqiptare, fq.101
Tradita demokratike dhe paradokset e demokracisë, fq.121
Politikat inovative dhe shqiptarët, fq.136
Integrimet evropiane ,shqiptarët dhe Ballkani, fq.147
Modernizimi politik në vazhdimësi, fq.175
Përfundime, fq. 191
Pra, siç shihet edhe nga kjo paraqitje, libri në në fjalë ka nëntë kapituj, nëntë njësi shkrimore që përbëjnë një tërësi tematike unike-kuptimore, ndërsa në fillim e ka një Hyrje që shërben si VADE MECUM jo vetëm për lexuesin, ndërsa krejt në fund autori e ka shkrimin mjaft përmbledhes me titull: Përfundime (fq.191-199).
Nga kjo përmbajtje e paraqitur këtu dhe nga ajo që u tha në fillim, në hyrje të këtij shkrimi,kuptojmë se aty janë shqyrtuar me përkushtim, në mënyrë analitike dhe me shumë objektivitet vlerat, parimet, filozofia dhe kultura politike shqiptare dhe pikërisht kjo përbën substancën e vlerave të këtij libri.
Krjejt në fund të këtij libri studimor, mjaft interesant dhe me vlera shumështresore, autori thekson se në njëqindvjetorin e parë të pavarësisë shqiptare shumë vrojtues pyesin lidhur me idenë e së ardhmes së kombit shqiptar. Spekulohen e diskutohen lloj-lloj idesh e skenarësh, madje thekson se janë riaktivizuar debatet se a do jetojnë të ndarë akoma shqiptarët nëpër shtete të ndryshme apo do rimodelohet çështja e rikoncentrimit të tyre në kufijtë aktual…
Ka edhe vrojtues, thotë autori, që shqtësohen në mënyrë joracionale nga një ribashkim i mundshëm i shqiptarvë në një shtet (fq.181). Kurse në fakt, konstaton autori i librit në fjalë, përbrenda kombit shqiptar nuk ekziston ndonjë projekt i tillë… Madje nuk ekziston ndonjë platformë shqiptare lidhur me formën e sistemit politik në të cilën ata do jetonin në të ardhmen-konstaton autori (fq.192).
Prandaj është detyrim kombëtar dhe qytetar që shqiptarët në shekullin e ri të kuvendojnë dhe punojnë në vazhdimësi për ndërmarrjen e hapave të tillë që modernizimit të shoqërisë t’i përshtaten me një demokraci reale e funksionale-konstaton me të drejtë sutori.