11.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi “Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

“Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

0
Ilir Muharremi - Ti

“Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, – i thashë. “I je futur ushtrisë, atyre njerëzve nuk u plas për ty. Çfarë po mendon?”, – më tha dhe e ngriti zërin e tij të thellë. “Thjesht… nuk kisha ndonjë ide më të mirë.”, – i thashë. U mbështet për karrige, e hapi pak gojën, jargët i shkonin, por rrinte disi në mendime. “Por… A ke guxim t’ia drejtosh dikujt armën në kokën, dhe t’ia hedhësh trutë në erë?

Do të jesh mirë.”, – më tha, teksa çonte gllënjkat e uiskit, fjalët i ngatërroheshin dhe gjuha e tij dukej si e trashur nga dehja. Ai ishte tapë i dehur. “Duhet të shkoj, të fle se është vonë.”, – i thashë. Lokali ishte i zbrazur. Dëgjohej vetëm një muzikë e lehtë. Ky tipi donte shoqëri, tamam sikur një i dehur i cili ngjitet pas një fjalie dhe e kërkon fjalinë tjetër. “Çfarë?

Nuk ke me çka të shkosh, të çoj unë.”, – më tha. “Mund të ngasësh?”, – e pyeta. “Nuk diskutohet, plak. “, – më tha…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.