F. Nano – S. Millosheviç në Kretë
Vazhdon nga numri i kalur me titull ”Bandat e shtabit te Rognerit, Xhabir Zharku – ”Qorri”, e ndaluan Tahir Zemajn të mos takohej me Hollbrukun në Junik në qershor 1998” publikuar në Fjala e Lirë dhe Drini.us, dt 10 e 11 maj 2025
Nga Ditari im (3)
Ishte gushti i vitit 2023. Kisha qenë në pushime verore në detin Jon. Udhëtoja me autobus nga Saranad për në Tiranë. Rastësiht qëlloi që të ulem afër një ish regjisorit të Kino Studios ”Shqipëria e re”. Bisedonim. Rruga ishte e gjatë e shoferi i autobusit ndalej në çdo 15-20 minuta. Thonte se autobusi ishte i prishur e me defekte. Ishin të kota lutjet tona për një autobus tjetër sepse kishim me udhëtua me avion …e koha e nisjes së orarit të avionit që duhej të udhëtonim edhe nga Tirana, në Kopenhagë po afrohej
Përgjigja e shoferit ishte:
– Merrni taxsistë!
Edhe ata udhëtarë që protestonin, lodhën e nuk bëzanin, nuk kishin çka të bëjnë.
Unë bisedoja me ish regjisorin e ”Shqipërisë re”. Qerratai ishte i zoti për fjalë dhe ishte e vështirë me e e zënë, sa peshkun. Nganjëherë, të dytë e ngrisnim zërin e udhëtarët që ishin ulur afër neve, para e prapa karrigeve tona, e këthenin kryet nga ne e na shikonim me habi e përbuzje.
– Dëgjo shoku regjisor, pleqtë tanë në Kosovë na thonin se gjitherë ia kemi pa sherrin Shqipërisë (udhëheqjes shtetërore, pushtetit, jo popullsisë).
Ai nxehej por nuk dorëzohej ndërsa gruaja e regjisorit, një zonjë e rëndë, e tërhiqte për mange që të mos vazhdoj bisedën me mua. Ama edhe ai, nuk dua ti hi në hak, ishte trim, si bajlozi i detit.
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri maqedon, Zoran Zaev
Dhe pas shumë përpjekjeve të kota, ish regjisorit ia kujtova takimin e famshëm të Slobodan Milošević-it dhe të Fatos Nanot në Kretë dhe, Edvin Kritaq Ramës (4 korrik1964) e Aleksandër Vuçiq (5 mars 1970, Beograd, Sërbi).
– Shoku … regjisor, kur Kosova ishte stërmbushur me forca policore e ushtarake të Sërbisë (atëherë ish Unionit Serbi e Mal i zi, Jugosllavisë së mbetur), Fatos Nano, ish kryeministër i Shqipërisë (6 shtator 1952, Tiranë), takohet më 4 nëntor 1997, dhe bisedon 45 minuta, në Kreta të Greqisë e bëjnë marreveshte me kriminelin Slobodan Milošević (20 augusti 1941 Požarevc, Jugosllavi 11 mars 2006, Hag, Holandë)
Marrëveshja F. Nano- S. Milošević atëherë e sot ka qenë e dëmshme dhe thikë pas shpine për shqiptarët e ish Jugosllavisë, veçanërisht për Kosovën.
Thuhët se S. Milošević i ka kërkua Fatos Nanos që në rast lufte, që ishte afër, te dera mos ti lejoj oficerët shqiptarë që kishin krye akademitë ushtarake në ish APJ-në e Jugosllavisë dhe kishin shërbye e luftua në luftërat në Slloveni, Kroaci e Bosnjë më 1991, 1992, 1995.
Kjo duket shumë afër mendësh.
Edhe Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë e Aleksandar Vuçiç, kryeministër e president i Sërbisë me Open Balkan (Ballkani i Hapur) ishin kundër Kosovës dhe shqiptarëve
Siç po shihët, historikisht partia socialiste në pushtet, ishte dhe është kundër shtetësisë së Kosovës.
Rrugën me regjisorin e bëmë si me kali. Erdhëm në Tiranë.
Në Tiranë, u ndam me rgjisorin pa u përshëndetur.
Të dalim te heronjët e mi, Hajdin Abazi, Xhabir Zharku e Nasim Haradinaj e Naim Sadiku.
Në vjeshtën e vitit 2017/2018, drejtori i Qendrës së Kosovës për në Suedi, Naim Sadiku na kishte dërgua një ftesë mësuesve e intelektualëve shqiptarë në Malmö për një takim. Në mesin e 13 mësuesve dhe disa të tjerëve, isha edhe unë.
Gjeneral Nasim Haradinaj
Kur më erdhi radha mua, unë u prezentova shkurt.
Naim Sadiku kur dëgjoi emrin tim, mu drejtua:
– Ti je Sinan Kastrati?
– Pa Vallahi, unë jam.
– Ti ke shkrua për Hajdin Abazin. Fjalën e kishte për një ngjarje të vitit 1988, ”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti u betuan se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e Kol. Ahmet Krasniqin).
– Po, po, unë kam shkruajtur.
– Por nuk e ke thënë të vërtetën.
– Po mirë, pse ti nuk reagove.
Kam shkruajtur edhe për Bardhyl Mahmutin.
– Për Bardhylin e din krejt bota se ka thënë: ”do ta vrasim edhe Ahmet Krasnqin”, ish Ministrin e Parë të Luftës, FARK, mars -shtator 1998 (15 Janar 1948 Kosovë– 21 Shtator 1998, Tiranë
Edhe me Naimin u ndam pa u përshëndetur dhe nuk u pam më por as ai nuk bëri as një aktivitet kulturor e politik që duhët mbajtur mend deri sa u shkarkua.
Në retrospektivë
Në kohën kur bisedonte Fatos Nano me Slobodan Milošević në Kreta të Greqisë, në një ndejë në Suedi e ku ishte plotë oda e burrave, një atdhetar i njohur me një kaluar të lavdishme dhe ish i burgosur politik ishte mërzitur dhe i kishte thirrur disa burra, edhe ata të njohur.
Mësuesi patriot, Smajl (Xhemajl) Haradinaj, baba i Nasim Haradinaj
Ishte edhe Avni Kastrati, ish pilot në ish APJ-në. Pasi kishte ikur nga armata jugosllave, ai punonte si vozitës autobusi në Stockholm.
Biseda bëhej sipas adetit e odave në Drenicë e Dukagjin apo, Llap e Llapushë. Fliste më plaku dhe ai që dinte me folë sepse “odën (ndejën) e prish ai që s`din me folë e flet dhe dhe ai që din me fol e nuk flet”
Dikur i zoti shtëpisë, plaku dhe ish burri që iu kishte bërë ballë si lisi, erërave, furtunave, shiut e borës, e burgjeve jugosllave iu drejtohet mysafirëve të pranishëm:
– O djem, ju qi pa doni me nis luftën në Kosovë, a kini naj marrëveshje me amerikanë, anglezë e gjermanë dhe a e keni edhe përkrahjen e tyne?
– Jo, ne nuk kemi nevojë e as nuk presim nga askush ndihmë. Ne do ta shlirojmë Kosovën, Maqedinë dhe Çamërinë.
Plakut nuk i pëlqeu kjo por nuk foli.
Prap plaku foli:
– A pe shini bre burra qi marum. Fatos Nano e Milošević pa flasin në Kretë për Kosovën.
Të gjithë të pranishmit e kishin ulur kokën dhe e dëgjonin plakin.
Njëri nga të pranishmit (djali) foli përsëri:
– Fatos Nano është trashëgimtar i Enver Hoxhës, ai nuk e tradhton Kosovën.
Plaku, edhe pse i urtë (i mençur) nuk u durua:
– Uh ja q … nânen Enver Hoxhës, Fatos Nanos e ty!
Prap odën e mbuloi një heshtje.
Oda ishte mbushur me tym duhani.
Përveç hërrpës së kafeve nuk dëgjohej asgjë.
Edhe për Nasim Haradinajn flitet si për një sokol e sorrë mali.
Thuhët se ai nuk ka luftua (”Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës, po merrej me fondet për armë, shantazhime dhe abuzime”, A. Zenelaj)
”Përmes formave korruptive (50,000 DM që i kishte dhënë gjeneralit të graduar nga Sali Berisha, Kudusi Lama) arriti të gjej formën e infiltrimit “si i dërguar i Shtabit të përgjithshëm” në QSU – Papaj, me ofertën se kishte sjellë disa ushtarë (që në fakt ishin persona me prirje kriminale) si dhe po u jap disa armë që gjoja kishte grumbulluar për t’ia dërguar Ramushit (ato në fakt ishin hekurina-pjesë armësh që të gjitha nuk përbënin 10 armë komplete edhe pse me to kishte arsyetuar dhjetëra mijëra euro) duke shfrytëzuar po ashtu butësinë dhe paqëndrueshmërinë e komandantit Rrustem Berisha.
Nga opinionet e shumë oficerëve dhe ushtarëve te UÇK-së rezulton se Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës (merrej me prapavinë, fondet për armë, shantazhime dhe abuzime siç ishte edhe tendenca për të kontrolluar – komanduar GO3 – Grupin Operativ 3, ndërrimin e eprorëve oficerëve komandues të frontit me partizanët e tij, si dhe pretendimin për pozitën e komandantit të Brigadës, si i dërguar i shtabit fantom që e kontestonte edhe vetë Ramush Haradinaj në shumë deklarime të tij) por në një rast të tillë, flitet se ishte vetë Hisen Berisha që ua prishi këtë planë, ndërkohe që veç e kish nënshtruar komandantin e brigadës.
Në ndërgjegjen e tij rendojnë edhe vrasjet me disa malësor të Shipshanit dhe amoraliteti e abuzimi me femrat e familjeve të tyre. Ky është një njeri pa moral as njerëzor dhe as politik, ndaj duhet ti nënshtrohet drejtësisë speciale se vështirë të gjykohet në drejtësinë e rëndomtë të Kosovës.”
Për më shumë, lexuesi mund ta lexoj shkrimin e plorë në linkun më poshtë:
”Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës, po merrej me fondet për armë, shantazhime dhe abuzime”
Afrim Zenelaj Më: 20 prill 2019
Ama Nasimi nuk mbetet më keq se komandantët e tjerë për nga malli. Gjeneral N. Haradinaj është ndër kulakët më të mëdhenj në Kosovë, me 220 hektarë tokë, të blerë pas çlirimit të Kosovës.
”Komandant Nasimi bleu veç 220 hektarë tokë nga privatizimi”, Kosova ime, October 17, 2020
https://kosovaime.net/komandant-nasimi-bleu-vec-220-hektare-toke-nga-privatizimi/
”Haradinaj: Po kam vra ushtarë dhe oficerë serbë, por s’jam marrë me civil”
Raporton: Medina KADRIU, 12 Jan, 2022
”Publikohen për herë të parë këto pamje të Smajl Haradinajt, babait të Nasim Haradinajt”
Gazeta Blic
Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka publikuar një fotografi të rrallë të babait të Nasim Haradinajt – Smajl Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Smajl Haradinaj, i cili ishte mësues me profesion, shihet me nxënësit e tij.
Salihu shkruan se Smajl Haradinaj mbajti burgje të gjata bashkë me gjithë familjen, përfshirë vajzën 15 vjeçare e djemtë 16 dhe 17 vjeçarë.
Mësuesi Smajl Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit me nxënësit e tij. Fotografi e marrë nga një libër i Sinan Hasanit, ish-kryetarit të Jugosllavisë, i cili flet zi e terr për mësuesin Smajl dhe familjen Haradinaj.
Sajl (Xhemajl) Haradinaj, 1943, Gllogjan i Deçanit, 5 maj 2009, Suedi.
Dje, e dielë 11 maj 2025 nuk shkruajta asnjë shkronjë, vetëm i dëgjoava lajmet dhe lexova për zgjedhjet në Shqipëri dhe shikova ”Konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, komedi me shumë akte me aktorë ”profesionistë”.
( Vazhdon )
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 12 maj 2025
sinankastrati09@hotmail.com