Rruga politike e Donika Gërvallës në mes LDK dhe LVV

0
Donika Gërvalla

Milazim Zeqiraj

Donika Gërvalla është figurë e veçanta e politikës kosovare.

Donika Gervalla është e lindur në Kosovë, e rritur në Shqipëri, e shkolluar në Gjermani.

Ajo rrjedh nga një familje patriotike e njohur në Kosovë, Shqiperi dhe mërgatën tonë,

Aktivitetin politik e nisi në Shqipëri kundër diktaturës komuniste.

Në vitet 90 ajo migrimit në Gjermani. Aktivitetin e vet politik e vazhdon si pjesë e strukturave të LDK dhe bëhet krah i fortë në prezentimin e Kosovës në qarqet Gjermane.

Për tri dekada, ishte zë i fuqishëm në përhapjen e vijës paqësore të presidentit Ibrahim Rugova dhe LDKsë në prendim.

LDK Pas vdekjës së Rugovës

Pas vdekjës se Presidenti kosova pati humbjevtë madhe në rrugëtimin e vetë. Edhe LDK u përball me përçarje të thella, partia psoj rënie.

Krerët që pasuan z.Fatmir Sejdiu dhe z. Isa Mustafa nuk arritën ta konsolidojnë partinë, përkundrazi filluan përqarjet, ndarjet, përjashtime dhe përfshirje të njerëzve pa kontribut në LDK.

Ky proces u reflektua edhe në mërgatë.

Në këtë kontekst znj. Gërvalla si kryetare e LDK në Gjermani nuk u trajtu mirë.

Ajo e zhgënjyer nga keqtrajtimi i LDK qëndrore dhe nga votimi i Demarkacionit me Malin e Zi nga deputetve LDK, ajo u largua nga LDK dhe pozita e kryetares së LDK në Gjermani.

LDK në Gjermani për një kohë mbeti si pika në lis.

Kthesa të mëdha politike ndodhi në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, kur ajo, bashkë me Vjosa Osmanin, krijuan subjektin politik Listën Guxo.

Ky subjekt politik i dha energji të re skenës politike kosovare dhe ndikoi drejtpërdrejt në fitoren historike të LVV-së dhe ramje të thell të LDK.

Koalicioni parazgjedhor i Listës Guxo më LVV u lexua nga shumë rugovistë si tradhti, bashkimi me Kurtin, kundërshtarin politik të Rugovës.

Roli i saj në qeverinë Kurti ishte i dukshëm në diplomaci, por brenda LVV-së shpesh u përdor si figurë për sulme ndaj LDK-së.

Pas zgjedhjeve të 9.2.2025, degradimi politik i saj nga vetë Kurti ishte i dukëshem. Ajo terhiqet nga posti i Ministreshës se Jashtme në kandidate për kryetare të Kuvendit pa mbështetje, tregoi shumë.

Z.Kurti paraqiti frikën e tij nga pesha e saj politike mbrena LVV si kandidate e dytë më votuar në Kuvend dhe respekti i madh nga elektorati i vetë dhe popullsta e gjanë.

Kështu, Donika Gërvalla, dikur simbol i vijës politike të presidenti Ibrahim Rugova, sot përkrahse e politikave të majta të Kurtit.

Sot znj. Gërvalla ndodhet në një pozitë paradoksale.

Figura që i dha LVV-së fitoren në dy palë zgjedhje, por që brenda LVV po margjinalizohet, nga posti i ministreshës për punë të jashtme në kandidate të dështuar për kryetare te Kuvendit pa fajin e saji.

Dilema mbetet e hapur

A do të mbetet znj. Gërvalla ruajtëse e vijës së Rugovës, apo do të përfundon si instrument i politikave të majta të Kurtit?

Pytje eshtë ku mbeti guximi i saj. Pse nuk ndëgjohet zëri i saj në këtë bllokad të shteti nga Z. Kurti ku është pjesë.

Përgjigjen do ta japë koha – por një gjë është e qartë: çdo hap i saj në këtë udhëkryq politik ka peshë jo vetëm për fatin e saj personal, por edhe për drejtimin e politikës kosovare. Sa më heret që largohet nga kursi i politikave të majta, rugovizmi do të merr frymë më lirshëm, këtë e din vet ajo.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.