Republika e Kosovës, nën kthetrat e propagandave jomiqësore

0
Skënder Jashari

E kam të vështirë ta trajtoj këtë temë, për të cilën në vazhdimësi kam ngritur zërin, e tashmë i dëshpëruar që institucionet e Republikës së Kosovës, asnjëherë deri më sot, nuk kanë vepruar siç parashihet me ligjet respektive të saj. Fund e krye, shoh joprofesionalizëm dhe dështim, qoftë si shoqëri dhe si institucione në relacion me shtet-ndërtimin, sundimin e ligjit, parandalimin dhe luftimin e dukurive kriminale, përfshirë edhe asaj të terrorizmit etj. Nga miliarda argumente e kundërargumente, është e vështirë të zgjedh disa dhjetëra prej tyre, në këtë rast.

Personalisht nuk besoj aspak, që mund të bëhet diç në vendin tonë, duke vepruar nga brenda qoftë si iniciativë qytetare apo edhe përmes integrimit në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, por jam i bindur, që përmes parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në nivel Europian apo përmes instancave ndërkombëtare në drejtim të Institucioneve të Republikës së Kosovës, që të detyrohen edhe Institucionet respektive të Republikës së Kosovës që të veprojnë. Natyrisht edhe në rast të tillë, do duhej që me vigjilencë të identifikohen dhe kërkohet reagim i ashpër ndërkombëtar për çdo lëshim që mund të ribëjnë institucionet respektive të Republikës së Kosovës, siç kanë bërë në rastin e luftimit të Luftëtarëve të Huaj Terrorist në vitet 2014-2018.

Në shtetet moderne demokratike perëndimore, nuk ndodhin këso gjëra. Institucionet e këtyre vendeve veprojnë me kohë në parandalimin dhe luftimin e ndikimeve jomiqësore a armiqësore. Republika e Kosovës, aspiron të jenë pjesë e mekanizmave Euro-perëndimor.

Mediet në Republikë të Kosovës dhe trajtimin që ato i bëjnë çështjeve specifike të anti-terrorizmit dhe propagandave terroriste si dhe promovimi i pseudoeksperto-analistëve

Mediet do duhej të ishin të lira, profesionale, të pavarura dhe objektive. Vitin paraprak Indeksi Vjetor i Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, kishte renditur Republikën e Kosovës në vendin e 75-të, kurse për këtë vit, e renditin në vendin e 99-të, duke shënuar një rënije tepër të rëndë.

Mediet në përgjithësi bëjnë trajtim joserioz, jomeritor, joprofesional e as cilësor të çështjes së radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit; propagandave terroriste dhe agjentëve islamik të huaj( kryesisht të Serbisë). Në një numër të konsiderueshëm të medieve, shohim analist, ekspertë a studiues të cilët përkundër jokompetencës së tyre profesionale dhe akademike, trajtojnë çështje të tilla, zakonisht me porosi nga sponsorizuesi i tyre, e që në fund të fundit kuptohet me qëllim të manipulimit të opinionit publik.

Mediet dhe propagandat: Mediet tona( jo të gjitha), akoma përdoren si mjete propagande a dezinformimi dhe jo aq si mjete informimi profesionale, objektive dhe të pavarura. Analistë, ekspertë a studiues të cilët përkundër jokompetencës së tyre profesionale dhe akademike, më shumë përhapin e mbështesin propaganda të huaja sidomos filoturke, filoruse, filoserbe, panislamiste etj. Propagandat e tilla, sidomos ato: filoruse, filoserbe, filoturke, panislamike( e deri tek propaganda terroriste islamike), anti-europiane, anti-amerikane, anti-shqiptare, anti-semite etj.

Këta propagandues, në të shumtën e rasteve financohen privatisht, fshehtas dhe në rrugë jozyrtare. Përderisa kundërpropagandojnë duke akuzuar organizatat e huaja perëndimore, që promovojnë forma liberalizmi në Republikë të Kosovës, si dhe barazojnë të tillat me ato organizata të dyshuara për lidhje me terrorizmin islamik. Nga ana tjetër, organizatat që mbështeten nga vendet perëndimore, fondet e tyre në të gjitha rastet janë publike poashtu edhe veprimtaria që ato bëjnë: p.sh: lirinë e LGBT, organizatat fetare perëndimore- kryesisht të krishtera etj.

 Mediat dhe promovimi i pseudoeksperto-analistëve: Dukuria më shqetësuese është parë, që viteve të fundit ka propagandues, që shtiren si ekspertë a analist, që trajtojnë çështje të anti-terrorizmit, të sigurisë, të “Lindjes së Mesme” dhe të çështjeve të veprimtarisë së agjenturave dhe spijunazhit. Në fakt të tillët janë propagandues, e aspak nuk janë ekspertë, analist a studiues. P.sh: Olsi Jazexhiu, Mustafa Bajram apo kohëve të fundit edhe më qesharake rasti i një grupi neo-otoman, mes tyre Korab Blakaj që vetëparaqitet si analist politik a i sigurisë etj.

Kam përcjellur deklarimet, komentimet në mediet lokale si dhe në mediet e tyre sociale, kam parë: propagandën terroriste islamike; propagandë antisemitiste; mbështetje të grupeve konkrete terroriste islamike-sidomos ndaj grupeve terroriste palestineze, por edhe ndaj grupit terrorist islamik të Kaçanikut që kreu aktin terrorist islamik të vrasjes së policit, apo sidomos duke tentuar të luaj rolin e amortizuesit dhe minimizuesit etj.

Mjafton që në një debat televiziv, reagim a postim në rrjetet sociale a qoftë edhe në ndonjë koment në këto raste, që të shohim kur trajtohet çështja konkrete( p.sh: rasti i arrestimit të terroristëve të dyshuar islamik për vrasjen e policit në Kaçanik), që: ngre paralele me akte të tjera kriminale; apo që minimizon rastin; që tenton të fajësoj subjekte fizike( p.sh: individët e caktuar në rastet kur terroristët kanë të kaluar kriminale ordinere) për të shfajësu ideologjinë etj.

Sugjeroj: Në Republikë të Kosovës, besoj që ka akoma gazetar që kanë dinjitet dhe integritet, që etikën e tyre profesionale nuk e shkelin. Do sugjeroja sidomos gazetarët investigativ dhe mediet që përpiqen të jenë profesionale, objektive dhe të pavarura, pasiqë besoj që “pushteti i katërt” mund të ketë ndikim në këtë drejtim, që të ushtrojnë “ndikim të lejuar ndaj pushteteve të tjera tradicionale”. Duke qenë se nga përvoja që kam pasur, kam parë, që Institucionet e Republikës së Kosovës, shumë seriozisht i marrin rastet vetëm pasi të publikohen në medie. Duke e parë që edhe në Republikë të Kosovës, është krijuar një “masë kritike radikale islamike” e cila detyron që politikanët dhe partitë politike të jenë flirtuese dhe të joshura pas tyre, e mos të guxojnë të dalin kundër tyre, apo që së paku të heshtin a ulin zërin kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik.

Shtuar kësaj edhe shumë faktorë dhe rrethana të tjera që bëjnë që radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi islamik të ngulitet edhe brenda Institucioneve të Republikës së Kosovës, e të gjitha këto, kryekëput të dirigjuara a bashkëdirigjuara mes Serbisë dhe vendeve të tjera që kanë interes nga përdorimi i tyre. Prandaj nuk besoj më në iniciativa institucionale që do mund të dalin nga Republika e Kosovës, si veprim parandalues, por më shumë mund të rrjedhojnë si kundër-reaksione a detyrime për të vepru shkaku i porosive a trysnive ndërkombëtare. Analizuar nga gjitha këto, besoj që mjete efikase të brendshme në Republikë të Kosovës, mbeten publikimi i rasteve të tilla, trajtimi dhe analizimi i mirëfillt i këtyre rasteve që publiku të njoftohet, por edhe në instanca ndërkombëtare të kërkohet reagim.

Republika e Kosovës, ka një kornizë solide ligjore, por ngec rëndë në zbatimin efektiv të tyre në praktikë. Ligje, Kode, Strategji konkrete dhe Plane Veprimi( si: prej Ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës e deri tek Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit), që trajtojnë shumë aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me aspekte të mbrojtjes, parandalimit dhe luftimit të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, janë të kompletuara ad litteram( në letër), por ngecin në praktikë, madje në disa raste duken edhe sabotime të qëllimshme.

Më:11.05.2025

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.