Rama – The King (mbreti)

Arben Çokaj
20% e popullsisë më të varfërit në rajon, pas 12 vjet qeverisje të Ramës, kemi qenë edhe më keq gjatë komunizmit, se tani kanë mundësi edhe ikin njerëzit…
E ky vend do mbesë me 800 mijë banorë, administrata e pensionistat.
Shqiptarët nga vende të ndryshme të Perëndimit po e përshëndesin fitoren e thellë të Ramës, e fajin po ia hedhin Saliut, se Rama nga frika e LaCivitas u tregua mizor e vodhi me të madhe. Si Saliu më 1996, kur tha se Zogu si budalla kishte ndejtë 15 vjet në pushtet, e pse të ikte ai më i mençur, Dr. Prof.?!
Pushteti i tjetërson njerëzit, u nxjerrë anën mizore e arrogante në pah. Rama nga një intelektual pararojë modernist po kthehet gradualisht në një diktator, si Maduro, apo si Erdogan e Vuçiq.
Shqipërisë i interson integrimi në BE, por tani harrojeni. BE e SHBA do ia mbyllin derën Shqipërisë, kënaquni me Ramën, ju që doni kaq shumë. Dhe mos u ankoni. Për inat të vjehrrës, shkoi nusja e fjeti me mullixhinë. Për inat të Saliut, shqiptarët po shkojnë drejt diktaturës së re.
Prandaj Polibi kishte të drejtë, kur tregonte se procesi i vendeve në zhvillimin e tyre politik kalon nga diktatura në anarki e anasjelltas në diktaturë. Ja ku e kemi këtë fenomen në Shqipëri. Rama po ta njihte procesin e Polibit, a thua do e përmbante veten? Nuk e besoj, atij i intereson pushteti i tij, i duket se e mban gjallë e aktiv.
Rama dikur thoshte: “Pushteti gjeneron para, e paraja gjeneron pushtet!”. Po e vë në zbatim!