R E A G I M – SI DHE PSE FALSIFIKOHET HISTORIA?!

1
Rugova - Stuttgart, 1992

[ Shikoni Reagimin e plotë në PDF nga Nikë Gjeloshi ]

Dr. sc. Nikë Gjeloshi

– Reagim ndaj autorit të librit „Republika e Parë – Historia politike e Kosovës 1989-1999“ i kërkohet t’i përmirësojë të pavërtetat historike –

Kohë më parë me ra në dorë një publikim me titull „Republika e Parë-historia politike e Kosovës 1989-1999“, botim i UET Press, Tiranë, i autorit Mero Baze.

Në atë publikim thëksohen të pavërteta që e dëmtojnë dedikimin, dëmtojnë protagonistë të kohës dhe falcifikojnë historinë e re politike të Kosovës. 1. Kapitulli i pestë „Qeveria e Përkohëshme dhe financimi i Republikës së Parë“, ka trajtuar: Qeveria e përkohëshme dhe financimi, Krijimi dhe funksionet e Qeverisë së përkohëshme, Fushata e parë e financimi 1989-1992. Gjithsej 7.5 faqe; për të kaluar në Skemat e financimit me përpjekjet e dështuara për bashkëpunim ushtarak me Shqipërinë dhe në Njesitë ushtarake të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të arritur te Dardania Bankë në Tiranë, e Kriza e përfolur rreth financimit të presidencës, etj.

Në fakt,
Shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut (1990) dhe e Kushtetutës me 7 shtator (1990) ishin vendime historike për Kosovën. Shpërbërja me luftë e Federatës Jugosllave, fillimisht në Slloveni e Kroaci (qërshor 1991), i shpejtoi edhe synimet tona për shkëputjen deiure të Kosovës nga Serbia e Jugosllavia.

Kishte kohë që përmes një referendumi insistoja ta bënim atë shkëputje edhe Ne. Këtë formë shkëputjeje ua kisha garantuar edhe ca miqve perëndimor. Shkëputja ndodhi: Referendumi u organizue nga 26-30 shtatori 1991, me tekstin për „Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur“!

Teksti i Referendumit të 26-30 shtatorit 1991 ishte hartuar nga Unë-autori i këtij reagimi-Nikë Gjeloshi, pa të cilin Referendum nuk do të mbështetej pavarësia e Kosovës. Këtë fakt historik, publikisht e theksoi Dr. Albert Rohan, zv/president i ambasadorit Martti Ahtisaarit (hartues i „Propozimit Gjithëperfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, 26 mars 2007“), në tetor 2017, me rastin e paraqitjes së Problemit të Katalonisë për shkëputje nga Spanja, se: „… nuk mund të bëhet krahasimi në mes Katalonisë e Kosovës, kjo sepse… , në shtator
të vitit 1991 popullata shumicë shqiptare realizoi Referendumin e pavarësisë, me një pjesëmarrje prej 77% të popullatës, dhe me një votim pro pavarësisë prej 99 % të votuesve në referendum” (Dr. Albert Rohan, „Die Presse“, Wien (Austria) 9.10.2017).

[ Shikoni Reagimin e plotë në PDF nga Nikë Gjeloshi ]

1 KOMENT

  1. Kam pasur nderin që t’i kem në bibliotekën time të tria librat e Dr. Nikë Gjeloshi, Zëvendëskryeminitër dhe Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Qeveria në ekzil.

    Zoti Gjeloshi në të tria librat gjithë rrjedhën e ngjarjeve nënokupimin e Serbisë e shpjegon me dokumente autentike.
    Derisa në libra ka data dhe vite të sakta të zhvillimeve në Kosovë e rajon shihet që autori i këtyre librave duke qenë edhe vetë kryeprotagonist i këtyre ngjarjeve gjithçka ka qitur me kohë në letër menjëherë.

    Në të kundërtën gjërat harrohen. Historia e vërtet e një populli nuk shkruhet me rrëfime nga njerëz që shohin interesin personal dhe punojnë sipas diktatit të padroneve të tyre. Ata që kanë pasur rastin që t’i studiojnë librat e Dr. Gjeloshit shohin të vërtetën e ngjarjeve të atyre viteve ngase hartuesi i tyre ka qenë në pozita të larta dhe urë lidhëse e Kosovës me Vatikanin.

    Tjetërsimi i ngjarjeve është krim dhe falsifikim i ADN-së.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.