“QEVERISA E SHQIPËRISË GJATË LUFTËS II BOTËRORE 1939-1944”

0

“Qeverisja e Shqipërisë gjatë luftës II botërore 1939-1944” duhet parë si një kontribut i rëndësishëm demistifikimti të njërës ndër periudhat më dramatike nga fillimi i Lufëts së Dytë botërore 1939-1945, me ç’rast Shqipëria ishte viktima e parë e fashizmit italian, ndërkohë që pas shpërbërjes së Jugosllavisë në prill të vitit 1941, viset e pushtuara prej saj nga vitet 1912 pjesërisht iu bashkuan imperisë së Musolinit…

Jusuf Buxhovi Nga Jusuf Buxhovi

Libri i Gjet Ndojt “Qeverisa e Shqipërisë gjatë luftës II botërore 1939-1944” duhet parë si një kontribut i rëndësishëm demistifikimti të njërës ndër periudhat më dramatike nga fillimi i Lufëts së Dytë botërore 1939-1945, me ç’rast Shqipëria ishte viktima e parë e fashizmit italian, ndërkohë që pas shpërbërjes së Jugosllavisë në prill të vitit 1941, viset e pushtuara prej saj nga vitet 1912 pjesërisht iu bashkuan imperisë së Musolinit, ndërsa në tetor të vitit 1943, pas kapitullimit të Italisë fashishte, pushtimi gjerman rezultoi me
krijimin e Qeverisë Shqiptare, e cila riktheu jo vetëm pamjen etnike (me 74 mijë kilometra katrore), por anuloi të gjitha vendimet e qevrisë fashiste si dhe krijoi institucionet e pavarura: ushtrinë, xhandarmarinë, bankën shqiptare dhe të tjerat.

Gjet Ndoj sjell një pamje të rëndësishme të këtyre zhvillimeve kryesisht duke u mbështetur mbi dokumentat e arkivit shtetëror shqiptar. Ajo që ka rëndësi me këtë rast, është përfshirja objektive e Qeverisë Shiptare itutcioneve të shtetit të pavarur shqiptar nga themelimi në nëntor të vitit 1943 e deri te largimi në nëntor të vitit 1944. Autori paraqet momentet më të rëndësishme si dhe zhvillimet në qeverinë Mitrovica, Biçoku dhe e F. Dinos.

Promovimi i këtij lirbi në Mitrovicë ka po ashtu rëndësi, meqë akterët kryesor të kësaj qeverie (Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica e të tjerë) vinë nga ky qytet, po që ishin të rëndësishëm në uvertyrën e saj nga kapitullimi i Jugosllavisë në vitin 1941, kur, pjesa e Mitrovicës dhe veriu u përfshinë në Qeverinë e Nediqit nën protektoratin gjerman. Roli i Xhafer Devës në këtë qeverisje, ndonëse në rrethanat e një qeverie kuislingë të Beogradit, ishte me interes, meqë në marrëveshje me gjermanët, instaloi autonominë shqptare në veri me arsim në gjuhën shqipe, xhandarmari shqiptare si dhe institucione të tjera të pavarura. Kjo fazë e qeverisjes, pamëdyshje se ia hapi rrugët Shtetit Shqiptar të formuar në nëntor të vitit 1943 si dhe rikthimit të identitetit të tij shtetëror në përmasa etnike. Ky
proces u përcoll me mbajtjen e Kuvendit të Dytë të Lidhjes së Prizrenit në nga 16-20 tetor që i dha legjitimitet Ansamblesë Kombëtare si dhe Qeverisë Mitrovica e cila lidhi marrëveshje me Vermahtin gjerman për neutralitet.

Ky kapitull, i anatemuar nga historiografia ideologjike shqiptare, me këtë vepër dhe me ato të ngjashmet (Tokat e Lirueme nga R. Gurakuqi), ndihmon që historisë shqiptare t’i rikthehet një hallkë e rëndësishme e shtetndërtimit në rrethanat tejet dramatike siç ishin ato të Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët kërkonin që të korrigjoheshin padrejtësitë e vendimeve të Konferencës së Lonndrës. Po ashtu, ku libër, ndihmon që njëri ndër personalitet kyçe të këtyre zhvillimeve, Xhafer Deva, të dalë në një dritë objektive, si një intelektual që punoi për një Shqipër etnike, antikomuniste, që rrjeshtimi në anën e fuqive të boshtit si dhe fitorja e komunistëve në kuadër të Fanifashisht Nacionalçlirimtar jo vetëm që i rrënoi frytet e saj, pra riktheu pushtimin e Kosovës dhe viseve të tjera.

(Theksime nga fjala gjatë promovimit të veprës “Qeverisja e Shqipërisë gjatë luftës II botërore 1939-1944) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë)

Marrë nga Nacional

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.