Qeveri teknike, jo politike!

0
35
Florim Zeqa - Donika Gërvalla

Shkruan: Florim Zeqa, 08.07.2024

Që nga ri-shpallja e pavarësisë së 17 shkurt-it 2008 dalja e elektoratit në zgjedhje ishte nën 50 %, që i bie se asnjë qeveri deri tek kjo e fundit nuk e ka pasur kredibilitetin e plotë shkaku i daljes së ulët në zgjedhje.

Nuk qeveriset me çerekun e besimit popullor

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021 numri i votuesve të regjistruar ishte 1.794.862, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte 903.379 apo 48.78 %. Kur kjo përqindje të ndahet në dysh, atëherë i bie se Qeveria aktuale i ka fituar rreth 25 % e jo më shumë të besimit të qytetarëve të vendit.

Dhe çfarë po ndodh më pas, më vetëm 25 % apo me çerekun e besimit të qytetarëve të vendit po qeveriset në emër edhe të 75 % popullit që nuk i kanë votuar apo që nuk kanë dalur fare në zgjedhje!

Me çerekun e kredibilitetit popullor po manipulohet në vijimësi për kinse besimin e shumicës së qytetarëve të vendit, duke ushtruar kontroll të plotë ndaj të gjitha institucioneve të pavarura dhe diktaturë të paparë ndaj qytetarëve të vendit që mendojnë ndryshe nga pushtetarët.

Të parët që atakohen janë mediat, ndaj të cilave ushtrohet presion për mos publikim e aferave skandaloze korruptive dhe prapsive të shumta qeverisëse në vendin e paradokseve të mëdha.

Edhe në të kaluarën ka pasur tendenca për futjen e mediave nën ‘grilat e qeverisë’, por jo sikurse tani, kur ndërhyrjet e qeverisë janë tepër të vrazhda dhe totalitare sikur në regjimin e kaluar komunist!

Qeveri tenike me kohëzgjatje 2 dyvjeçare

Për të mos u zgjatur me vargun e gjatë të shkeljeve dhe abuzimeve të pushtetit me qytetarët dhe mërgimtarët, po i kthehem temës së sotme për nevojën e krijimit të një qeverie teknike jo vetëm në rastin e qeverisë aktuale, por edhe në vijimësi derisa të zgjidhet një qeveri me kredibilitet qytetar.

Që kjo të ndodh sa më parë dhe sa më shpejt, duhet të nxjerret një akt nënligjor që e përcakton qartë, se “Në rast se në zgjedhje nuk kalohet 50 % (përqindëshi) i daljes së qytetarëve në zgjedhje, të mos ketë qeveri politike, por teknike”.

Dihen kriteret e qeverisjes teknike, fillimisht depolitizohet KQZ-ja, në qeverisjen e vendit zgjidhen ekspert të fushave përkatëse për secilën qeveri e jo si deri më tani, juristi me e drejtuar ministrinë e bujqësisë apo mjeku me e drejtuar ministrinë e drejtësisë!

Nga paslufta e deri më tani, problematike ishte edhe zgjedhja e presidentit, e cila gjithnjë u bë mollë sherri e ndarjes në parlament dhe jo figurë unifikuese e skenës politike. Mbase problemi i zgjedhjes së postit të presidentit nuk do të zgjidhet asnjëherë pa kaluar në sistemin presidencial.

Largimi i këtyre paradokseve zgjedhore dhe zgjedhja e njerëzve të merituar nëpër secilën ministri do të ishte e shëndetshme për të ardhmen e vendit dhe mirëqenjen e qytetarëve.

Përzgjedhja e tre emrave për tre institucionet e larta të vendit: parlament, qeveri dhe presidencë duhet të bëhet nga një komision i zgjeruar i ekspertëve dhe shoqëria civile me qëllim të krijimit të kredibilitetit dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

Qeveria tenike duhet të jetë me kohëzgjatje 2 vjeçare dhe në çdo 6 muaj duhet të raportojë në Parlamentin e Kosovës për punën dhe aspektet financiale.

Në këtë mënyrë do të kthehet besimi i qytetarëve dhe do të rritet motivimi i daljes së qytetarëve në zgjedhje. Në ndërkohë duhet të lind një forcë e re dhe e shëndoshë politike nga gjiri i popullit dhe jo si inercion i urrejtjes ndaj klasës aktuale politike.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.