Uji vjen e shkon, zalli (rëra) mbetët
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Dilema e parë që mund të paraqitet e që të duhej studiuar mirë dhe analizuar në mënyrë shkoqitëse, kur mendojmë dhe flasim për korelacionet në mes të shtetit, respektivisht organeve të pushtetit shtetëror dhe qytetarit, ka të bëjë me përgjasimin e relacionit midis të “madhit” dhe të “voglit”.
Dilema tjetër, nëse përfaqësuesit apo eksponentët e organve të pushtetit shtetëror, janë, apo mund të konsiderohen si sovranë në relacion me qytetarët, mbase nuk mund të duhej të ekzistonte, as edhe të trajtohej. Pse? Sepse është e qartë dhe notore, se qytetarëve rrjedhimisht popullit, i takon sovraniteti dhe askujt tjetër. Mirëpo, realiteti, mjerisht, na mëson diçka krejt tjetër. Dilemat e mbarështruara këtu, ndoshta do të mund t’i heqim nga mendja, duke e qartësuar plotësisht, në fund të kësaj trajtese.
Pushteti dhe qeveritë, pak a shumë, gati gjithmonë janë cilësisht ose në masë të madhe më ndryshe se sa që i dëshirojmë dhe paramendojmë të jenë. Ato, në fakt, kanë afinitete dhe prirje që të jenë më egocentrike, më pushtetdashëse dhe sundimdashëse, me shumë të gatshme për metropol se sa për ndonjë marrëveshje.
Sa i përket qytetarëve, përkimisht popullit, nga ana tjetër, ai në vazhdimësi, do të duhej të kishte, jo vetëm qëndrim, por edhe veprim aktiv, investiv, kreativ, vigjilent dhe kritik, ndaj pushtetit dhe organeve të pushtetit shtetëror. Kjo, po të zbërthehet më tutje, do të thotë, që përmes të përfaqësuesve të vet, por edhe drejtpërdrejt (siç janë iniciativat, referendumet, plebishitet propozimet kolektive dhe individuale), të ndikojë pozitivisht në ushtrimin sa më të drejt, demokratik dhe human të mandatit të pushtetit shtetëror.
Që prore të ketë iniciativën për nxjerrjën e ligjeve të mira dhe avancimin e tyre, të vigjilojë eksponentët organet e pushtetit shtetëror, të monitorojë punën e tyre, dhe në rast nevoje e arsyeje, të marr masa adekuate, për përmirësimin dhe tejkalimin e problemeve dhe lëshimeve eventuale; rrjedhimisht avancimin e proceseve gjithëpërfshirëse me rëndësi dhe interes nacional.
Mirëpo, të shohim se si është gjendja dhe situata në këtë pikë te né?!
BIRN: nga Vjosa te Drini, mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë …
Që në fillim, kemi kënaqësinë hyjnore që ka ndodhur me Shpalljën e shtetit të pavarur – Republikës Demokratike të Kosovës, më 17 shkurt 2008. Kjo, nder tjera, përveç sakrificës sublime të qindra e mijëra brezave tanë, pamëdyshje që është uratë dhe dhuratë e shenjtë e Perëndisë, që pas 2300 vitesh u kthye shtetësia, dinjiteti kombëtdar dhe krenaria dardanëve dhe Dardanisë. Por t’i themi disa fjalë përkitazi me karakterin dhe profilin e shtetit tanë. qeverisë dhe organeve të pushtetit shtetëror.
Sikurse shteti dhe demokracia, që janë të brishta dhe fluide në Kosovë, edhe organet e pushtetit janë të tilla. Pavarësia është e mangët, e cunguar dhe, mbi të gjitha, e kushtëzuar.
Fjalën përfundimtare e kanë institucionet ndërkombëtare.
Sovraniteti i shtetit dhe i popullit, skurse edhe rrjeti i organeve të pushtetit shtetëror, nuk shtrihen në mbarë territorin e vendit. Mungon shumëpushtetësia dhe anarkia pushtetore. Sundimi i Ligjit dhe i së drejtës, përkundër pranisë së vazhdueshme 26 vjeçare (1999-2025) ndërkombëtare, është nder hallkat më të dobëta të pushtetit. Përveç nepotizmit, bajraktarizmit, akraballëkut, dukurisë së taborsisë dhe tarafsisë është tejet e brishtë dhe në stagnim.
Mungesa e valorizimit të sistemit të vlerave dhe të meritave, kulturës së punës e diturisë, zellit në punë shtetërore dhe përkushtimit, sigurisht që paraqet një tjetër anë të medalës së realitetit objektiv dhe të funksionimit të pushtetit shtetëror dhe hallkave të tij aktualisht në vendin tonë. Poashtu korrupsioni, varfëria dhe papunësia kanë marrë përmasa të një pandemie nacionale.
Rinia jonë sot është e dezorientuar, e paralizuar nga pasiviteti dhe letargjiaa kapluese dhe e parazitosur.
Popullsia, poashtu është e painteresuarr dhee indiferente me rrjedhat asktuale të proceseve; është sshumë e zhgënjyerr dhe skajshmërisht e pakënaqur.
Mungesa e strategjitsë për zhvillim ekonomik dhe mungesa e përspektivës kasnë sshkaktcuar krizë të rëndë sociale dhe eekonomike, por për më tepër, mund txë akumulojnë dhe paraqesin platforma kauzale dhe përr rreziqe të shumta eventuale, të shpërthimeve të energjive të mllefeve të askumuluasra me vite të tëra, të plasaritjeve plasëse të paartikuluara e të paskontroluara, në të ardhmen.
Kjo është në pika të shkurta pasqyra e shtetit më të ri të botës – Kosovës dhe organeve të pushtetit shtetëror të saj sot, në gjendje të pavarësisë se proklamuar dhe të lirisë. Përkitazi me situata dhe gjendje të tilla, apo të përafërta me ato, Bilo Varenë (Billaud Varennes), në trjatimet e tij, ndër të tjera thotë: “Populli i cili duhet t’i kthehet lirisë, patjetër duhet të formohet nga e para!”
Forca e madhe, gradualisht e shtuar deri në maksimum dhe aksioni energjik, janë të rëndësishëm që të shkatërrohen paragjykimet e hershme, të ndryshojnë traditat e vjetra, të rregullohen ndjenjat e shtrembëruara, të kufizohen nëvojat e tepruara dhe të shkatërrohen veset e këqija të rrënjosura.
Andaj, duke përfunduar trajtimin e kësaj qështjeje, me rëndësi parësore, do të ishte udhëzuese, që t’iu kthehemi dilemave nga filli i kësaj trajtese.
Pushteti i cili burimisht, drejtësisht dhe meritë buron nga populli- nga vota e pakontestueshme dhe e shenjtë e tij, pushteti me tipasre dhe primesa demokratike, normale të avansuara dhe civiloizuese, nuk mund të jetë as satrapik, antidemokratik dhe antipopullor e të sillett si “i madhi” me “të voglin” me qytetarët, rrjedhimisht me popullin e vet.
Po ky pushtet, faktikisht nuk mund të sillet me qytetarët e tij si bari hyjnor me kopenë eksperimentale. Poashtu nuk ka kuptim që ky pushtet të krijojë raporte jodinjitoze, nënçmuese, mospërefillëse dhe të papranueshme me qytetarët e vet, përkatsisht me popullin e vet. Pikërisht kjo është mënyra më real, me autentike dhe më praktike, për të ilustruara raportin, jo rrallëherë indiferent, skajshmërisht meganomallor, despotik arrogant dhe injorues të pushtetit, përkatësisht organeve të tij dhe qeverisë, karshi popullit dhe qytetarëve të tij.
“Është evidente dhe mirë e ditur se, po thuaj gjatë gjithë historisë, pushtetet dhe pushtetarët e kanë dashur, admiruar dhe ruajtur me çdo kusht pushtetin dhe sundimin e tyre mbi njerëzit, për realizimin e qëllimeve të tyre e kanë shfrytëzuar, forcën, arrogancën, përfiditetin dhe kompromisin – nëse nuk ia kanë dalur ndryshe, në relacion me të tjerë faktorë dhe aktorë relevant shoqëror, kuptohet edhe në relacion me popullin dhe qytetarin.
Këtë reçetë dhe modus të fitimit makiavelist dhe mbajtës përmasnent të pushtetit, e kanë aplikuar shumë e shumë pushtetarë e qeveritarë, gjeneralë e diktatorë, mbretër e cenzurues. Këtë, të sipërpërmendurit e kanë bërë gjithnjë, ose të shumtën e herave duke u thirrur zëshëm edhe me tërë forcën e tyre, në drejtësi ligj, rend e rregull, në demokraci dhe në vullnetin e popullit dhe të Zotit!” – thotë përveç tjerash, juristi i mirënjohur, Dr. Mazllum Baraliu, ligjërues në UP ”Hasan Prishtina” në Prishtinë).
“Të qevrisësh do të thotë, të arrish dhe të përhapësh moral, arsimim dhe lumturi” – do të përundojë mesazhin e tij të fundit, në testamentin që ia kishte lënë të birit të tij, gjenerali i madh Napoleon Bonaparta, për të cilin disa të dhëna madje “flasin” se ka qenë me prejardhje iliro-shqiptare, nga Korzika.
P Ë R F U N D I M
Po e përfundoj këtë çështje, duke evidentuar një mendim:
“Ah, ju krijesa të varfëra!
Ju që mendoni se jeni aq të famshëm, të mëdhenj!
Ju që gjykoni se populli është aq i vogël!
Ju që dëshironi që gjithçka të reformoni!
Pse nuk e reformoni vetveten?
Kjo do të ishte e mjaftueshme!”


