Pse të mos e shajnë disa koqevarë Albin Kurtin?

0
5
Albin Kurti

Arben Çokaj

Shteti në Kosovë funksionon më mirë se në Shqipëri, edhe pse kemi 100 vjet shtet!

Çmimet në Kosovë, përveç rrymës elektrike, janë më të lira se në Shqipëri!

Kosova nuk nxjerrë naftë, Shqipëria falë 1 milion ton naftë D2 në vit, dhe çmimi i naftës në Shqipëri është 50 cent/l më shtrenjtë se në Kosovë!

Në Kosovë nuk ka kriminalitet e vrasje sa në Shqipëri dhe ngjarjet ndodh të zbulohen më shpejt nga policia e Zvelçës, se sa ndodh në Shqipëri, ku kriminelët, pasi vrasin, kanë kohë pa u trazuar me shkua me djegë edhe makinën bashkë me armët e krimit… etj.

Albini ua hoqi kriminelët serbë në veri e habitet Fatmir Limaj, ‘përmend Albini fjalën guxim?’ – thotë.

Guxim po, se Albini po qeveris me mentalitetin e njé shtetari eiropian kur thotë: “nuk ka kriminel më të fortë se shteti!” A e more vesh Fatmir?! Se ju i keni kthyer bythën serbëve, bëni si trima, por i keni lanë me kullotë serbët si të duan në veri, duke i larguar shqiptarët nga shtëpitë e tyre!

E shumë gjëra të tjera janë më mirë në Kosovë, që tregojnë aftësinë qeverisëse të Kurtit, i cili duhet thënë se nuk i vjedhë votat me banda si shën Pal Gjatoja në Shqipëri, ku bandat më pas ecin me makina të blinduara e u vënë gjoba bizneseve të ndryshme! Albini i fiton votat se në Kosovë nuk janë të gjithë koqevarë, shumica janë kosovarë, shqiptarë të tokës së mëllenhave, që dinë me vlerësua se kush bën shtet e kush po punon për ta!

Prandaj ankohet biznesmeni kosovar, “na i ka mbyllë rrugët Albini…” Si ua ka mbyllë? “Nuk na len me korruptua doganën…” pra me vjedhë shtetin! Nuk ka shtet si në Shqipëri, kur vidhet shteti! Nëse politikanët e qytetarët vjedhin shtetin e tyre, ata mbeten pa shtet!

Prandaj del ai koqevari me çifteli dhe kënaqet duke ia sha nanën Albinit, se është mësuar pa shtet ose me shtet serb! i duket zogut të kurvës se po bën ndonjë nam të madh, se i shan nënën kryeministrit më të zgjuar kosovar, që po i jep dinjitet shtetit té Kosovës!


A e dini pse ia shan nanën Albin Kurtit, ai këngëtari me çifteli?

Se Albini ka bërë shtet në Kosovë dhe kriminelët ka ndodhur të kapen në kohë rekord.
Këngëtari i ditës së Navruzit është me mbiemrin Murseli. A ju kujton gjë ky mbiemër?

Logjika e këngëtarit është: “O nanën  o Albin Kurti, se na bëre shtet! Se jemi mësuar si nomadët pa shtet si në kohën e turkut ose me shtet serb…”

Ishte një ish-këshiltar i Behgjet Pacollit, një farë Naim Murseli. Doli me gruan e me dy djemtë e tij në një restorant në Kosovë. Aty i pa edhe një hajn. Rrugës së kthimit për në shtëpi, ai u ndal nga një makinë tjetër, nga ku doli hajni me pistoletë, që i kishte ndjekë pas. Hajni shkoi nga ana e makinës, ku ishte ulur gruaja e Naimit, dhe i tha: “nema çantën”, e ajo nuk ia dha. Ai bam pistoletë dy herë, e gruaja e vdekur në vend. “Ikni – i tha ai Naimit me fëmijë, – se ta vrava gruan tash…” E Naimi iku me vrap, duke bërë sikur hajni ia vrau gruan…

Por policia e Kosovës dyshoi, dhe e arrestoi Naim Murselin dhe e akuzoi për organizim e vrasje të gruas së tij…

E çfarë faji ka Albini se policia e Kosovës ia arrestoi këngëtarit të famshëm kushëririn? Po, ka faj, se e ka ba piolicinë e fortë Albini, jo si në kohën e Hashimit, që vrisnin e nuk i kapte kush… Prandaj Albini sipas këngëtarit Murseli, e meriton me ia sha nanën në ditën e sulltan Navruzit…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.