PSE JANË ME RËNDËSI ZGJEDHJET E LIRA E TË NDERSHME?!

0
Kryeministri anglez - Rama
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Se nuk e pranon lehtë shantazhin nga tjerët…

Rama i vodhi zgjedhjet, tani duhet të japë interesa nga Shqipëria për ata që ia njohin zgjedhjet.

Rama lider global, e uroi kryeministri britanik për fitoren. Ai e di se Rama i vodhi zgjedhjet e prandaj për njohjen e tij kërkon një burg në Shqipëri për emigrantët e Anglisë.

Ashtu si bëri ‘motra’ e Ramës, Meloni. Ramën e kemi modernist të madh, falë territore me 1 Euro. Po vjen edhe dhëndrri i Donald J. Trump për Sazanin. Kjo është gjë e mirë. Rëndësi ka që “kuqoja” si i thonë socialistët të na i njohë zgjedhjet.

Vjedhin zgjedhjet me tallava e fajin e ka Saliu. Japin favore e interesa të Shqipërisë për të huajt e fajin e ka Saliu. Pse erdhi kryeministri britanik? – pyet Ngjela, diçka do të thotë ai? Do na bashkojnë – i shkon në mendje naivit, do na japin edhe Çamërinë… e në fund, ëndrrat e mëdha, përfundojnë në një burg për emigrantët. Al-Catraz!

Truri dembel, inferior e skizofrenik shqiptar del në pah: Rama lider global, duke e shitë për bythësh Shqipërinë… pak nga pak.

Genti Rrugia gam-gam, mos guxo me ia sha Ramën e Hashimin, se i ka idhuj dhe të bën qurshi! Por nuk e kapë procesin e dëmtimit të interesave të vendit, s’e kapë konceptin se si Hashimi nga zgjuarsia e madhe ia futi vetes…

Për të shpëtuar bythën e tij, Hashimi ishte gati t’ia jepte veriun e Kosovës Serbisë, ashtu si ia dha Çakorrin Malit të Zi. Derisa erdhi Albin Kurti dhe e bllokoi këtë mundësi.

Hashimi e telefonoi Ramën nga burgu i Hagës: ‘O Rame, O Rame, vodhe bukur… fajin e ka Saliu… hahahaha… qeshën sëbashku.’

‘Hajt Hashim’, i tha Rama, ‘duro edhe pak se do të liroj së shpejti si Olta Xhaçkën…’

Ne kemi lidera të cekët, që bëjnë si modernistë e lidera globalë – nuk synojnë ta bëjnë vendin, por na shesin për pjesë…

Gjelosh Kasa gam-gam, na njohu kryeministri britanik, jepi terren tani shoku e imito lumturinë, se fitoi Rama, gëzim i madh, shit interesa tani. Fitoi 8 mijë vota edhe Çimi… në Shkoder.

Ardian Palushaj gam-gam, Saliu duhet të ikë, ai e ka fajin, edhe pse Rama i vodhi zgjedhjet më keq se më 1996. Saliu e ka fajin, pse e la Ramën të vidhte?!

Shumë shqiptarë kanë një kuptueshmëri jo edhe aq reale për lojërat e konkukturat e politikës. Nuk u besohet se Rama i ka joshur disa lidera në Perëndim me premtime, me puse nafte e çanta me para, etj. Kujtojnë se bota është ideale…

Në fund Shqipëria ia futë vetes, se liderin e keni të shantazhueshëm… Çuditet Ngjela, pse erdhi kryeministri britanik në Shqipëri?! Po qan hallin tënd, hallet e Shqipërisë!

Po shikon të ulë çmimet, apo t’i bëjë spitalet tona funksionale?! Prisni edhe pak… prisni…

Si i tha Ramës gazetari ekonomik i njohur Richard Quest në një takim kur ky po lavdërohej për numrin e turistëve: ‘masturbim i përgjithshëm…’ (general masturbation) Kështu i ka luajtur njerëzit mendsh!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.