Doarsa Kica-Xhelili
Shkruan IDRIZ ZEQIRAJ
“Kur humbë malli, humbë shpirti”, – thotë populli për mallin e vjedhur. Ishte një ikje e paprovokuar nga LVV dhe aderim në LDK e Doarsa Kica-Xhelilit. Andaj, ka mjegullnajë, që ngjallë dyshimin se ishte intrigimi i organizatës ilegale SHIK, me qëllime të paracaktuara politike, kryesisht, nismën për rrëzimin e Qeverisë Kurti, me shpresën se do të pasohet nga humollë dhe të tjerë.
Lista “GUXO”, e nismuar nga Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, iu bashkua LVV për tri qëllime:
1) Largimin e PAN-it kriminal nga pushteti;
2) Largimin e klanit të Isa Mustafës, uzurpues të kryesimit të LDK-së, bisht e patericë e PDK-së dhe PAN-it;
3) Pamundësimin e koalicionit të LDK me PDK dhe PAN-in, kthimin e dinjitetit të LDK-së, në frymën rugoviane.
Doarsa përkrah Vjosës dhe Donikës, u bashkuan me LVV, për ta sjellur ndyshimin e shumëpritur të shumicës absolute, nepërmjet reformave të proklamuara, zëshëm, nga aleanca LVV dhe Lista “Guxo”. Nisma, veprimi për ndryshim ishte aprovuese, pothuajse, plebishitare, e lëndëzuar edhe me votimin e më shumë se 100 mijë anëtarëve të LDK-së, në zgjedhjet parlamentare, në shkurtin e vitit 2021. Sepse nuk kishte mbetur asnjë alternativë tjetër, për ta stopuar klanin Mustafa, të koracuar në pushtetin partiak dhe të rrethuar edhe nga servilë, hipokritë, dallkaukë e kopukë neveritës. Qëndrimin në pushtet të PDK-së vrastare e korruptive, për afro dy dekada, e favorizoi klani famëkeq, brenda Kryesisë të LDK-së, të kryesuar nga i shantazhuari i SHIK-ut, Isa Mustafa.
Papritmas Doarsa bën dy veprime në shërbim të PAN-it, duke e denoncuar shantazhimin e SHIK-ut:
1) Largimin nga Lista “Guxo”, përkatësisht, LVV, pa e mbaruar mandatin e marrë, premtues të realizimit të ndryshimit;
2) Refuzimin e rezolutës për “sekuestrimin, konfiskimin e pasurive të paligjshme, më saktë, pa mbulesë reale financiare”, nga zhvatësit e shtetit, kryesisht, komandantët dhe shpura e tyre kriminale.
E bukura Doarsë, si juriste e diplomuar, me një përgaditje solide profesionale, ishte e vetëdijshme, për rëndësinë e kësaj nisme, në zbatimin e ligjit, rrjedhimisht, goditjen e krimit dhe të kriminelëve. Pikërisht, kontributi i Doarsës në këto dy shërbime domëthënëse, për fshehjen e krimeve korruptive, hajnore, ngjalli dyshimin e bazuar, se prapa veprimit të saj të paprovokuar është SHIK-u.
Veriu i Mitrovicës, i lënë qëllimshëm, në zotërim të bandave serbe, fort të kontrolluara nga Beogradi, ishte burim i makro-kontrabandës i disa komandantëve pushtetarë të Kosovës. Këtë bashkëpunim, pothuajse, legal, e hetoi Departamenti i Shtetit Amerikan dhe i shpalli “non grata”, disa nga krerët kriminelë, biznismenë dhe politikanë serbë. Disa syrësh, takimet e tyre private e gjysmë-zyrtare, ishin denoncuar edhe më parë. Të paktën, dy qeveri të Kosovës, Haradinaj dhe Hoti, u krijuan, ekskluzivisht, me angazhimin votues të “Listës Serbe”, e cila nuk i fshehu preferencat e saj, se ke donte në pushtet në Kosovë. Dhe, kjo bëhej në koordinim të plotë të krerëve pushtetarë të Kosovës, me kryebanditët e Veriut të Mitrovicës, gjithëherë, me aprovimin e Beogradit.
Zërat e shtuar, si në kor bretkocash, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për zgjedhje të reja, nga opozita, në veçanti, nga eksponentët e krimit vrastar politik dhe të korrupsionit galopant, flasin edhe protestat, që nga veteranët e rrejshëm, SBASHK, vegël e SHIK-ut, e deri ke sindikatat e Rykollit. Largimi i deputetës Doarsa, me synimin e qartë, për t`u pasuar me largime nga LVV dhe aderime në parti të tjera, nuk është rastësi. Sepse, kjo bëhet kur flitet për Vettingun, aferën e pistë të veteranëve, hetimin dhe konfiskimin e pasurive pa mbulesë faktike, si dhe procese tjera të sundimit të ligjit, eksponentët e krimit, “e kanë mizën pas veshit” dhe duan trazira, madje, deri në kërkesën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, të inicuar nga “hoshtapleri” horrak Edvin Rama në Tiranë.
“Ku ka zë, nuk është pa gjë”, – thotë urtësia. Elozhet që deputetja Blerta Deliu-Kodra, ia bënte, pikërisht, Doarsës, “si deputetja më e mirë”, përfolja e bazuar për afrinë e Doarsës me PDK-në, madje e dyzuar, ke të zgjedh për aderim, PDK-në apo LDK-në, e dëshmuar me mosvotimin e “ligjit për konfiskimin e pasurisë, në shpërputhje me fitimin legal”, janë dëshmi, që nuk mund të fshihen.
Edhe preferencën e saj për LDK-në, mund ta këtë diktuar SHIK-u, sepse, siç thotë eksponenti i kësaj organizate kriminale, Xhavit Haliti, “PDK e ka SHIK-un brenda në të gjitha partitë, përfshi edhe LDK-në”. Doarsa në Listën “Guxo”, përkatësisht, në LVV, ishte “si veshka në mes të dhjamit”, fort e privilegjuar, gadi për nominim për kryetare të “Guxo” në Prishtinë. Ajo nuk mund të krahasohet me largimet, trasferimet, aderimet paraprijëse, nga partitë humbëse, në ato fituese. Këtu është e kundërta. Dhe, kalkulime të kësaj natyre, mund të projektojë e realizojë vetëm SHIK-u monstrum, me metodat e tij konspirative e përfide.
LDK-ja zhurmoi bollshëm, madje, përtej parashikimeve, në pritjen entuziaste të Doarsës, duke e konsideruar si “vlerë shtesë për partinë”. Megjithatë, entuziasmi duhet të jetë me masë, i përmbajtur, sepse kur ajo është sot kundër “konfiskimeve të pasurive të vjedhura”, nesër mund të jetë edhe kundër ndëshkimit të krimeve vrastare politike, të cilat janë të shumta, numerike. Dhe, kush mbronë krimin, bëhet pjesë e krimit.
Gjëra të dyshimta e diskutabile, sepse Doarsën nuk e kemi dëgjuar të kërkojë drejtësi, për ushtarakët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës apo veprimtarët e LDK-së, të listuar ngeshëm dhe të ekzekutuar zhurmshëm, nga komandantët e pushtetshëm dhe bandat e tyre kriminale! Dhe, kjo është shqetësuese, kur kemi parasysh profilin e veçantë të Doarsa Kica-Xhelilit.
Aderimet nga partia ku e ka marrë votën përfaqësuese, mandatin, në një parti tjetër, pa këtë legjitimitet, është abuzim skajor dhe, normalisht, duhet lënë mandatin, atje ku e ka marrë. Ndërkohë, Kosova me – një zonë zgjedhore -, është krejt manipulative, sepse votat mund të blihen. Votimi klasik, ku populli voton përfaqësuesit e tij, në zonën elektorale komunale, është mandatim real dhe i ligjshëm. Në këtë rast, nëse votimi zgjedhor do të ishte në një zonë të caktuar, votuesit mund t`ia mirrnin mandatin deputetës, deputetit të votuar, duke ia hequr të drejtën e përfaqësimit.
Kosovën me “një zonë zgjedhore-, e ka diktuar SHIK-u, sepse numëron 30.000 anëtarë, plus vota familjare. Kësaj armate klienteliste, i është shtuar edhe shifra prej 65.000 veteranëve, prej tyre 52.000 veteranë të rrejshëm! Është kjo arsyeja që eksponentët e SHIK-ut hidhen “si zorra në prush”, kur kërkohet spastrimi i listave nga “veteranët e rremë”! Përveç zbulimit të shitjes “të dëshmive të veteranit”, nga komandantët, i frikësohen edhe humbjes së klientelës votuese partiake.
Ndëkohë, milionat rrjedhin, abuzueshëm e hajnisht, nga buxheti i pakët i shtetit rishtar, të Kosovës, në xhepat e matrapazëve dhe të kriminelëve, të strehuar nën ombrellën e Shoqatës të OVL të UÇK-së, rrast të inkriminuar dhe të diskredituar, si dorë e zgjatur e SHIK-ut, supërkriminal, të cilët kurrë nuk ishin pjesë e luftës!
Dhe, kjo është turpëruese jo vetëm për komandantët hajna e kriminelë, por edhe për qeverinë, e cila nuk vepron dhe popullin e Kosovës që heshtë, madje, pambarimisht!
Donika zeza kurrë nuk do te vinte me jetue ne Kosove po te mos koruptohej per poziten e mimistrit te jashtem.
Kjo kurrfarë merite s’ka per kombin Shqiptar, por ishte ne DE ne asisitence sociale dhe u punesua ne Kosove.