Lutfi Coka
Jam një nënë shqiptare, që po jetoj dy sistemet dhe parashtroj kërkesën në formë proteste!?…
Ky vend, Shqipëria, ka burra shteti e burra dheu, heronjë e dëshmorë, shkrimtarë e shkencëtarë, artist e profesorë, me shumë emër dhe shumë merita! Po për nënat që u lindën, u rritën, ju burreruan e shkolluan, ku i keni!? Ku janë?…
A e dini ju o të nderuar se kush janë nënat, vajzat, motrat, dhe gratë shqiptare?!..
Vajzat, gratë, nënat shqiptare kanë qënë prapavija e çdo lufte per liri atdhe e pavarësi!… Prandaj i drejtohem tribunes së mendimit shqiptarë!?..
A e keni per turp që gruaja shqiptare të vlerësohet me pëqindje në kuvend e qeveri, me plan, sikur të ishin garniturë!?….
Gratë shqiptare nuk janë dekor qeverishë, e kuvendesh ..Ata janë zonjat e meritës, gjysma e mirë e kombit shqiptar. Prandaj meritojmë të rrimë përkrah burrave, se jemi nënat e këtij vendi!… Kemi perkund dhe po perkundim djepin e lavdisë e krenarisë të këtij kombi!…
Ishim dhe jemi të heshtura, të urta nën hijen e burrave të zëshëm të kësaj pjese të botës reale ku jetojmë… Protestojmë kur femrat shqiptare po shiten e trgtohen si mish i bardhë, për të kënaqur epshet e deshtakëve e viktima të dhunës, skllave të shekullit të Ri.