Profesor Hysni Gashi, ishte i veçantë, nuk kishte tjetër si ai

0
Hysni Gashi - foto e fundit

Hysni Gashi – foto e fundit, e bërë nga Sinan Kastrati në shtëpinë tij në Prishtinë.

Ai ishte veçantë*) por ishte edhe i sertë*).

Kur isha nxënës, si fillorist por edhe gjimnazist kur dikush nga nxënësit shkruante në “Zëri i rinisë”, “Pionieri”, “Thumbi” apo në ndonjë revistë tjetër për fëmijë a të rritur e të mos flasim për poetët si Rexhep Hoxha, Latif Berisha, Rifat Kukaj e … Ali Podrimja, Azem Shkreli e Din Mehmeti. Kur i kujtoj ata burra të penës, më duket vetja shumë i vogël.

Në një orë letrare që rregullisht organizonte dhe mbante orë letrare shpesh, grupi letrar i Fakultetit Filozofik, “Jeronim De Rada” ku domosdo se merrte pjesë edhe Rexhep Hoxha kur kryetari, aso kohe qëlloi të ishte Mustafë Xhemaili e thirr Musa Ramadanin, ai nuk don të dalë para të tjerëve se, sipas Ramadanit, tash i ndjerë kishte një vjershë të vockël.

Rexhep Hoxha i cili ulej në rendin e parë, këmbën mbi këmbë e pinte duhan kaçak, kur e dëgjon M. Ramadanin, nuk durohet pa i thënë:

– Dil, dil! S’ka rëndësi a është e madhe a e vogël por a ka “naj vlerë”!

Musa i ngratë, pasi e lexon, rrugës për me shkua me u ul te vendi i vetë, në fund të sallës, sepse vinin shumë mysafirë, i ofrohet R. Hoxhës dhe e pyet:

– Profesor, a të pëlqeu vjersha ime?
– Jo, valla hiç (nga Vallahi).

Por kishte të tillë që nëse dikush lexonte vjershat e veta nuk dëshironte ta kritikonte askush (lexo: bënte vlerësimin kritik letrar). Qëllonte ndonjë kritik dhe pasi kryehej pjesa e parë, leximi i vjershave, fillonte pjesa tjetër, biseda rreth poezive.

Profesor Hysni Gashi me vajzën Valbonën, në Prishtinë

Një nga kritikët foli edhe për poezinë e Abdullah Konushevcit *), një poet shumë i mirë por që filloi të qaj. U dasht që ta ndërprejmë orën letrare e ta pajtojmë Abdullahin, duke iu lutur që mos të qaj se kështu është, traditë. Ata të mëdhenjët edhe shahen, foli njëri e ty vetëm të përmendi me disa fjalë e për disa vargje.

Edhe profesor Hysni Gashi u muar dhe shkroi poezi. Është autor i disa dhjetëra librave me vjersha.

Unë nuk do të flas për poezinë e H. Gashit për shkakun se librat me poezi të profesorit i kam në bibliotekën e vogël të banesës sime në Prishtinë.

Mendimi im i përgjithshëm se ai ka qenë prodhimtar edhe në poezi por, fusha ose toka më e plleshme, sikur ai ta lavronte, sipas meje, për profesorin ka qenë ajo e historisë me tema historiografike, gjë të cilën ia kam thënë por nuk më ka dëgjua.

Viteve të fundit, sidomos pas sëmundjes së koronavirusit, pandemisë 19, pushimet verore më 2020 dhe 2021 kur shkoja në pushime verore (e vjetore) nuk isha te profesori, shkaku që ta ruaj profesorin, pasi ai tash ishte edhe në moshë të thyer.

Kur i shkruajta profesorit se isha në Kosovë dhe Shqipëri “Profesor isha ne Kosovë e në Shqipëri për pushime por u sëmura rëndë prandaj u k’theva urgjentisht në Suedi.

E kisha ndërmend dhe kisha dëshire me u takua me ty, por s’ çenka thënë.

Tash jam më mirë por shumë i lodhur”.

Kur dëgjoi profesori se kam qenë n`prag të vorrit, më thirri por unë nuk i hapa telefonin se nuk mund të flisja:

“Profesor nuk mund të flas, nuk jam mirë me shëndet. Ka me shume se tre javë qe nuk kam folur në telefon me askend. Kur po flas me familjarë, po më mundon shumë, pastaj kolli nuk po më ndalet e si pasoje, mushkeritë që i kam të dëmtuara, edhe më shumë po mi damton”

– Shoku im Sinan, unë dhe Nakija jemi të brengosurë për shëndetin tënd. Jemi tepër të gajluar

Hysni Gashi me mbesën (vajzën e Valbonës). Prishtinë

spo mundemi me folur as në telefon për ta dëgjuar zërin tënd si bilbil e na ka marrë malli për ty. Ne do ti lutemi Zotit e në çdo faltore për ty e shendeti të të punojë si më parë. Neve na ngushllon se je në një vend ku shoqërija dhe shteti kujdeset për çdokënd dhe për ty.

Pastaj, profesori u sëmurë e shkoi në spital. Nga spitali doli i vdekur. Në varrim morën pjesë vetëm familjarë dhe e përcollën me muzikë, sipas dëshirës dhe amanetit që kishte lënë Hysniu.

Letra ime e fundit për profesorin, sa ishte në spital ishte kjo:

Nakije *) mirëmjesi !
Qysh jeni, a jeni me mirë ?
– Po rezultatet, a i keni marrë?
Të fala profesorit !

– Mirëmëngjesi Sinan, më mirë jemi, por rezultatin e kemi marrë pozitiv.

Pra nuk munda me u përshëndetur me profesorin. Nakija kishte ardhur në shtëpi ndërsa profesor Hysniu, ishte në spital që përveç personelit mjekësor, kujdesej edhe Kushtrimi, djali i dytë i profesorit, kirurg me përvojë në fakult. e mjekësisë.

Kushtrimi, më tregoi dhe natyrisht edhe më ngushëlloi se profesori nuk mundi të jetoi më shumë sepse iu trash gjaku … Sëmundja ishte më e fortë.

Profesor Hysni Gashi shok klase e ka pasur Adem Demaçin.

Më fliste edhe për Ademin. Në një vjershë që e kishte shkruajtur për Ademin, nuk e kishte publikua pa e parë edhe vetë Ademi dhe djali i Ademit, Shqiptari që punonte si mjek me Kushtrimin, djalin e profesorit.

Hysni Gashi në Prishtinë, në shtëpinë e tij

Para se me i bërë publike këto ”vargje” për ptrofesorin, unë fola gjërë e gjatë me Burimin dhe Valbonën, djalin e vajzën e profesorit, që nuk ka djalë më të zotin e as vajzë më të zonjën, puntore e të ndershme. Mora pëlqimin edhe të atyre që të flas për ato që di dhe si e njoh unë Hysni Gashin, si profesor, mik shtëie e koleg.

Toska – Hysni Gashi

Prizreni, Rahoveci, Malisheva, Ratkoci, nxënës, profesor por edhe fqinjë e qytetarë, Hysni Gashin aty ku jetoi e punoi e kanë njohur edhe si TOSKA.

Po pse njihet Hysni Gashi si ”TOSKA?

Në bisedën që pata me Burimin unë ia shpjegova pse e kanë quajtur dhe thirrë të gjithë ”Toskë”. Sipas meje, ai e ka folur gjuhën shqipe pastër duke respektuar normat, rregullat e standardeve, sipas Kongrsit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të vitit 1972.

Edhe para kësaj, Kosova kishte disa rregulla të gjuhës standarde, dialekti gegë të vitir 1968, konsullta. Bile, Kosova ishte e para që kishte përqafua projektrezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, para Shqipërisë. Atëherë kur Shqipëria s`dinte si ta quante ”Kongresin, si Konferencë”, ”Kuvend apo ”Kongres”, profesorët dhe intelektualët nga Kosova printe për të mirë.

Arësyet nuk janë të tepërta të thuhen sa herë që është nevoja. Kosova, edhe gjuha shqipe ishte në rrezik nga sllavizmi dhe politika shfarosese serbosllave. Jugosllavia, linguistët e ”shkenctarët” tjerë serbë e sllavo-maqedon e malazez thonin se gjuha që flitet në Kosovë është ”Šiptrarski jezik”ndryshe nga ajo që flitet në Shqipëri , ”Albanski jezik”.

Këto, gjatë bisedave që kam pasur unë me profesorin, ai i ka ditur prandaj, është angazhua me mish e me shpirt që duke u nisur nga familja, me fëmijët e sidomos me nxënësit në gjimnaz që ta flas sa më mirë e pastër gjuhën tonë shqipe, gjuhën e Naimit e Fishtës.

Po kjo është vetëm njëra anë e e medales, sipas meje. Burimi, djali i madh i profesorit mendon ndryshe dhe unë mendoj se edhe ai ka të drejtë, ndoshta më shumë të drejtë ka ai se sa unë.

Si bari delesh në Has dhe në Jetimoren e Vlorës

”Në moshë shumë të re, kur Hysniu ishte fëmijë, ndoshta 7-10 vjeç, ai i ruante delet në një fshat të rrethit të Hasit, sa për bukë të gojës. Kishte të veshur vetëm tesha të vjetra, me lecka, me cukla sa mos me qenë cullak e me këpucë të shkyera. Ishte i detyruar që ditën ti ruaj bagëtinë e në mbrëmje të iu bëjë hyzmet aty ku ishte rrogtar dhe mysafirëve që vinin. Por ai ishte i zgjuar, edhe si fëmijë më tregonte profesori, i dëgjoja se si flisnin dhe mundohesha me e kuptua porosinë e bisedave, tregimeve e meseleve”.

Hysni Gashi në Prishtinë, në shtëpinë e tij – na përshëndetë

Ishte jetim. Nëna i kishte vdekur e babi (Selimi) ishte në burg. Një ditë, gjithnjë sipas Burimit, vendos që të shkoi në Shqipëri. Ushtarët kufitarë shqiptarë kur e shohin këtë fëmi të vogël e marrin dhe e mbajnë në karaullë (shtepinë ku rrinin ushtarët kufitarë) afro 1 javë- 10 ditë. Pastaj e dërgojnë në Kuks e prej Kuksit, shteti shqiptar, si jetim e dërgojnë në Jetimoren e Vlorës.

Në Vlorë bashkë me jetimët e tjerë, Hysniu e mëson gjuhën shqipe, dialektin toskë dhe aty kryen 6 klasë të shkollës fillore.

Këto ishin ato dy argumentet që Hysniun, përgjithësisht popullata e quante, edhe fëmijët: Toskë.

Historia e jetës në Jetimore dhe se si u këthye në Kosovë, nuk dihet. Hysniu nuk i ka tregua askujt. As unë e as Burimi e Valbona e nuk e dimë. Nuk e dinë dhe nuk besoj se Kushtrimi e Arbeni, dy djemtë e vegjël të profesorit e dinë (ndryshe) më shumë. Me Kushtrimin e Arbenin nuk kam folur.

Ato që dihën e do ti shkruaj edh unë në librin monografik apo biografik si do ta quajnë ata në Malishevë, që do të dalë së shpejti me autor Izet Shala, unë do të flas edhe për babën e profesorit, Selim Osman Gashin- Hajda dhe një shokun e Hysniut në Jtimoren e Vlorës:

– Pse dhe qysh u qorrua Selimi, baba i Hysniu, kuriri më besnik i Bajram Currit, ku e qysh (mbi)jetuan?

– Për shokun e fëminisë në jetimoren e Vlorës, Mark Gjuraj (Valbona) apo Mark Lulgjuraj (Burimi)?

Por do të mbeten edhe shumë enigma pa u thënë për jetën e profesor Gashit. Kjo ndodh edhe me personalitetet e tjera të letërsisë, kulturës, artit e historisë. Nuk thuhën të gjithat. As në veprat letrare e filma, nuk përfshihet e tërë jeta në një libër dhe nuk përfundon si dëshiron lexuesi e shikuesi.


*) VEÇANTË f. spec.

Veti që është karakteristike vetëm për një qenie, për një send, për një dukuri etj., ajo që lidhet vetëm me një individ dhe që e dallon atë nga të tjerët; diçka që është e veçantë; kund. e përgjithshme. Nga e veçanta tek e përgjithshmja.

VEÇANTË mb.

  1. Që nuk është si të tjerët, që ndryshon nga të tjerët, që qëndron më vete, që nuk është i bashkuar a i shkrirë në një të tërë me të tjerët; jo i rëndomtë, jo i zakonshëm; që i përket vetëm dikujt a diçkaje, që është karakteristik për një qenie, për një send a për një dukuri, që e dallon atë nga të tjerët. Njeri i veçantë. Qenie e veçantë. Lëndë e veçantë. Rast i veçantë. Çështje e veçantë. Ka zë të veçantë. I jep një pamje të veçantë. Ka një mënyrë (të qeshur) të veçantë.
  2. Që është lënë a është ndarë veçan për një njeri ose për një qëllim të caktuar, që është caktuar vetëm për dikë a për diçka; që i kushtohet posaçërisht dikujt a diçkaje, i posaçëm. Vend i veçantë për fëmijët. Repart i veçantë. Ushqime të veçanta. Veshje të veçanta. Pajisje të veçanta. Numër i veçantë i revistës. Kapitull i veçantë.
  3. Shumë i madh; që ka vlerë të jashtëzakonshme, që kërkon vëmendje të madhe, i rëndësishëm; i posaçëm. Me kënaqësi të veçantë. Detyrë e veçantë. Qëllim (synim) i veçantë. Me rëndësi të veçantë. Kujdes i veçantë. Merita të veçanta.

*) SERTË mb. bised.

  1. Që lakohet, që shtypet a që petëzohet me vështirësi. Tel i sertë. Llamarinë e sertë.

Zbut hekurin e sertë me zjarr.

  1. Që është i fortë në shije, në të pirë, në të nuhatur. Duhan i sertë. Uthull e sertë. Erë e sertë.
  2. fig. Jo i afrueshëm, idhnak, i vrazhdë, i ashpër (për njerëzit). Burrë (djalë) i sertë. Njeri i sertë.
  3. fig. Që shtrohet me vështirësi (për kafshët e punës); që të sulmon dhe të kafshon (për qenin); i egër. Kalë i sertë. Mushkë e sertë. Qen stani i sertë.
  4. edhe fig. I ashpër, i rreptë (për vendin dhe për dukuritë e natyrës). Udhë e sertë. Vend i sertë. Shtigje të serta. Shkëmbinj të sertë. Dimër i sertë. Kohë e sertë.

*) Abdullah Konushevci

Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në “Universitetin e Zagrebit” dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në Bota e Re dhe Rilindja. Ai ka vdekur me 30 nentor 2013.[1]

Vëllime me poezi

Pasqyrë dhe diell (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1979},
Rënia e mollës (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1981),
Pad jabuke (serbisht, “Jedinstvo”, Prishtinë 1982),
Qerrja e diellit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1983),
Loja e strucit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1990),
Pikat AD (poezi, “Papyrus”, Prishtinë, 2002),
Dashni dhe vdekje (poezi. “Nositi”, Prishtinë, 2011),
Lutje dashurie (poezi, “Nositi”, Prishtinë, 2012}.

*) Nakija, është gruaja (e dytë e profesorit), gjakovare. Ajo tash, pas vdekjes së profesor Hysniut jeton në Gjakovë.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 20 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.