NGA KALOSH ҪELIKU
Epabesueshme?! Historikisht, kurrë shqiptarët nuk kanë pasur kaq shumë politikanë të dobët si Dje, edhe në Ditën e Sotshme. Dihet, ende me brekët dhe trutë nëpër këmbë nën nivelin e Rilindasëve shqiptar. Edhe, sistemit komunist. As në kohën e Turqisë, as të Serbisë, e as të Bullgarisë.
Fatekqsisht, përderisa Serbia nateditë i uzurponte tokat e Kosovës, shqiptarët me çifteli dhe këngë e vrisnim “shkaun” gazetave të varura dhe të “pavrura”, radio-televizive”, ekraneve para kamerave televizive. Portaleve elektronike. Facepook, dhe Instagram. Dhe, jo me politikë. Problem politik, i cili Sot na hakmerret në Mitrovicën e Veriut. Rrezik, që mund të vijë Nesër me marrëveshje “paqësore”, ose luftë edhe te ndarja e Kosovës. Problem politik, që përderisa serbët me vite mirreshin me popullimin e atyre viseve strategjike të Kosovës me popullatë serebe: Trepçën dhe Ujmirin, shpirtin e Kosovës. Shqiptarët merreshin me ke këngë, valle, dhe çifteli.
Përmëkeq, pjellat e Djeshme të partive politike shqiptare, Dje, dhe Sot: Kopilat, që i pollën vetë partitë politike shqiptare Ditën e Sotshme. Dhe, na i lanë Natën pas porte, gjatë këtyre viteve “demokratike”. Po, na i lanë Natën e Madhe, edhe Sot: pas dere, te Pragu i Shtëpisë. Edhe, themeluan parti politike me qerre e kashtë, duaj përbmi duaj. Dhe, jo me kallinjë gruri rrëz “Ҫuke”. Ose, misëri me nga dy kallinjë në kashtë, fushave shqiptare në emër të popullit shqitar për Ditën e Nesërme?! Sot, kur zjarr na digjet mbi krye si popull shqiptar.
Ne, Sot si popull shqiptarë: ende kemi mjaftë probleme politike mes shqiptarëve me vetëveten, njëri me tjetrin si vëllezër rrugës për në “Baba Tomor”?! Dhe, jo me armikun historik shekullor. Ende, mirremi me vetëveten si shqiptar: Luftë për poste politike, pasuri personale dhe familjare.
Qorri, nuk mund t’i prijë udhëtarit për në “Baba Tomor”. Para fillimit të Kongresit, Taravari, pasi e shpalli veten për president të Maqedonisë Veriut tha, se: në garën për president të shtetit, kundërkandidat dëshiron ta ketë kryetarin e BDI -së, Ali Ahmetin. “Z. Ahmeti do kisha dashur ta kem realisht kundërkandidat. Do të ishte interesant”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH -së. Donkishot Historik shqiptar, dhiareve për në “Baba Tomor”. Mesiguri, pas vetes mbi gomar e ka edhe një Sanço Panço shqiptar. Shkaku se, Sot: më shumë kemi parti politike, sesa shqiptarë?!
Dhe, gjithë luftërat e tyre politike bëhen për pushtet, pasuri personale, familjare, dhe poste partiake. Burgu, nuk është Universiteti i shqiptarëve. Pak veta nga burgu kanë dalur gjallë, dhe me trutë në kokë. Shumica i kanë lënë eshtrat qelive të burgjeve. Ndonjëri, edhe ka dalë spiunë në “Liri”. Ose, i “çmendur” rrugëve. Sot, Partitë politike bëjnë thirrje që këtij koalicioni t’i bashkangjiten edhe aktivistë të shoqërive civile, që dëshirojnë “ndryshimin” në kampim politik shqiptar në RMV. Qesharake?!
Kurti, Sot e ka samarin me arna jugosllave në shpinë: le të mos merret me targat e makinave, dhe dinarin e Serbisë! Aqmëpak, me zgjidhjen e problemeve të partive politike në Maqedoninë e Veriut!
Por, me kufinjtë politik të ish sistemit jugosllav, Kosovës për Ditën e Nesërme!…