POETI I ROGANËS
Në Kodër të Brijës në Roganë
Një kaçubë më ka pas thënë
Jam e vogël dhe kam pak shtat
Vesë prej barit pijë çdo natë
Në atë çast u ngrit e foli fqinja
Je e pangjashme si bima vetë
Ju që e kërkoni gjënë e duhur
Natyra është e tëra përmbajtja
Në kaçubën ku bari e pi vesën
I zgjat gishtërinjtë një bari i ri
Sa herë shiu ngjitet nëpër fletë
ylber i bukur i shtohet vërtetë
Brenda kaçubës ka një shtëpi
Ku shërbehen disa milingona
Bari është thjeshtësia natyrës
Ushqimi dhe streha e zogjëve
Guxoj të them, jam poeti juaj
Guxoj të them se jam Atdheu
Mjafton që t´i hapni dritaret
Për ta parë Roganën dardane!…
Atdhe Geci – poezi nga libri në dorëshkrim, “Kallinj Ylberesh”



![SHQIPTIMI POETIK I DHEMBJES SI KATARSË SHPIRTËRORE[1] Timo Mërkuri - Ëndërrime](https://fjala.info/wp-content/uploads/2025/12/timo_merkuri-enderrime-218x150.jpg)







