3.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

PO VIJNË DITË TË TJERA PËR SHQIPËRINË!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Safet Sadiku

Në çdo periudhë sfidash, shpresa na mbanë, por edhe na mëson se çdo vështirësi, njëkohësisht është edhe një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

1) Sjellja e tyre, që për çdo ditë po reflekton një zhgënjim të thellë, më bën të kuptoj dhe të besoj se një termet i shkaktuar nga instrumentet e drejtësisë është duke ndodhur! Për klasën tonë politike të tranzicionit, shpesh kam nënvizuar edhe mungesën e etikës dhe mungesën e orientimit të tyre. Këtë fakt, tani në këtë periudhë kohore, më së miri e dëshmon fjalori i tyre i shëmtuar! Shfryejnë duke sulmuar drejtësinë! Ata janë të njëjtë; si pushtetari si opozitari…

2) Politikanët e tranzicionit po largohen me turp! Të pangopurit e politikës kanë humbur drejtimin… Ata janë verbuar nga etja për pushtet dhe pasuri. Të kapur nga stresi dhe paniku, nuk ngurrojnë të përdorin një gjuhë të ulët edhe para publikut të tyre. Fushatat e tyre për politikat zgjedhore janë kthyer në një garë fyerjesh dhe banalitetesh, duke treguar një nivel zhgënjyes publikisht, se cilët do të mund të jenë përfaqësuesit tanë edhe në mandatet e ardhëshme. Pasuria dhe pushteti pa dinjitet nuk vlejnë asgjë! Mbase, kjo logjikë atyre, si pushtetarë të tranzicionit, deri më sot nuk ju ka shkuar kurrë në mendje. Por tani, gjërat kanë rrjedhur sheshit!

3) Politikanët e tranzicionit jo vetëm që po largohen me turp, por po përgatisin edhe pasardhësit e tyre, duke përdorur të njëjtat metoda. Ata nuk heqin dorë nga pushteti, sepse për ta nuk është çështje shërbimi ndaj shtetit e qytetarëve, por ruajtjeje e pasurisë së vjedhur nga shteti. Një brez i ri politikanësh po krijohet me të njëjtën mendësi: jo për të ndërtuar të ardhmen e vendit, por për të mbrojtur privilegjet e trashëguara. Kjo është sfida e vërtetë për shoqërinë shqiptare, që edhe në këtë shekull të mos lejojë, që historia të përsëritet në dëm të qytetarëve shqiptarë.

4) Sot, kur sfidat dhe pengesat duken të pambrojtura, me plot të drejtë mendjet tona mbushen me besim, se koha e ndryshimit është afër. Shqipëria me trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe historike, është gati të ringjallë energjinë e re të përparimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Me një vizion të qartë për një shoqëri të drejtë dhe të bashkuar, çdo qytetar është thirrur të kontribuojë në ndërtimin e një vendi ku drejtësia, liria dhe mirëqenia përbëjnë themelet e së ardhmes. Kërkesa është që të besojmë në vetvetën tonë, se çdo hap i vogël, i ndërmarrë me korrektësi dhe vendosmëri, na sjell më shumë energji, dhe neve na bënë më të fortë që të lëvizim afër qëllimit për një Shqipëri të re. Atdheu ynë Shqipëria është një vend ku ditët e mira nuk janë vetëm ëndrra, por një realitet që ka filluar dhe po merr formë…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit