IDRIZ ZEQIRAJ
Ministri i Financave, Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati, i saktë, i përgjegjshëm dhe shumë profesional, në të gjitha vendimet dhe veprimet që bënë, në resorin ministror që ai udhëheqë. Zhurmimet e çakorduara, që bënë opozita, tashmë, e bashkuar, tërësisht, destruktive, janë qëllim këqija, lehje në hënë, me tendencë të marrjes të pushtetit të pamerituar përdhunshëm. Në aleancë me Vuçiqin, së bashku me Listën Serbe, Grenellin e Ramë gjatoshin, i janë sulur Qeverisë të LVV, me votim, pothuajse, plebishitar popullor.
Kuadri i lartë i partisë të LVV, njëherësh, ministër i Qeverisë të saj, Hekuran Murati, në të gjitha deklarimet e tij, përfaqëson partinë dhe Qeverinë Kurti. Lideri karizmatik i LVV, Albin Kurti, ka qëndruar dy dekada në opozitë, për të ardhur, madje bindshëm e demokratikisht, në pozitë. Deklaratat publike të tij janë sentenca të artikuluara qartazi, me pak fjalë dhe kuptimplote. Dhe jo zhurmime të rrëmujshme, lum fjalësh, që shpërndajnë mjegullnajë, si halla Timë e AAK-së dhe dadat e saj: Vlora e PDK-së, Kykmetja e LDK-së, Xhevahirja e NISMA, të cilat paturpësisht e kriminalisht, lëndojnë plagën e madhe të vrasjes së djalit, nga qeveritë e tyre, kryesuesin e seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Deharin, i cili stopon në llomotitjet e tyre shpifëse dhe sharëse!
Krejt njëjtë janë të artikuluar në deklarimet e tyre publike edhe kuadrot tjerë të LVV. Dhe, ky është një standard i ri në Kuvendin e Kosovës. Por, në rast të ngulmimit të mediave apo ndokush tjetër, paraprakisht, thonë se “ky është mendimi im personal”. Andaj, ministri Murati dhe kuadrot tjerë të LVV, janë unik në deklarimet e tyre, të bazuara në prova konkrete dhe assesi nuk janë akuza politike. Qartazi, opozita është në përpjekje sa të kundërligjshme, aq edhe e dështuar, për ta marrë pushtetin në tavolinë!
Gjykata zgjedhjet kuvendore i trajtoi politikisht dhe jo juridikisht!?
Gjykata Kushtetuese, duke qenë e kapur, për një çerek-shekulli nga banda e PAN-it, ka dhënë një përgjigje ekuivoke, qëllimshëm, sa për t`i dhënë mundësi e hapësirë opozitës, të provojë të ndryshojë situatën, përmes manovrave juridike, duke shfrytëzuar pikërisht vendimin ekuivok, me dykuptimësi të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim, prononcimi i Presidentes Vjosë Osmani, ka qenë sa i paanshëm, aq edhe profesional, duke qenë në koherencë në Kushtetutën e Kosovës, se “zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e organeve tjera kuvendore, bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe forma tjera”.
Pra, Kushtetuta dhe Presidentja e nxjerrin bllof dhe bllokuese të konstituimit të Kuvendit opozitën. Sepse Gjykata Kushtetuese, duke bshkëpunuar në mënyrë mafioze me opozitën, gjatë shqyrtimit të çështjes, të bërë nga halla Timë, me AAK-në e saj, Gjykata e kapur nga PAN-i, çështjen e zgjedhjes të organeve konstituive, e trajtoi politikisht dhe jo juridikisht! Të 47 faqet A4, bëri kamuflazhë, duke shmangur porosinë Kushtetuese të votimit, për zgjedhjen e organeve të Kuvendit, se “votimi mund të bëhet i hapur, i fshehtë dhe në forma tjera”.
Tashmë, nuk përbën asnjë sekret se me Sistemin e Drejtësisë nuk ka problem vetëm Albin Kurti dhe LVV e tij, por edhe Kushtetuta e Kosovës, të cilën e kanë bërë paçavër subjektet politike, të koalicionuara në PAN. Dhe, problem kardinal me drejtësinë ka edhe Kosova dhe populli i saj. Nisma për bërjen e Vetting-ut dhe Byronë për hulumtimin e pasurive të paligjshme, i bllokoi PAN-i kriminal, përmes kuadrove të sistemit të drejtësisë të kapur, korruptive. Shembuj domethënës, që dëshmojnë degradimin, deri në degjenerim, të këtij soji opozite mjerane.
Opozita PAN-iste hallakamë, “me krime nëpër këmbë”,
kërkon pushtetin në tavolinë!
Në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës, populli e tha fjalën dhe verdiktin qeverisës, duke refuzuar bindshëm opozitën. Përkundër aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, opozita nuk ka reflektuar, por vazhdon tentativën për ta ndryshuar situatën me argumente juridike, pa asnjë bazë logjike. Atë që nuk arritën me votën e popullit, përmes manovrimeve mafioze juridike, provojnë të dërgojnë gjithçka në Gjykatë Kushtetuese, si aleate e PAN-it, zvarrisin bllokimin e punës normale të Kuvendit.
Pas dështimeve të seancave, në çdo 48 orë, vazhdojnë anatemat dhe sharjet e opozitës, kundër LVV, në përpjekje për ta bindur popullin se “bllokues të krijimit të organeve kuvendore qenka pikërisht LVV!” Për këta soj deputetësh, helenët e lashtë, kanë një urtësi, paksa pezhorative, por rrast adekuate: “Bëri miza prapanicë dhe e dhjeu dynjanë!” Dhe, tiradat bajate “oratorike”, vazhdojnë pas shpalljes së mbyllur të seancës, në mungesë të kryesuesit dhe të deputetëve të LVV!
Stratagjemat fantazmagorike, të opozitës humbëse, kuadri i lartë i LVV, Hekuran Murati, i denoncon faktueshëm. Sepse, opozita po synon të arrijë pushtetin në tryezë, duke anashkaluar vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur me votën e lirë dhe demokratike. Por, dështimi i opozitës është i parathënë, ngaqë “as Qeveria dhe as Kuvendi nuk mund të merren me zor”,- potencon Murati.
Përjashtimi i opozitës PAN-iste për bashkëqeverisje nga Kurti dhe LVV e tij, është vendim i mençur dhe fort admirues. Dhe, këtë e arsyeton se kjo opozitë kurrë nuk ka provuar të reformohet, pra, ka mbetur hallakamë, për të mos thënë “me krime nëpër këmbë!” Thënë troç, nuk ka ndërmend ta kriminalizojë qeverinë e tij, duke bërë koalicion me ndonjërën nga subjektet politike, me dosje penalizuese vrastare politike dhe hajnore zyrtare, PDK-AAK-NISMA, dje të koalicionuara publikisht, nën akronimin PAN dhe sot, në koalicionin e heshtur, madje të paligjshëm, sepse ligji lejon vetëm koalicione parazgjedhore dhe ndalon koalicione pas zgjedhore.
Në skenën politike rrast të kontaminuar të Kosovës, ka fare pak hapësirë për të zgjedhur. Megjithatë, LVV zgjodhi për bashkëqeverisje të vetmen oazë të dëlirë, LDK-në, si motër të pa kriminalizuar, partinë veterane të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, e cila bëri paqen dhe luftën, duke realizuar edhe themelimin e Shtetit të Kosovës.
Për çudinë e shqiptarëve vendorë dhe të përbotshëm, LDK-ja kushtëzoi koalicionin me LVV, duke kërkuar “ta marrë me vete edhe PDK-në!?” Me këtë ajo synon amnistimin dhe rehabilitimin e partisë-bandë PDK-në, tashmë, e penalizuar nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, për vrasjet politike, kryesisht, të ushtarakëve luftë bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; të kuadrove, veprimtarëve dhe të aktivistëve të LDK-së, si dhe veprimtarëve të hershëm të LPK-së.
Përzgjedhja e PDK-së, nga LDK-ja, për të shkuar së bashku në koalicion dhe bashkëqeverisje me LVV, ka shokuar shqiptarët e kudondodhur në botë, elektoratin, anëtarësinë, por edhe vetë Strukturat e LDK-së, të cilët nuk janë konsultuar, për këto pazare të pista e bizare. Nga taborri i LDK-së, për komplotin më të ri, fajësojnë agjentët e SHIK-ut, nga klani Mustafa, i cili ishte katapultuar në krye të LDK-së, nga Hashimi me SHIK-asit e tij.
Bërja e Hashimit-president nga klani Mustafa, me deputetët kukulla të tij, ndërkohë që ishte zbuluar si agjent i trefishtë: Sigurimsave të Enver Hoxhës; i DGSE të Shërbimit të Francës, i rekrutuar nga Arnaud Danjear, dhëndër i Beogradit dhe përmes tij edhe agjent i Serbisë. Hashimi, me “komandantët” e tij, të shantazhuar me dosje penalizuese voluminoze nga Vuçiqi, i denoncuar, së pari nga Angela Merkel, kur tre banditërit: Thaçi-Vuçiq-Rama, me hartën e Kosovës në tavolinë, i kërkuan Kancelares Merkel – ndarjen e Kosovës-! Ajo refuzoi me indinjatë dhe prerazi: “Lëvizja e kufijve në Ballkan, është “shpatë i rrëshqitshëm”. Është SHBA që ndaloi ndarjen e sigurtë të Kosovës, duke arrestuar pazarxhiun e tokave shqiptare, Hashim Thaçin.