Për njeriun e mirë, Selim Hysa…

3

Ibrahim Kabili E padrejtë u tregua jeta me shokun, kolegun, mikun dhe njeriun e mirë Selim Hysa. Ai prej kohësh vunte nga një sëmundje e rëndë. Që të mos mjaftonte kjo bëri edhe një aksident të frikshëm. Vdiq më 23 prill 2010 në moshën 62 vjeçare dhe u përcjell për në banesën e fundit nga familja, shumë dashamirës, miq, shokë dhe kolegë pune… Ky shkrim modest për të, le të shërbejë si një homazh përkujtimor për njeriun e mirë, Selimin. Unë kam patur fatin të njihem me të edhe të kisha kontakte pune. E kam obligim moral të shkruaj disa radhë për të.

Së bashku me vëllain e tij të mirënjohur në krahinë, Besimin, vendosëm të shkojmë tek shtëpia e tij tek Fresku. Data shënon 5 Maj 2022. Eshtë dita e dëshmorëve, një ditë e bekuar. Eshtë dita e atyre bijëve dhe bijave më të devotshëm të kombit që nuk kursye jetën e tyre për çlirimin e Atdheut. Eshtë dita e atyre njerëzve me ideale të larta që na rikonformuan pavarësinë e Shqipërisë. Eshtë gjaku dhe sakrifica e tyre që sollën ndryshimet e viteve 1945-90, me arritjet dhe dështimet e tyre. Qe amaneti i tyre që u bënë edhe ndryshimet demokratike të viteve ’90. Gjaku i tyre është gurëthemeli i Shqipërisë. Lavdi të përjetëshme dëshmorëve të Atdheut! Pseudot nuk mund ta “minimizojnë” apo “baltosin” Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe gjakun e dëshmorëve…

Ne nuk mund të iknim në destinacionin tonë, pa kaluar nga varrezat e dëshmorëve të kombit. Herët në mëngjes kaluam aty dhe nderuam në mënyrën tonë herojtë dhe dëshmorët e kombit. Së bashku me Besimin shkojmë tek shtëpia e djalit të Selimit. Një konçidencë e bukur, kjo vizitë bëhet në këtë ditë të shënuar. Selimi dikur u ka thurur këngë dhe u ka kënduar me gjithë fuqinë e shpirtit të tij, dëshmorëve! Në shtëpi na pret bashkëshortja e Selim Hysës, Hankja. Biseda solli kujtime të bukura, ku fiksuam disa…

Selim Ahmet Hysa lindi në fshatin Mëner i Sipërm më 23.05.1952 në një familja të varfër dhe me tradita në krahinë. Qe një fëmijë i zgjuar dhe i etur për shkollë. Mësimet e para i kreu me rezultate shumë të mira në fshatin e tij të lindjes. Shkollën 7- vjeçare e bëri në Zall-Mëner ku u vlerësua me nota maksimale dhe mori edhe fletë nderi.

Meqenëse kishte kushte të vështira ekonomike nuk mundi të vazhdonte shkollën e mesme dhe u detyrua të fillonte punë. Kryen shërbimin ushtarak në Vaun e Dejës në Shkodër në vitet 1972-73 në repartin e këmbësorisë. Dallohet atje për rezultate shumë të mira në përgatitjen politike dhe luftarake dhe vlerësohet me fletë nderi. Kjo e motivoj më pas për t’u inkuadruar në radhët e ushtrisë. Pas shërbimit ushtarak regjistrohet në Shkollën e Mesme të Frutikulturës në Tiranë. E mbaron atë në vitin 1980. Pas mbarimit të saj ai punon provizorisht si agronom në Mëner të Sipërm për një vit. Vishet ushtarak dhe punon si nënoficer në Zall-Dajt në vitet 1980-83. Këtu punojë shumë mirë dhe ndihmojë me çka mundi rezervistët dhe ushtarët e repartit atje. Sot bashkohësit thonë fjalët më të mira, për Të. Në vitin 1983 gjendja e tij shëndetsore sa vjen dhe rëndohet.

Ai nuk mund ta përballonte më punën e tij në ushtri duke qenë edhe larg shtëpisë. Bën kërkesë dhe largohet nga kjo detyrë. Në vitin shkollor 1984-85, autoritetet e kohës duke vlerësuar punën dhe sjelljet e tij e emërojnë mësues provizor në Shkollën 8 – Vjeçare Mëner i Sipërm. Punon si mësues në këtë shkollë deri në vitin 2003. Në këtë vit ai aksidentohe rëndë dhe del invalid. Gjatë periudhës tetëmbëdhjetë vjeçare në arsim ai dallohet për një punë të mirë me nxënësit, qe kërkues, i thjeshtë, i sjellshëm me fëmijët, me njerëzit dhe kolektivin pedagogjik të shkollës. Megjithëse i sëmurë, ai gjatë këtyre viteve vazhdoi studimet e larta për mësuesi dhe ndoqi kualifikimet përkatëse.

Në vitin 1989 mbaron arsimin e lartë pa shkëputje nga puna në degën e ciklit të ulët, pranë Insitutit Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Me përlotje për vëllain, Besimi kujton: “Selimi qe njeri shumë i mirë, shumë i sjellshëm në familje, në shoqëri, qe parimor, i dashur me njerëzit, qe me shpirt të madh, i prirur të bënte mirë, i dhënë pas punës, u aktivizua me grupet artistike dhe mori përsipër edhe disa detyra shoqërore. Ai qe model. Ne merreshim vesh shumë mirë me njëri tjetrin. Sot më mungon shumë Selimi. Kjo është jeta”.

Në vitet e shkollës 7-vjeçare, dhe më shumë me grupin artistit të fshatit e zonës, ra në sy pjesmarrja e tij me grupet artistike. Ka qenë pjesë e grupit artistik të Mënerit të Sipërm dhe grupit artistik të shtëpisë së kulturës Zall-Bastar. Ka marrë pjesë në Koncertet e Majit, konkurimet në shkallë rrethi deri në Festivalin e Gjirokastrës. Me grupet ka qenë instrumentist me çifteli, valltar dhe krijues i disa teksteve këngësh. Bashkë me të në grupin e fshatit kanë qenë; Sali Sala, Ibrahim Koçi, Nadire Sula, Hanke Elqeni, Kade Hajdini, Hysni Lika, etj. Selimi qe organizatori i grupit.

Që herët ra në sy në grupi për tekstin e këngës dhe muzikën e bërë me çifteli për dëshmorin Sulejman Elezi. Këngën e këndoi i shoqëruar nga grupi artistik. Ai ka krijuar edhe disa tekste të tjera këngësh dhe ka qenë pjesë e grupit artistik për një kohë të gjatë. Ka qenë edhe një veprimtar i spikatur shoqëror. Në vitet 1979-83 ishte Sekretar i Komitetit të Rinisë të zonës. Gjithashtu ai ka kryer edhe detyrën e Kryetarit të Frontit për një periudhë katër vjeçare. Në këto funksione ai u dha shtysë shumë punëve të kohës. Në vitin 1980 martohet me Hanken dhe lindin e rrisin dy fëmijë.

Duke kujtuar bashkëshortin e saj, Hankja shton: “Me Selimin njiheshim që në shkollë dhe u martuam me dashuri. Gjatë 30 vjetëve martese me të, kam bërë një jetë shumë të lumtur. Ai qe një bashkëshort dhe shok ideal për mua. Ishte i çiltër, i rregullt, i ndershëm, shakaxhi i madh dhe kishte shpirt artisti. Mbante fjalën e dhënë dhe donte drejtësi. Me qindra herë në gëzimet familjare, por edhe më shumë për qejf, kërcente dhe këndonte në shtëpi, dhe do të më merrte edhe mua ta shoqëroja. Krijonte gjithnjë një ambient të bukur familiar. Për fatin e tij të keq, por edhe timin, vdiq shpejt parakohe por edhe vuajti shumë. Unë nuk do ta harroj deri në vdekje, Selën. I jam mirnjohëse për gjithçka që ai bëri për mua personalisht, për familjen dhe fëmijët“.

E tillë është jeta, me të mirat dhe të këqiat e saj. Një ditë do ikën të gjithë, dhe pa kthim… Një gjë është e sigurtë, njerëzit me vepra të mira mbesin gjatë në kujtesën e shoqërisë. I tillë qe edhe Selimi!

Ibrahim Kabili
Tiranë më 05.05.2022

3 KOMENTE

  1. I nderuar Ibrahim Kabili, faleminderit per shkrime tuaja, sjelle ata bijdhe Bija MODEL te kahines suaj te lindies, kane paraprie me shembullin e tyre nje jetete, si i ndierii Ahmet Selim Hysa, nga mneri Eperm, une njohur fmijnine e tij si drejtoe sholle ne Zall-Mner e tre vitet si aktivist i kultures deri istrumentist popullor, festivaleve shkelqyer. Vitet 1966-73 Ai ne rritie une shkuar deri ne shtepine e tyre tek i ndjieri Baba, aktivist i fshatit e zones-Ahmeti i ndiere.Me bete te fshil lotet, une 86 vjcri, nje jete mesues, me ate nxenes berre krenare nje jete. I perjetshe qofte kujtimite ndareve nga jeta me modelin e tyre Selim Hysa.

    Nga tej oqeani me Ju dhe ato zone te rralle te Tiranes jetoj qe me inkurajon, sa shkuar e marre dhe nga tej oqeani, deri dy vite pare, shkuar na Zall-Bastar, tashme kryeqendra e asaj zone. Faleminderit gjithsa bejne qe ju si nje nga MESUESIT Moderl sa krijues, BIR i asaj zone, i pasqyroni me *PENEN* tuaj te rralle dashamiresi, tashme pesionist. Me ju dhe gjithe pasuesit Bij e bija te saj BENDE krahine e rralel mes malesise Tiranes. 86 vjecari me JU.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.