PËR NËNËN TIME NËNË TË BOTËS

0
Hajdin Morina

Hajdin Morina

PËR NËNËN TIME NËNË TË BOTËS

(Nënë Terezës, në ditën e shenjtërimit të saj)

E diel,
Tash del Nëna,
Diell në qiell.
E diel.
Dashuria ka lindur Diell
Për një botë që ka një Zot.
E diel.
Në secilin qiell
Nëna ime Diell.
E diel.
Fryn Jetë
Për yje, për njerëz.
E diel.
Fryn Dashuri e Rrallë
Nga sytë e Nënës,
Atje shumë lart.
E diel.
Nënë Tereza Diell.
(4.9.2016)

ARBËRIA TË PIKON NGA SYTË
(me rastin e vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit në Klinë)

Kemi dalë me t’pritë vonë
mirë se na erdhe sot Imzot

Vërtet ishte kaq i gjatë
efekti i helmit perandorak

Atdheu ynë i moçëm
të pikon pikë-pikë nga sytë
ashtu siç pik nga dielli i tokës dritë

Kemi dalë me t’pritë vonë
mirë se na erdhe sot Imzot

KTHIMI SIKUR NË BALADË
I MIDHATIT TË ABDYL FRASHËRIT

Tash Midhat
s’ka një që të vret më
dhe ti po kthehesh,
Kostandin i besës.

Në Shqipëri po vjen
në vjeshtën e tretë
të datës 14,
në ditën e lume kur na dhe ABC-në.

Mungesa pa arsye
orëve të gjata të historisë
kanë bërë të tjerët,
ata që t’i mbyllën dyert e Shqipërisë.

Nga Stambolli u nise i frashërt,
se ndryshe ti s’kishe si i vjen atdheut.

I frashërt në secilën pikë të ashtit,
Midhat i Abdyl Frashërit.

SOT ËSHTË ARBËRISHT E DIEL

Është mirë
kambanës me i ra
pa u bërë dymbëdhjetë
e me pa kush po vjen
dashuruar si atëherë
se sot është arbërisht e diel

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.