7.5 C
Tirana
E enjte, 13 Shkurt 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Palestinezët nuk duhet të pranohen në Shqipëri…

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Ibrahim Kabili Gaza është kthyer në gërmadhë, me banesave të dëmtuara, shumica e tyre të shkatërruara plotësisht, me mbi 2 milionë palestinezë të zhvendosur, rreth 48 mijë palestinezë të vrarë nga lufta izraelite, rreth 111 mijë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite. Ky bilanc është tragjik për palestinezët. Me inicimin e presidentit amerikan Donald Trump u iniciua një plan paqeje dhe mori fund lufta pas 15 muaj luftimesh. Mirë që u ndalua lufta se prej saj nuk ka të fituar, por “tragjedia” tjetër edhe më e madhe po vjen për palestinezët, në qoftëse do vihen në zbatim plani i presidentit Trump për ardhmërnë e Gazës dhe të palestinezëve pas luftës. Gaza duhet të rindërtohet për palestinezët dhe shtetin e tyre.

Plani famëkeq i Trumpit për palestinezët, është largimi i tyre nga Gaza. Sipas raportimit të shumë mediave, dhe një interviste, në “Fox News”, Trump u shpreh: “Ne do të ndërtojmë komunitete të sigurta pak larg nga vendi ku janë, ku është i gjithë ky rrezik. Ndërkohë, unë do ta zotëroj këtë. Mendoni si një zhvillim të pasurive të paluajtshme për të ardhmen, do të ishte një copë toke e bukur”. Kjo ide e Trump është e papranueshme për palestinezët. Ata kanë atdheun e tyre, shtëpitë, pronat e tyre, kanë edhe shtetin e tyre…

Përse u dashka që ata të shpërngulen me forcë dhe të dërgohen në Egjipt, Jordani, apo Shqipëri e gjetkë?! Kjo nuk mund të pranohet nga populli martir palestinez i cili është dënuar rëndë gjatë historisë. Territori i Palestinës është pushtuar disa herë nga Izraeli. Izraeli ka formuar shtetin e tij në territorin e Palestinës. Me luftë ai e ka zgjeruar territorin e tij disa herë, në kurriz të Palestinës. Tani, nëpërmjet mbështetjes së Trumpit, kërkon ta zhdukë fare Palestinën nga harta e botës. Ky plan është i papranueshëm për palestinezët dhe popujt arabë. Zgjidhja e drejtë është plani i paqes me dy shtete, të Izraelit dhe atij të Palestinës.

Enklava palestineze e Gazës, e shkatërruar pothuajse plotësisht nga lufta izraelite ndaj saj, duhet të rindërtohet për palestinezët. Gaza është atdheu i tyre dhe i takon palestinezëve. Ideja e Trumpit ishte dëbimi me forcë i palestinezëve nga Gaza apo moslejimi i tyre të kthehen në vendin e tyre. Ideja dhe plani i Trump ishte se palestinezët që largohen nga Rripi i Gazës së rrethuar nën planin e tij të pronësisë nuk do të lejohen të kthehen pasi sipas tij, ata nuk do të kishin të drejtë të kthehen, sepse do të kenë strehim shumë më të mirë… Ka zëra se rreth 100 mijë palestinezë mund të strehoen edhe në Shqipëri.

Mendoj se ky plan nuk duhet të pranohet nga shteti shqiptar dhe kryeministri Rama. Refuzimi i këtij “plani” duhet të bëhet në mbrojtje të popullit palestinez dhe të drejtën e tij për të patur shtetin dhe territorin e tij. Edhe lufta e fundit qe në mbrojtje të Gazës. Gaza është territor i Palestinës dhe ju përket palestinezëve. Territori i Palestinës nuk mund, dhe nuk duhet të tjetërsohet më. Shpresoj se presidenti i SHBA-së, Trump, nuk e ka seriozisht planin e shpërnguljes së palestinezëve dhe lënjen e tyre pa atdhe…

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 12.02.2025

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit