Koment
Skënder MULLIQI
Ajo çka po shohim dhe po përjetojmë nuk na bënë shumë optimist. Optimizmi nuk e duron intolerancën. Nuk duron ambivalencën. Nuk duron situatë komplekse siq po krijohen të ne, e që kan të bëjnë më jetën dhe optimizmin tonë në këtë nënqiell. Optimizmi nuk e duron jo njerëzoren më të cilën po jetojmë. Dhe, kjo jo njerëzore eshte produkut i njerëzve të politikës, të cilët vetë janë të befasuar se si ka ndodhë qe janë ngjitur lartë në poste partiake dhe politike. Këta njerëz na kan shkaktuar jo optimizëm, por pesimizëm të skajshem. Nuk e kan kuptuar realitetin duke krijuar gjendje të pa shpresë për shumicën.
Mjaft gjatë jemi duke duke i thënë vetit ishalla bëhët mirë. E kjo po zgjatë në pafundësi, së jemi rënë më pahirë apo dashtazi të duar të padijshmive. Midis asaj “të qenit” dhe “duhet” si folje e linqimit politik na kan pru në një situatë komplekse politike. Po e vërtetojnë ngjarjet e pa mira politike që shumë kohë, të cilat janë duke na kushtuar shumë në shtetndërtim dhe mirëqnje të përgjithshme, e mos të flasim për ndonjë situatë optimiste .Është krijuar një aparat i tërë represiv: moralizimi i ndjenjave, patologjizmi i trishtimit, turpi për shkak të dobësisë tonë të shfaqur. Atëherë njeriu nuk ka se si mos të ndihet keq. Ai ndihet fajtor që ndihet keq. Dhe, ky është një llojë burgu, një burg në të cilin roja dhe i burgosuri jetojnë në të njejtën kokë.
Dhimbja është mënyra se si realiteti na prek. Nje pjesë e madhe e njerëve të politikës nuk dinë dhe as që ju intereson dhimbja, qe duhet pasur për tjetrin dhe për shtetin. Nëse dhimbja trajtohet si një defekt, atëherë edhe rëndësia trajtohet si një defekt. Dhe atëherë vetëm sipërfaqja e lëmuar e jetës mbetet: e këndshme por e zbrazët. Ndoshta kjo është arsyea pse kaq shumë njerëz janë lodhur sot, nga situatat e pakëndshme të krijura të krizave politike dhe institucionale, që lidhen drejtëpërdrejtë më jetën. Me njerëz jo të nivelit, nuk mbahet gjallë shteti. Kosovës nuk i duhen njerëz që çdo ditë e fundosin të ardhmën tonë. Po i shkakojnë plagë të rënda shoqërisë. Po krijohen situata të pa durueshme politike nga ndasitë dhe përqarjët e mëdha, të cilat më shumë po lidhën për pushtet se sa për shtet.
E kanë ngarkuar rëndë hapësirën politike më avanturat e tyre. Janë duke e ndëshkuar rënd popullin. Kjo tingllon sikur një derë kur mbyllet. E këta nuk po e mbyllën vetëm një derë, por të gjitha dyertë. Këtë e bëjnë përsonat që nuk kan aftësi për asgjë, veç keqpërdorimit të pozitës shoqërore dhe politike. Këta po na lënë pa alternativë. Cila ështe alternativa?Alternativa është njohja: se qenia njerëzore është një qenie me ndjenja, jo një qenie që përmirësohet vazhdimisht. Populli nuk ka nevojë për receta politike të zbrazëta, por ka nevojë për dinjitet. Ka nevojë të krijohet pozitivitet, si përpjekje për ta bërë jetë të rregullt. Keta nuk po japin shpresa dhe as gëzim. Shpresa e vërtetë është leja për të qenë njeri, dhe për të pasur një jetë të dinjitetshme në vendin tënd…!











