Një opinion i imi në debatet e nxehta për turizmin

0
Ushqimet në Shqipëri

Milena Harito në FB, ish ministre e teknologjisë

Eja të flasim për traditën e ushqimit të mrekullueshën në Shqipëri !

I kam rënë qark Evropës. Ushqimet janë traditë e elaboruar në 3 vende : Francë, Itali, Shqipëri dhe kaq!

Spanja, Portugalia jo keq po ushqime të skuqura ose të rënda. Zvicër, Luxemburg, Belgjikë, pa ndonjë traditë origjinale, ca djathra. Evropa qendrore Gjermani, Austri, Sllovaki, Poloni patate salçiçe, brumëra, ndonjë biftek të pjekur. Anglia siç e thotë vetë « ushqimi ynë më i mirë është ushqimi indian », Evropa veriore protestante pothuajse e quan ushqimin mëkat (shikoni « Le festin de Babette »), Krocia ushqim pa lezet, Serbi dhe vendet e tjera fqinje po ashtu.

ShBA as nuk kualifikohet : në shumicën e rasteve quajnë ushqim diçka plastike të përpunuar, në rastin më të mirë mish barbecue dhe më ka ndodhur të bëj 700-800 km pa parë një dyqan me fruta (nga Los Angeles në Sedona).

Të mos keqkuptohemi, jo se në këto vende nuk gjen ushqim të mirë diku, po ta kërkosh me lupë.

Ama në Francë, Itali, Shqipëri ha mirë në çdo cep rruge, në të gjitha nivelet e çmimeve, veç spoteve superturistike.

Një nga gjërat që e kemi natyrshëm, e që do promovuar e marketuar mirë.

Cilat janë përvojat tuaja ?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.